E merkure, 24.04.2024, 12:13 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” vazhdon të jetë aktive

E merkure, 22.07.2020, 09:37 PM


Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” vazhdon të jetë aktive dhe në kohën e pandemisë botërore

Nga Keze Kozeta Zylo

Në një ditë të nxehtë korriku kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”Inc. u mblodh me anëtarët e saj për një mbledhje pune.  Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe pothuajse New Yorku ka qenëi paralizuar për rreth 4 muaj e gjysmë, por së fundi duke shfrytëzuar hapjen e shumë vendeve sipas planit të Bashkise, kryesia e shoqatës me kryetar z.Mark Qehaja i mblodhi së bashku nërestorantin “Victory Garden Café”, në Astoria Queens.

Që në hyrje të restorantit në mjediset e jashtme ku dhe janë të lejuar klientët për të pirë kafe apo drekuar lexoje të afishuar rregullin e Departamentit tëShëndetësisë se tëgjithë njerëzit duhet te vendosin maskat në fytyrë.  Dhe këto rregulla për jetën doemos që duhen zbatuar dhe ishte kënaqësi kur lexoje e-mailat nga kryetari Qehaja që takimi do të jetë në baze të rregullave të diktuara nga Covid 19.

Në një mjedis tejet të këndshëm ku përveç luleve shumëngjyrëshe dhe rrezeve diellore që të lëbyrnin sytë në mure ishin varur Flamuri Amerikan dhe Shqiptar si dhe portretet e Ismail Qemalit, Isa Boletinit si dhe të Gjergj Fishtës Poetit Kombëtar.  Njerëzit përshëndeteshin me plot mall dhe respekt pas 4 muaj e gjysmëizolimi pavarësisht se takimet me duar apo përqafimet ishin jotë pranishme, por mbi tëgjitha këto, ishte zemra e bukur e shqiparit për shqiptarin.

Programin e këtij tubimi e moderoi me kulturëzonja Alketa Veshianëtare e kryesisë e cila kishte punuar fort së bashku me anëtarët e tjerë z.Imer Laçaj n/kryetar, Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj.  Me emocion e dëgjoja fjalën hyrjes së saj pasi siç u shpreh znj.Veshi se ishte një mbledhje krejtësisht e veçantë. Ne takohemi mbas 4 muaj e gjysmë izolimi, frikë dhe pasigurie për jetën nga armiku i pazakonshëm COVID 19.

Por sot ne e vramë frikën, dhe njëherësh urojmë e shpresojmë të kemi vrarë dhe rrezikun.

Në këtë tubim me duartrokitje u mirëprit fjala e kryetarit z.Mark Qehaja i cili mbajti kumtesën me temë: “Situata me pasojat nga COVID 19 nëKosovë dhe Shqipëri”, detyrimet  tona në këtë situatë të jashtëzakonshme.”

Ndër të tjera z.Qehaja tha se kryesia dhe gjithë anëtarët kanë treguar solidaritet dhe bashkëpunim për të gjitha masat e marra në përballimin e kësaj fatkeqësie të shekullit.  Ndonëse në shoqatë nuk kemi pasur humbje, por brenda komunitetit mjerisht ka pasur.  Ne jemi të lidhur fort me fatet e vendit tonë të zhvillimeve në Kosovë e sidomos të thirrjes nga gjykata e Hagës të presidentit të Kosovës të z.Hashim Thaci, gjykatë që nuk mund të mohojë rolin e UÇ-së në mbrojtje të trojeve nga regjimi kriminal serb.  Ne do të punojmë së bashku me organizatat e tjera nëDiasporë në mbrojtje të heronjve të Kosovës dhe do të marrim pjesë në të gjitha tubimet dhe takimet me personalitetet e larta të Diasporës.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të mirëkuptohemi për hallet dhe problemet social ekonomike të punësimit, të strehimit, të anëtarëve të tjerë të shoqatës dhe shtimin e radhëve me anëtarë të rinj që përqafojnë programin tonë atdhetar dhe patriotik.

Zoti Nikollë Nilaj, një anëtar i përkushtuar mbajti fjalën me temën “Aktivizimi i grupit

“Whatsupp”, rregullat e përdorimit të tij.

Znj.Alketa Veshi diskutoi mbi “Intervenimi me kompani të ndryshme amerikane dhe shqiptare për krijimin e mundësive të punësimit të anëtarëve të shoqatës.”

Zoti Bujar Sadikaj diskutoi “Mbi përgatitjen e certifikatave të mirënjohjes për aktivistët e shoqatës dhe komunitetit shqiptar në USA.”

Nën/kryetari i shoqatës Zoti Imer Laçaj një anëtar në detyrë i përkushtuar që në krijimin e shoqatës prezantoi statusin e shoqatës, për njohje nga anëtarët e rinj që u pranuan në këtë ditë.

Miqësi në kohën e Pandemisë, Covid 19

Me mjaft emocion dhe duartrokitje u mirëpritën anëtarët e rinj tëshoqatës ku znj.Veshi tha se ne sot vijmë më të fortë. Shoqatës sone iështë bashkuar një potencial intelektualësh me vlera shoqërore dhe familjare.

