Kulturë
Xhemaledin Salihu: Lidhja tregtare dhe kulturore e Luginës me Prishtinën
E merkure, 05.08.2020, 06:55 PM
EDHE NË MESJETË, LIDHJA TREGTARE, KULTURORE E RAJONIT TË VRANJËS, LUGINËS SË PRESHEVËS ISHTE ME PRISHTINËN DHE KOSOVËN
Shkruan
: Xhemaledin SALIHU, profesor
Lugina
e Preshevës, në Mesjetë ishte fushë e
shumë ngjarjeve historike e luftarake për shumë arsye, por arsyeja më e
rëndësishme ishte ajo sepse Karadaku i
Preshevës u bë një vijë komunikacioni e qarkullimi tregtar e kulturor me shumë
rëndësi.
Gjegjësisht,
Lugina e Preshevës u bë varijantë e udhës më shumë rëndësi Prishtinë-Qustendil.
Pra, kjo udhë mesjetare nga Prishtina, nëpër Karadak të Preshevës, kalonte
nëpër bazenin e Preshevës, në drejtim të
Preshevë-Bilaç, pastaj nëpër malin Rujan, në anën lindore të Preshevës, zbritte
në Pçinjë dhe tutje udha çonte në Qustendil. Nëpërmjet kësaj udhe erdhi edhe
ushtria e Perandorisë osmane në fushën e Preshevës, pas Betejë së Maricës, më
1371.Këtu në Preshevë ndodhi beteja e parë e ushtrisë osmane me ushtrinë e krishterë,
që e përmend edhe historiani serb St. Novakoviq dhe e cila ishte uvertyre
e Betejës së Kosovës dhe për të cilën thotë se ishte një Betejë edhe më
e madhe se Beteja e Kosovës, më 1389. Kjo betejë ndodhi në Moravicë Të
Preshevës dhe autori Novakoviq porosity se në Arkivin e Stambollit dhe të
Ankarasë ka shumë material arkivor, me të cilin dëshmohet madhësia e kësak
beteje.
Kjo
udhë mesjetare tregtare, ndërmjet rajonit të Vranjës dhe Kosovës, nëpërmjet
udhës së Karadakut të Preshevës, në Luginën e Preshevës pati ndikime të mëdha
edhe kulturore. Sipas Jovan Haxhivasileviqit, Rajoni i Vranjës, në të cilin
bënte pjesë edhe Moravica e Preshevës, në Mesjetë ishte e drejtuar në Prishtinë
dhe Kosovë si në një “qendër të natyrshme”.
Këto
ndikime kulturore nga perëndimi ndodhën në veshjen popullore, adetet,doket, në
trashëgiminë shpirtërore dhe në veçori të tjera të popullatës.
Këto
ndikime kulturore vazhduan edhe gjatë okupimit turk të Luginës së Preshevës,
Vranjën dhe Preshevën ushtria e Perandorisë osmane e pushtoi më vitin 1445.
Krahina e Vranjës dhe Lugina e Preshevës, administrativisht edhe në at kohë i
takonin Prishtinës apo Prizrenit. Lugina e Preshevës edhe pas çlirimit i
takonte mutesarifitllëkut të Prishtinës.
Udha
e Karadakut-Kosovës edhe nën Perandorinë osmane ishte shumë e rëndësishme dhe
shumë qarkulluese, edhepse shumë humbi nga rëndësia e saj gjatë Mesjetës.
Poashtu,
sipas Jovan Haxhivasileviqit , në rrethin e Vranjës u kryqëzuan dy udhë më
rëndësi botërore.
Udha
nga Gjenova dhe Venediku, e cila në Mesjetë prekte bregdetin dhe Kosovën,
zbritte në rrethin e Vranjës dhe nga aty në lindje për Carigrad/Stamboll/ dhe
anasjelltas. Udha nga Prishtina shkonte në Preshevë, nga aty nëpër Bilaç dhe
malin Rujan, në lindje të Preshevës, zbritte në Pçinjë dhe më tutje për në
Qustendil dhe në lindje e jug.
Nëpër
këtë udhë kaloi edhe Benedikt Kuripeshiqi, konzul hungarez, gjatë vitit 1531,
në udhëtimin e tij për në Carigrad. Ai nga Livoçi kaloi nëpër Preshevë, të cilën e quajti Presa.
Këtu
përmendet edhe udha nëpër Konçul dhe shumë udhë të tjera ndërkombëtare për të
cilat do të bëjmë shkrim një herë tjetër.
Gjetjet
arkeologjike në disa lokalitete të Rahovicës: Kacipup,Izvor, Dobrec e tjerë,
sidomos të monedhave japin dëshmi se Presheva ka bë tregti, jo vetëm me
Selanikun, por edhe me qytete të tjera, sidomos me Durrësin, ku në këto
lokalitete janë gjetur monedha me vlerë të mëdha, ku shkruan Durrhachium.
Edhepse
sipas Jovan Haxhivasileviqit, rrethi i Vranjës, Lugina e Preshevës shpesh ishte
e drejtuar kah Shkupi, prapseprap këto rajone kërkonin qarkullim tregtar,
kulturor nga Prishtina dhe Kosova.