Kulturë
Tahir Bezhani: Hysen Kurti, krenaria e rapsodisë shqiptare
E diele, 19.07.2020, 10:00 AM
HYSEN KURTI KRENARIA E RAPSODISË SHQIPTARE NË KOHËN TONË
Portret:
Rapsodi i mirënjohur i kohës sonë
Nga:
Tahir Bezhani
60
vite jetë në ansamble të ndryshme folklorike nëpër Kosovë, Shqipëri ,Evropë e
Amerikë, janë madhështia e këtij rapsodi, plot krenari kombëtare. Këtij thesari
do ishte mrekulli t’i bashkohej edhe ndonjë lëvdatë shtetërore, pa dallim nga
Kosova apo Shqipëria.
Këto
ditë takova në fshatin e lindjes,
Stankaj të Rugovës së Pejës, z.HysenKurtaj, i moshës 75 vjeç. Një burrë i
bëshëm, me veshjen e traditës rugoviane,të cilit një shall i bardhë, ngjeshur
kokës, i kishte dhënë bukurinë gjithë fizikut të tij, me ato vetulla të trasha e të zbardhura, mustaqe të
mbajtura mrekullueshëm,që ia shtonin hijeshinë një burri malësor ,me gjatësi
trupi si pishë mali . Lëvizjet e tij i ngjanin një tridhjetëvjeçari, ecte
shpateve plot krenari jete...
Ishte
ky, HysenKurti ,rapsodi më i njohur i kohës sonë ,një këngëtar e valltar
universal i melosit tonë popullor, trashëguar nga autoktonia e shpateve të
Rugovës, mjeshtër i veglave të folklorit burimor shqiptar, të cilat, me dorën e përsosur të
një artisti skulpturor, i punon me
shijen prej mjeshtri të ditur.
Me
të parë se iu kishim afruar derës së oborrit të kullës së tij, nuk priti t’a
thirrnim sipas traditës, por u ngrit në këmbë dhe me atë zërin e bujarisë së
vendit, malësorçe tha:
“Mirë
se edhe o mik i dashur!”
Pasi
shtrënguam duart si vëllezër ,bëmë nga një foto para kullës së HysenKurtit në
Stankaj, e cila për syrin e shijen tonë, ishte më e bukur se kulla Ejfeli në
Francë...
Hysen
Kurti, tani më është i njohur në mbarë trojet shqiptare, jo vetëm për këngën e bukur ,melosin e veçantë,që dredhon ëmbël nga shpirti fisnik, por njihet edhe për artin nga druri, me të
cilin punon figura të ndryshme të personaliteteve historike të kombit, figura
te heronjve të luftës dhe punë tjera me vlerë të jashtëzakonshme.
Që
nga fëmijëria, arti i HysenKurtit ishte kënga, me të cilën u rrit dhe filloi të merret që nga mosha dhjetëvjeçare
si bari atyre shpateve të vendlindjes. Zëri i ëmbël fëminor, joshte çdo adhurues të këngës
shqipe. Në fillim këndonte këngë erotike ,pastaj me pjekurinë e arritur,
këndonte çdo lloj kënge e melosi burimor të trevës së Rugovës,si ato kreshnike
e këngë trimërie. Bukuritë e vendlindjes sime thotë Hyseni, gjithmonë kanë qenë
inspirim i shpirtit tim për këngën. Në shpirtin e tij të pasur,thellë flen edhe
melosi i këngës malësorçe, të cilin nuk e le në harresë kur e dalldisë malli i
kohës...
Hysen
Kurti, në kuptimin e trashëgimisë së këtij arti, është autodidakt, pra një
rapsod që ka provokuar e frymëzuar veten e tjerët në gjetjet e reja të
artikulimit të zërit dhe melosit
autokton rugovian. Baba e mixha, thotë Hyseni, i kanë ra lahutës fort
bukur ,por nuk kanë kënduar asnjëherë.Ishin instrumenttistë të njohur të kësaj
vegle historike të folklorit tonë shqiptar.
Nga
dhuntia e tij personale, falë dashurisë së skajshme për artin folklorik, duhet
theksuar se Hyseni u bie këtyre veglave
me aftësi të rrallë:
Çiftelisë,
sharkisë ,lahutës ,veglave frymore ,gjethit, bilbilit ,fyellit, kavallit e
bizhnicave. Pos veglave të cekura ,Hyseni është një valltar i talentuar, një
artist i gjithanshëm në kuptimin e plotë të fjalës.Si i tillë ,HysenKurti, në
vitet 70-ta,ka marrë pjesë, thuaja në të gjitha festivalet e folklorit në
Kosovë e jo vetëm. Ka qenë pjesëmarrës i
ansamblit folklorik “Rugova” dhe i shpërblyer me disa mirënjohje.
Hysen
Kurti që nga vitet 90-ta,ekskluzivisht merret me veglën e lahutës, pra i njohur si lahutar brenda e jashtë
Kosovës. Nëse e kërkojmë këtë arsye të rapsodit se pse ka bërë këtë “shkëputje”
vetëm te lahuta, ai flet me krenari duke
thënë:
”
E dëgjova zërin e shpirtit brenda vetes.”
Me
këtë ma kujtoi një thënie të Stendalit, kur shkruan:
”E
përjetoj bukurinë e botës vetëm në sajë të bashkimit të zjarrtë të mishit me
shpirtin.”
Vegla
historike e folklorit tonë burimoë shqiptar, ka hyrë brenda qenies së tij
shpirtërore si diçka e veçantë, si ndjenjë e rrallë shpirtërore, tingujt e së
cilës shprushin thellësitë shpirtërore
bashkë me talentin e tij të lindur . Si njëri ndër rapsodët-lahutarët më në zë
në trojet shqiptare ,disa vite radhazi ishte i ftuar në organizimet e
festivaleve të folklorit kombëtar shqiptar. Në vitin 2001 ishte i ftuar
në Gjirokastër, ku u shpërblye me mirënjohje për lahutë dhe çifteli. Në
vitin 2003,në Festivalin Kombëtar, në Lezhë, iu dha vendi i parë si lahutari më
i mirë. Në vitin 2016 i ftuar nga “Zoja e Shkodrës” në SHBA, dy herë u
shpërblye me dekoratë për suksesin e arritur në lahutë.
Me
rapsodin Kurti ,ne oden e burrave, në kulle guri
Sukseset
e arritura në artin e skenës folklorike, si rapsod i kohës sonë janë të shumta,
sa nuk do kishte vend për numrin. Por ,vlen të ceket se këtë rrugëtim është
duke e vazhduar edhe i biri i Hysenit, Sherif
Hysen Kurti, i cili e vazhdon
përsosjen e talentit te babait të tij.
Sherifi,me rastin e Shenjtërimit të NënësTereze në vitin 2016 në
Vatikan, ishte i ftuar zyrtarisht si lahutarë. Edhe ky rast dëshmon për një talent e trashëgimi familjare që do
kultivojnë pasurinë shpirtërore kombëtare.
Hysen
Kurti me të birin trashëgimtarin, Sherif H. Kurti
Gjatë
bisedës me rapsodin HysenKurti, patëm një kureshtje të veçantë ta pyesim se nga
ku kishte lindur dashuria e madhe për lahutën, si instrument i folklorit
burimor shqiptarë:
“Nga
të gjitha instrumentet e folklorit tonë kombëtarë, në veçanti e dua lahutën.
Arsyeja është e thjeshtë sepse kjo vegël muzikore ka forcën dhe peshën
historike të këngës së lashtë shqiptare. Për këtë arsye e dua dhe e kultivoj si
artizan ,i bie dhe i këndoj me respekt dhe krenari shpirtërore. Kam një xhelozi
të grumbulluar ne zemër se këtë instrument (falë pasyçeltësisë sonë e
institucioneve kompetente?!),pa të drejtë na e vodhën serbët dhe e bënë të
“veten” në UNESKO. Kjo është një brengë dhe parehati shpirtërore e imja.”
Duke ndjerë një dashuri të skajshme ndaj
folklorit, duke ditur edhe rëndësinë historike e shoqërore nëpër kohë, një grup
entuziastësh të kësaj fushe ,nga Kosova e Shqipëria, janë organizuar dhe kanë
formuar Shoqatën e Lahutarëve në nivel të Kosovës. Këtë Shoqatë e përbëjnë:
Hysen
Kurti ,kryetar ,ndërsa antarë, Januz Velaj nga Shqipëria, Gjokë Kolaj nga Tuzi
dhe Isa Muriqi nga Rugova e Pejës. Qëllimi kryesorë i formimit të kësaj Shoqate
të Lahutarëve, është ruajtja e trashëgimisë folklorike ndër breza ,si pasuri e
trashëguar historike kombëtare.
Talenteve
të tillë, me vlera të rralla ,që jetojnë brenda
shoqërisë sonë shqiptare, është e udhës që shoqëria mos t’i lerë në
harresë të kohës. Harresa ndaj të tillëve do të thoshte krim në vete, krim ndaj
kulturës në përgjithësi.Njerëzit e mëdhenj janë modest, siç është ky rapsod
gjatë gjithë jetës. Ai nuk di t’i përkëdhelet askujt. I dinjitetshem me jetën
dhe kulturën personale. Lakmi shkuar lakmisë!
Mirenjohjet
e tij jane te pafundme , nga të gjitha skenat ku këndohet dhe kërcehet, ku
buçet kënga dhe vallja shqiptare, që nga Rugova deri në Gjirokaster, nje
gjeografi admiruese e karrierës së tij të lavdishme, të cilen ai e tregon me
modestinë e njeriut të lidhur aq fort me token dhe traditat e vendit te vet,
një lis krenar në artin bashkekohor...
RUGOVE, KOR, 2020