Jam tepër e sigurt qëky takim do të ngelet në momentet historike të shoqatës sonë.

Znj.Veshi prezantoi anëtarët e rinj të shoqatës duke e filluar me Dr.Manjola Duli e cila është diplomuar për ekomomi biznes në universitetin e Tiranës gjithashtu zotëron master në financë dhe administrimin publik. Ndërmjet shumë detyrash që ka mbuluar mbas pëfundimeve të studimeve, janë ajo e pedagoges nëfakultetin e ekonomisë “Luarasi “në Tiranë, këshilltare e politikave ekonomike, përgatitje kurikulash etj.  Znj.Duli zotëron gjuhën angleze italiane dhe shqip

Kozeta Zylo anëtare nderi e shoqatës dhe ish mësuese e saj e gjimnazit i dorëzoi kartën e anëtarësimit.

Anëtari i dytëi shoqatës ishte zoti Mirlind Bedeni i cili ka përfunduar fakultetin e inxhinierisë elektrike nëUniversitetin politeknik tëTiranës në vitin 1994, ka njohuri të shkëlqyera në programimin dhe menaxhimin e informacionit të kompjuterit. Ndër detyrat e ndryshme që ka mbuluar ndër vite kanë qenë ato tëinxhinierit elektrik, menaxhim informacioni kompjuterik, konsulent në sistemin e admimistrimit. Aktualisht mbulon detyrën e inxhinierit të mirëmbajtjes.  Flet rrjedhshëm anglist italisht, russisht.

Zoti Imer Lacaj i dorëzoi kartën e anëtarësimit.

Anetari i tretë ishte z. Gazmend Çobani.i cili ka kryer Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore në Shqipëi dhe Gjermani, ka punuar pranë forcave të armatosura dhe është larguar me gradën kapiten

Nga viti 2002 deri në vitin 2018 ka punuar në Aeroportin Internacional të Rinasit në Tiranë me detyra të ndryshme dhe është larguar nga aeroporti me detyrën e menaxherit të detyrave operacionale për të ardhur drejt tokës së premtuar. Prej dyvitesh jeton dhe punon në New Jersey.

Gjuhët që zotëron janëanglisht, italialisht, gjermanisht.

Zonja Alketa Veshi i dorëzoi Kartën e anëtarësimit.

Anetar i katert ishte balerini i mirënjohur Klevis Tafaj i cili ka përfunduar studimet për artin e baletit në Tiranë, ai  ka performuar në role kryesore në mjaft shfaqje në Shqipëri, Europë dhe USA. Eshtë nderuar me disa cmime për performancë dhe arritje të shkëlqyera ndër to me Cmim të artë nga Premo Danca Europa. Soloist In 2016 The United States’ American Guild of Musical.

Qemal Zylo anëtar nderi I shoqatës i dorëzoi kartën e anëtarësimit.

Anetari i pestë ishte Zonja Adile Dërguti e cila ka kryer studimet në universitetin e Kosovës në degën gjeografi në vitin 1998. Ka shërbyer në fushën e mësimdhënies dega gjeografi, topografi, harta politike në disa shkolla të mesme në Kosovë. Eksperienca në USA shërben si customer service dhe kontratave elektrike.  Ka passion vrapimin, yoga dhe gatimin e ëmbëlsirave.

Z.Mark Qehaja i dorëzoi kartën e anëtarësimit.

Anetari i gjashtë ishte z. Joan Gjeci i cili ka kryer arsimin e mesëm në Tiranë dhe njëkohësisht lojtar basketbolli ku është shpallur kampion dy herë. Joani ka qenë lojtar i ekipit “Tirana” dhe ekipit kombëtar të basketbollit në Shqipëi.  Këtë vit është diplomuar në shkollën e lartë në degën e “Menaxhim Biznesi”.  Z.Faton Zogiani i dorëzoi Kartën e anëtarësimit.

Anëtari i shtatë ishte Bujar Sadikaj i cili ka përfunduar studimet e larta në degën ekonomi biznes në universitetin e Elbasanit në vitin 2010, ka mbuluar detyra të ndryshme në disa kanale televizive si operator, menaxher produksioni, aktualisht punon Dixhei.

Z.Nikoll Nelaj i dorëzoi kartën e anëtaresimit.

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” Inc. nderoi me çertificatë mirënjohje në nderim të punes së palodhur dhe plot përkushtim si Zotin Bashkim Shehu njëkohësisht dhe kryetar nderi i shoqatës, z.Qemal Zylo anëtar nderi i shoqatës, gazetarin Valon Gërveshi, z.Bujar Sadikaj dhe znj.Kozeta Zylo.

Ishte një tubim produktiv në këtë kohë të pazakontë, por si gjithmonë Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. punon me devotshmëri dhe përkushtim çka po rritet dhe po vlerësohet dhe më shumë nga dashamirësit e shumtë në Diasporë dhe në trojet shqiptare.

Fotot dhe filmimi u realizuan nga dy bashkëpunëtorë të TV “Alba Life” Valon Gërveshi dhe Bujar Sadikaj.

20 Korrik, 2020

New York






(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora