Kulturë
Fatmire Duraku: Gjashtëdhjetë vjet më vonë
E marte, 28.07.2020, 07:17 PM
Gjashtëdhjetë vjet më vonë
(Nexhat
Halimi,“I vetëm në mal”, botoi Shtëpia Botuese “Fad” Prishtinë, 2020)
Nga
Fatmire Duraku
Libri
i sapo botuar me tregime për fëmijë “I vetëm në mal”,i autorit tashmë të shquar
Nexhat Halimi, kompozohet nga ka disa tregime, të cilat shfletohen përmes një
të moshuari dhe rrëfejnë për inserte të ndryshme të jetës në fshatin Duminicë
të Llapit. Fjala është për pasardhësin e një të ikuri nga Toplica, nga toka
shqiptare e pushtuar nga forcat serbe dhe për ëndrrën e kthimit një ditë në
truallin e vet, ku i kanë mbetur të gjitha, bashkë me varret e të parëve të
vet. Ai, vite më parë shpërngulet nga vendlindja e vet Dumnica dhe për
gjashtëdhjetë vjet nuk shihet më ne tokën në të cilën e ka kaluar fëmijërinë. Ndërkohë
niset me një ekip të Televizionit të Kosovës nga Prishtina për të xhiruar një
dokumentar lidhur me disa inserte nga fëmijëria e tij. Gjatë xhirimit të
emisionet hasë në shumë befasi. Gjëja e parë e cila i lë përshtypje befasuese
është takimi me njeriun, i cili krasit disa degë pemësh me sharrë. Kjo gjë e
pengon xhirimin dhe personazhi i tregimit mësyn nga burri me sharrë, t`i
kërkojë të hesht për pak kohë. Ecin të dy nga njëri tjetri dhe ndërkohë zgjohet
kujtimi i tyre i hershëm…
-A
ti je Guri, më thuaj?
-Po,
unë… E ti?
Njihen
me njëri tjetrin të njohurit e vjetër dhe zgjojnë mallin kaq vjet të mbetur në
korniza të harrimit. Natyrisht, kjo ngjet gjashtëdhjetë vjet prej kohës që nuk
janë parë. Ai e njeh dhe me habinë e krijuar aty, personazhi xhiron insertin e
shtëpisë së vet të mbetur aty gërmadhë, që pastaj të niset të shkojë në
shkollën e fshatit, ku ka mësuar me kohanikët e vet. Natyrisht, shokët e shoqet
e atëhershme nuk janë më dhe nuk është as mësuesi, patrioti i shquar, i cili
përkundër vështirësive ua ka mësuar Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Me nxënësit, që
tashmë mësojnë në atë shkollë, ai lidhet me hijen e mësuesit të vet, përmes një
poezie që i ka kushtuar…
Leximi
i vargjeve të tij përcillet me lot
Yjet
(Mësuesit tim të parë, patriotit,
Azem Beqiraj)
Ende
te dritarja e klasës i ndrit syri lot.
-Ç`i
dhemb mësuesit, - shikojmë me habi.
Jashtë
bën ftohtë, kojrrilat ikin në largësi.
Ai
ec mes nesh, çel udhë të reja në botë.
Këmishë-blu,
në rroba të zeza e kravatë.
-
Dijen s` mund t`ua rrëmbejë askush dot,
As
me zinxhirë, as me shpatë. Është Kot.
Ec
mes nesh, kaq i ri, i pashëm e i gjatë
Prapë
nga dritarja shikon diku, harrohet.
Unë
nga shoku i vjedh detyrat e shtëpisë.
-
Halimi, - më përmend zëri nga afrohet.
-
Asgjë s`të ndrit po s`qe aty dhe truri yt!
Pa
kokë e gjak nuk ecet te pema e diturisë.
Qielli
do të qe veç një skëterrë pa yj`t.
Kryepersonazhi
pas leximit të poezisë del i përlotur nga oborri i shkollës. Kalon përbri
varreve te vjetra dhe ndalet në urë. Përpara e kishte atëherë e tash tërë gjatësinë
e mbushur me lule të xhenetit, të cilat i ecte në fëmijëri e lodhej duke kaluar
në kërcim të plotë me kënaqësinë, nga
njëra lule te tjetra. Natyrisht dhe tash do të bëj përpjekje të krijojë një
tufë, siç ngjante në fëmijëri, e t`ia dërgoja nënës në shtëpi. Ajo i fuste në
një gotë me ujë dhe ato e ruanin për një javë
aromën e këndshme të Dumnicës . “Ja,
tashmë, zot, nuk është as nëna dhe as qe
koha e luleve të xhenetit, vetëm unë në mall të pashuar i paramendoj dhe
fluturoj mbi to, mbi secilën veç e veç. Fluturoja, fluturoja, fluturoja dhe
arrija te kënaqësia e paparë udhës së gjatë të jetës”, thotë në një fragment të
tregimit autori.
Një
libër me tregime te realizuara në mënyrë mjeshtërore është kënaqësi të bie në
duart e lexuesve të vegjël dhe të rinjve, të mësojnë më shumë për historinë e
pashkruar të të ikurve nga Toplica dhe mallin e përhershëm që kanë për të, për
tokën dhe varret që i kanë gjithnjë atje.
Libri i ka 68 faqe dhe është i ilustruar.