Kulturë
Demir Krasniqi: Bjeshkët e Nemuna
E shtune, 25.07.2020, 08:39 AM
Bjeshkët e Nemuna
-Teksti,
muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
–
Hej
, përmes telave t’ çiftelisë , ia nisa melodisë –
Përmes  vargjeve 
krenare , t’ këndoj këngë legjendare !
Dhe
lahutës së Malësisë , n’ oda t’ burrërisë –
Me
ëndje do t’ i  këndoj  gjithë 
Bjeshkët shqiptare !
Hej,
Bjeshkët shqiptare për natyrë , janë  të
mrekullueshme –
Nga
turistë vendorë e t’ huaj , me 
shumicë  lakmohen !
Për  bukuri të lakmueshme , të pa zëvendësueshme –
Me
kënaqësi n’ çdo stinë të vitit  ato
vizitohen !
Hej,
derisa unë të jam gjallë , për legjenda t ‘përmendura –
Për
to do t’  këndoj  krenar , me shpirt dhe me  zemër !
Do
të ju tregoj pse  quhen “Bjeshkët e
Nemuna” ,
Edhe
shkakun si e morën ato  këtë emër ?!
Hej,
në këtë botë ne ku jetojmë – legjenda na njeh ,
Që
si popull u sprovuam me një ngjarje plot trishtim !
U
sprovuam me historinë e një nëne malësore 
t’ vejë –
Dhe  çka përjetuan n’ jetë , dy fëmijët  e 
saj  jetimë ?!
Hej,  n’ trojet tona Bjeshkët e Nemuna sjellin
histori –
Plotë  trishtim e 
dhembshuri , që me lot e lëkundin gurin !
S’
e harrojmë për jetë  këtë nënë , që mbet
vetëm  me dy  fëmijë –
Pa
pas hak , as pa pas hile , të cilës 
turqit ia vranë burrin !
Hej,
për një nënë që mbet e vetme  me dy
fëmijë  e 
etshme –
N’
troje t’ lindjes e perëndimit , si 
legjendë nga Lugu i Drinit !
Lanë
shtëpinë e lanë vendlindjen , morën 
rrugën përpjetë Bjeshkëve –
Me
dy djemtë , dy fëmijët – sipër Rrafshit t’ Dukagjinit !
Hej,
u nis  me fëmijët e vet , që  i mori si nënë   për dore –
E
kapluar nga mjerimi , ajo nuk u kujtua për sende tjera !
Morën
rrugë  nëpër bjeshkë  bore , pasi koha nuk priste prore –
Sepse
ushtarët e armikut , mund t’ i  kapnin n’
skena t’ mjera !
Hej,
nënë malësorja e frikësuar nga ndjekësit për krim –
E
pikëlluar për vrasjen e burrit nga  turk
xhelati !...
Rrugëton
gruaja me dy fëmijët , tashmë mbet 
jetimë –
Vazhdimisht
kthente vështrimin atje  nga fshati !
Hej,
nëna e shkretë po mbushej vaj , ku po 
dukej shtëpia e saj –
E
shikonte  larg nga  shpatet , e cila po digjej nga flakët !...
N’
trup të saj s’ pushonte lodhja , n’ sytë e saj s’ pushonte vaj –
Me
lot n’ sy kalonte malet - s’ kishte kujt t’ia qante hallet !
Hej,
e pikëlluar duke ecur nëpër bjeshkë po 
largoheshin –
Asaj
iu nxinë të dy  sytë , nga mungesa e ujit
të pijshëm !...
Sa
më shumë që ecte , aq më shumë bjeshkët lartësoheshin –
Më
shumë përpiqej t’ i shmangej diellit të 
rrezikshëm !
Hej,
masa e zjarrtë gjithnjë po  bëhej më e
pamëshirshme –
Skuqte
e digjte porsi  saç  dhe 
çdo gjë iu  shkonte huq !...
Por
, ata ecnin e ecnin , rrugëve t’ maleve 
më të  hijshme –
Që
t’ largohen sa më larg prej  ushtarëve
xhelatë  turq !
