Kulturë
Përparim Hysi: "Lincencë" për ta shijuar jetën
E marte, 14.07.2020, 07:00 AM
"Lincencë" për ta shijuar jetën
Romani"Kthesa"
nga VALENTINA HYSI
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Kur
mbarova së lexuari romanin "Kthesa" të VALENTINA HYSIT, e kuptova se
sa rëndësi ka që një shkrimtar të shkruajë për ndjenja që i ka provuar vet. Se
në raste të tilla (pra,VALENTINA HYSI për ç'shkruan,i ka provuar vet),nuk
shkruan më pena,por vërshojnë kujtimet ashtu siç janë dhe,pastaj, a je më i
zoti që të ndalesh. Ajo,tanimë, e ka vënë"kryqin mbi shpinë" dhe si
KRISHTI i ringjallur,zë dhe rrëfen.
Është një rrëfim"bio", i virgjër: pa tualete dhe mistere të penës.
Përkundrazi, e mbytur nga ky vërshim nuk di si ta përballojë? Në fund të
fundit, përse po e bën? Dhe pa u sforcuar,ja tek vjen dhe përgjigja:- E bën se
një shkrimtari nuk i ka hije heshtja. Shkrimtari,- vazhdon përsiatja,- po a
është shkrimtare VALENTINA HYSI? Pa modesti të rreme dhe pa më akuzuar si
nepotik ( unë e kam patur kushëri,bashkëshortin e saj, të ndjerin
LADI HYSI), jam unë që po përgjigjem në vend të saj:- Po.VALENTINA HYSI
është shkrimtare,sado që ky është libri i parë i saj që po boton. Në favor të
apologjisë sime,flet një shkrimtari i madh rumun që ka thënë:" Që të jesh
shkrimtar,duhet të botosh një libër; duhet të mbjellësh një pemë dhe duhet të
kesh një fëmijë". Cilën nga këto kushte nuk plotëson,VALENTINA HYSI?
* *
*
Romani
është impresion dhe nuk është argument. Cilësia e vetme që duhet të arrihet në
stil,është qartësia. Autorja,sado
fillestare,e di mirëfilli se po qe e
errët në kokë të vetë,ca më e errët do duket dhe për lexuesin.Parë nga
kjo anë, nuk ke seç i thuaj: nuk ka lexues që të hasë vështirësi në të lexuar dhe jo vetëm kaq: e vetmja
"ankesë" që mund të bëjë çdo lexues është:-Ua,si e mbarova këtë roman
kaq shpejt?! Ndoshta, vetvetiu,ashtu së mbrendshmi, në gulçet e shpirti
ngarkuar me dhimbje, ajo jo vetëm ka shkruar qartë e bukur,por ka dhënë mesazhe
gjallëruese; ka nxitur më të mirën duke zgjedhur frazën a fjalën më të
përshtatshme. Dhe pse është kaq e qartë në stil,ndodh fenomeni i njohjes
reciporke. Cilido lexues që do lexojë këtë roman,kurrë nuk ka për ta harruar
emrin e autores VALENTINA HYSI. Nesër,kur ajo do dalë me një libër tjetër, nuk
do ketë nevojë për reklamë. Me librin e parë, romanin "KTHESA" ajo ka
ngulur piketat e një autoreje të
mezipritshme,
ZHAN POL SARTËR ka thënë:- Shkrimtarët në veprat e
tyre shpirtërojnë botën. Lexon romanin "KTHESA" dhe tek shikon se si
autorja,heq "copëra të dhimbshme" nga shpirti i saj, nuk ke se si mos
të të dhëmb shpirti. Është një induktim
emocinal që të rimbushë. Nëse je zemëdobët, nuk
ke se si mos e shohësh lotin që lëshohet pikiatë mbi fytyrën plot sharm
të autores dhe loton me të. VALENTINA HYSI ka humbur krejt aksidentalish
bashkëshortin e saj dhe loti i dhimbjes bie pa mbarim. Ata (në libër EVA dhe
FREDI) kanë përjetuar një dashuri të bukur,kanë
një familje për t'u patur zili,me dy fëmijë të rritur,por kurrë kjo
dashuri e bukur nuk soset. SHËN AGUSTINI ka thënë:-Dashuria është bukuria e shpirtit.
Kaq të bukur e gjen në roman dhe autorja,deri sa pa ndodhur e keqja, është një
tulipan krejt i çelur dhe në një lulëzim të plotë. Dhe atëherë,kur s'e
priste,ndodhi ajo ngjarje e kobshme,e dhimbshme dhe dynjaja mbi kokë të saj u
përmbys.Iu duk sikur iu ngul një thikë në zemër! Përfytyroni një zonjë të bukur
e plot sharm, që tanimë,i mungon një
krah. Ajo EVA për FREDIN e saj, "ishte, po të rrëmbej një thënie të
POL ELUAR,një qenie e vetme që shkrinte dëborën e pastër".Ndodhi e keqja
dhe,pikërisht, në këto çaste, kur kushdo mund ta humbte pusullën, karizma e autores fiton një bukuri e mdhështi
për t'u patur zili:- Dhimbjen do ta mbyll në shtëpi dhe jeta do të vazhdojë.
Nuk ka kumt më të bardhë? Nuk ka"lincencë" më të bukur për ta
glorifikuar jetën. Këto pasazhe në libër më çojnë tutje tek poema"Vajza
dhe vdekja" e GORKIT ku haptas deklarohet: jeta e mund vdekjen! Ky është
mesazhi më me vlerë,sa për të shkuar pak më tej në përsiatjen time, do ta
shtroja pyetjen time kështu:- A doni të
fitoni "lincencën" për të ngarë makinën e jetës në kthesat që shfaqen
gjatë kohës?Atëherë lexoni romanin"KTHESA" të VALENTINA HYSIT ! Nuk
kini për të gjetur "lektore" më të mirë.
* *
*
Latinët
kanë një shprehje:" Kohët përsëriten dhe personazhet ndërrohen". Them
që kjo thënie i shkon pak për shtat këtij romani. Si rrëfim lirik,ngjarjet
shtrihen në dy kohë dhe personazhe pak a shumë,sado të ndërruar,por pak të
gjashëm. Ajo dashuria e çmëndur FREDI-EVA,është paraprirë disa dekada më parë
me AI dhe AJO! Po ta shoh në mënyrë metaforike këtë gjashmëri, romani është si
një"pushkë me dy gryka" që hap zjarr. Kur them pushkë, në këtë
metaforë nuk ka asgjë militare, përkudrazi nga të"dygrykat" dalin
zjarre të ngrohtë dashurie. (Takimet e çifteve janë trallitse,përvlues e të
zjarrta). Se,siç ka thënë PEDRO KALDERON de la BARKA:"Kur dashuria nuk
është çmenduri,ajo nuk është dashuri."
Se
sa e ndjeshme,dinjitoze dhe sesa qytetari e guxim që ka autorja në vazhdimin e
jetës, nuk ke nevojë që zbërthesh ndonjë kriptogram apo kod me të fshehta.
Mjafton të lexosh me kujdes në faqe të tëra të librit. Në gjykimin
tim,VALENTINA HYSI, është një shkrimtare e suksesshme dhe e guximshme: ajo
bëhet kështjellë duke pritur gurët që mund të hidhen drejt saj. Se ajo është e ndërgjegjshme që mos dashurosh është
njëlloj si mos ekzistosh.JOHN UPDIK ka thënë:- Ne jemi më të gjallë,vetëm kur
dashurojmë! Po e mbyll këtë ese timen me atë thënie me aq vlerë të
blogerësamerikane me famë,OPRAH
WINFREY:" Aventura më e madhe që mund të ndrëmarrësh,është të
jetosh ëndrrat e tua". VALENTINA HYSI urime dhe me libra të tjerë!
Tiranë,6 prill 2020