Hej,
Dielli i ngrohtë i  Korrikut ,
vazhdonte  t’i  përvëlonte –
Etja
i kishte molisur  njësoj  nënën bashkë me fëmijë !
Në
të dy krahët e sipër  Drini po shteronte
–
Çdo
ditë e më pak në  këtë kohë , ujë kishte
në vijë !
Hej
, dhe bora që dikur rrinte deri n’ fund t’ Gushtit , në  verë –
Nëpër
vise të Malësisë kishte  qëndrim  vezullues 
!
Atë
ditë Korriku , kur u duhej fëmijëve të nënës së vejë –
Ishte
shkrirë n’ lugina  t’ fshehura , nga
Dielli përvëlues !
Hej,
“Nanë , du ujë”! “Nanë, du ujë , të  pi
nga këto male”!
Kërkonte
n’ çdo hap  me  ngulm , ai 
djali i vogël ,
Sepse
urinë e harruan nga vapa e madhe
Dhe
nga   lodhja  që pësuan , duke ecë kodër më kodër !...
Hej,
ujë s’ kishte askund  me  pi 
nga  burimet  plaka
Dhe
nga etja  ma  me ecë 
përpjetë nuk  po mujë !
“Nanë
, moj nanë , më ndihmo se nga etja m’ duel flaka –
Po
të  lutëm , mori nanë , ma jep  një 
pikë ujë”!
Hej,
e përgjëronte vogëlushi , duke lëvizur me dorë –
S’
gjendej askund një pikë uji nga akulli e bora 
e bardhë !
Pa
e kuptuar se  nuk ishte n’ vullnetin e
nënës së gjorë –
Sa
t’ua njomte fëmijëve t’ vet , ato  buzë
që u ishin  përtharë !
Hej,
nëna n’ çdo hap  e hutuar përpiqej me
djalë ,
Kurse
djali i madh prej goje , nuk nxirrte  një
zë !
Nëna
përpiqej ta ngushëllonte t’ voglin djalë 
me  fjalë –
Shkrumbi
një pëllëmbë përmbi buzë  iu kishte  bë !
Hej,
fliste nëna e shkrumbuar nga vapa e pikëllimi i egër :
“Tash
e gjejmë ujin , drita e syve t’ mi , edhe pak !
Kështu
përpiqej nëna – djemve , që t’iu  jepte
zemër ,
Se
Gurrat e Bardha , tani  nuk janë aq
shumë  larg “!
Hej,
hap pas hapi nëpër bjeshkë – i  kaluan
Gurrat e Bardha ,
Por
uji nuk rridhte askund , as n’ kryet , as n’ fund !
Dhe
u ngjitën përpjetë  Malit , kodrave të
Thara –
Në
çdo hap duke shpresuar –  mos po gjejnë
burim ndokund ?!
Hej,
kopetë e deleve dhe barinjtë , kudo  
ishin zhdukur –
Si
t’i  kishte përpirë toka , apo t’ i  kishte  
ngrënë  ndo ‘i ujk ?!
Asnjë
kambanë nuk jehonte n’ Bjeshkë të  Nalta,
si  dikur ,
As  njeri të 
gjallë nuk kishte , as barinj e as një bujk !...
Hej,
fëmijët u lodhën shumë nga etja  , buzët
iu bënë shkrumb –
Forcat
iu shteruan , s’ mund t’ flisnin  nga
etja , iu ishte tharë goja !
Prandaj
, nisën t’ përpëlitën dhe të  flisnin
përçart  plumb –
Nënën
e mbërtheu kulmi i dëshpërimit  edhe
ploja !...
Hej,
lotët nënës  nuk i rridhnin që t’ua
njomte buzët –
Shihte  fëmijët 
si po i shuheshin para syve të dëshpërimit !
Por,
para se fëmijët t’i  kapte agonia nga
shkrumbi mbi buzët –
Para
se të ndodhte gjëma , ajo mallkoi në kulm të 
zemërimit :
“Hej,
mori  bjeshkë , mallkuar qofshi –  kurrë mos paçi ujë !
Flaka
u daltë ! U shitoftë reja  prej  gjithë Perëndisë !”
Dhe
ra shakull përmbi  tokë , u krijua  rrëmujë –
Mbi
kalamajtë , që po kalonin çastet e fundit të agonisë !
Hej,
kjo  legjenda nuk e thotë  ç’u  bë
më nënën e dy fëmijët –
Nuk
e thotë a mos vallë  vdiqën , apo i
shpëtoi mrekullia ?!
Por
, legjenda prapë  vazhdon sikur
qielli  përmbi hijet –
Me
fatzinjtë , që përpëliteshin pa ndërpre 
nga  agonia !...
Hej
, lartë në qiell – Dielli u fsheh  prapa
reve t’ zeza –
Fëmijët  e 
etshëm , nisën t’ qanin plot 
me  ngashërim !
Qielli
, duke e lëshuar një shi t’ rrëmbyeshëm 
te rrezja –
Krijoi
ca vërshime t’ forta  përplot me tmerrim
!
Hej,
të tjerët prapë duke iu referuar legjendës –
Thonë  mallkimi i nënës i zuri  bjeshkët sipër Dukagjinit !
N’
të dy anët e Drinit të Bardhë ia humbi rrugën e pendës –
Bjeshkët
e Nemuna u dogjën keq  nga zjarri i
mallkimit !
Hej,
reja shkreptin ndonjëherë , stinë për stinë e verë për verë –
Nën  qiell të kthjellët për herë , duke djegur
pyje të tëra !
Njerëzit
e rastit  nga tmerri e frika vjellin vrer
–
Prishen
kopshte , prishen t’ mbjella , prishet shija , prishet vera !...
Hej,  asnjë guri 
përmbi gurë  nga zjarri  s’ ka 
mbetur –
Legjenda
përherë na  thotë – nga tmerri t’
mbërthen  me  vjellë !
Kur
i shikon nga çdo anë , mijëra hektarë pyll 
të djegur –
Brinjë
t’ bjeshkës  n’ sipërfaqe , gërxha që
shkëlqejnë në Diell !
Hej,
mallkimi me zemër e lot , i ndjek këto bjeshkë edhe sot –
Zjarret  çdo vit përsëritën  në të njëjtat stina !
Në
të njëjtin rrugëtim t’ nënës , sytë 
mbushën plot  lot –
Bie
një rrufe  djeg filiza , bredha e çetina
!...
Hej,
legjenda thotë  kur ushtria serbe  pësoi disfatë –
Nga
malësorët e Rugovës e burrave të Dukagjinit !...
Duke
u  ngjitur  përpjetë Bjeshkëve përmbi mal  të thatë –
Dielli
i pamëshirshëm i dërmoi bijtë e gjirit !
Hej,
ushtria okupatore dhe  e shkalafitur
serbe ,
Që
haku i  të  pa 
fajshmëve  i kishte zënë në gjak !
Nga
dënimi që u dha Zoti – ranë në shakull të një gërxhe –
Legjenda
e tyre , e sajuar nga kronistët ushtarakë !
Hej,
një fjalë t’ madhe  legjendare një
luftëtar na e la :
“
Prokleta da si! “ – “Qofsh e mallkuar !”
Legjenda
thotë : “Gjenerali  serb , këtë
fjalë   na e  tha !”
N’
gjuhën  serbe: “Prokletije” “ , do
të  thotë : “Të mallkuara !”.
Hej,
nëpër  hartat gjeografike  mbi 
pesëdhjetë vjet  t’ përmendura –
Këto
bjeshkë ishin t’ shënuara  me  dy emërtime !
T’
parat janë Alpet Shqiptare, t’ quajtura Bjeshkët e Nemuna ,
Që
janë mbushë me pasurime  dhe plotë
zbukurime !...
Hej,
n’ vazhdimësi  janë  bjeshkët që quhen  Malet e 
Dinarisë ,
Që
shtrihen drejt qiellit  t’ pastër , n’
veri t’ Shqipërisë !
Në
perëndim të Kosovës shtrihen me krenari 
,
Po
ashtu edhe n’ jug – lindje të Malit të Zi !
Gjilan, më 22.07.2020 v.         Demir
KRASNIQI









