Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Ernest Koliqi dhe Martin Camaj dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit
E diele, 12.07.2020, 12:37 PM
Ernest Koliqi dhe Martin Camaj dy shërbestarë të jashtëzakonshëm të Kombit
Nga
Keze Kozeta Zylo
Të
arratisesh nga Shqipëria në çdo kohë do të thotë që nuk je dakord me sistemin
që sundon politikisht. Kjo tragjedi
sidomos e trurit të Kombit ka ndodhur përherë dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Ikjet sa më larg sistemeve makabre i ndjen ai
ajo që ka ikur në mënyra nga më të ndryshmet, më të çuditshmet, qoftë dhe më
komodet apo dhe më të dhimbshmet.
Kurrë
nuk mund t’i ndjejë një njeri që s’e ka parë me sy emigracionin, për më teper
të jetë ndjerë i rehatuar dhe i privilegjuar nga sistemi që sundon dhe ku
bashkëpunon. I sjellë këto përvoja pasi
si çdo emigrant i ka ndjerë në kurriz plagët e gjakta të fillimit të viteve të
emigrimit, të stropacitjeve të dokumenteve, të përbuzjeve si shqiptarë sidomos
nëpër Europë, sepse të gjitha këto tortura e kanë të vetmin burim dhe të vetmen
fillesë në qeverisjet që e kanë lënë Mëmëdheun tonë të shtrijë dorën udhëve të
çakërdisura të botës pa pikë autoriteti dhe dinjiteti ndërkohë vetë qeveritarët
dhe sahanlëpirësit e tyre notojnë në lluks të shfrenuar.
Sidoqotë
këto përjetime i solla për parantezë sepse po lexoj në media që këto kohë po
zhurmojnë dhe është ndezur zjarri bubulak për dy korifejtë e kulturës
kombëtare, prof.Ernest Koliqin dhe prof.Martin Camaj. Z. Auron Tare ka sjellë zellshëm disa tip
thashethemesh spiunësh të pacipë nga agjensi të ndryshme të dëgjuara në botë si
me CIA-n, shërbimet sekrete të Republikës Federale Gjermane, KGB-ja sovjetike,
angleze, ndërsa për UDB-në famëkeqe do t’i shohë më vonë sa te happen arkivat sipas z.Tare,
ndezësi i këtij fitili që më së shumti duken si shashkat tymuese.
S’dua
të ndalem fare dhe as që më bëjnë përshtypje këto lloj dokumentesh sjellë nga
agjentë të ndryshëm, që shpesh dhe vetë historianët
thonë që shumë prej këtyre agjentëve nuk merren për bazë, sidomos kur kanë
survejuar vetëm, pa grup. Por edhe sikur
t’i besojmë këta sorollopë të paguar asgjë nuk del që ata po luftonin kundër
trojeve shqiptare, kishin tradhtuar Kombin, por thjesht luftonin për të
përmbysur regjimin e Enver Hoxhës prej të cilit ata u dënuan pa mëshirë po aq
dhe familjet e tyre që jetuan brenda rrethit vicioz të diktaturës komuniste.
Në
këtë mori debatesh feisbukjane gëlojnë shkrues dhe shkara shkrues duke
përfituar nga inkompetenca e historianëve me pagesë që nuk sjellin mendimin
shkencor dhe historik jo vetëm per Ernest Koliqin, Camaj, por dhe për shumë
figura të tjera të ndritura të Kombit në Diasporë të cilët duan me çdo kusht t’
baltosin ose t’i hedhin pa mëshirë në koshin e plehrave. Në këtë luftë me mullinjte e erës i vetmi që
përfiton është prurësi i këtij debati Auron Tare që i hipën avionit sa herë t’i
hipi ne tru të kokës sa në Washington, Angli, Gjermani, shumë shpejt dhe në
Beograd… Më të lumtë Z.Tare, ne të ikurit nga sistemet që ju jeni i punësuar me
poste prej tyre mendohemi 1000 herë pa të vimë në Atdhe… Aferim Z.Tare!
Kam
takuar dhe intervistuar dhjetra të burgosur, të internuar, fëmijë me prindër të
pushkatuar dhe ajo që më ka bërë përshtypje dhe që e kanë emërues të përbashkët
nuk kerkojnë hakmarrje personale, por vetëm drejtësi nga organet kompetente që
mjerisht në Atdheun tonë të përbashkët drejtësia është e zhytur në llucën e
korrupsionit. Me këtë korrupsion të
fëlliqët që kullon qelb nga trupi i Shqipërisë
duhet të merreni ju z.Tare ngase i shikoni direkt vuajtjet dhe varfërinë
e tejskajshme ku ka rënë shumica e popullit shqiptar.
“Who
cares” z. Tare se çfarë sillni ju për Martin Camaj dhe Ernest Koliqin!
Ata
e shkruan historinë me mund dhe me sakrifica nga më të dhimbshmet, ata janë
frymëzues për mua dhe shumë shqiptarë të tjerë që përgjërohen për Kombin dhe
pse të arratisur nga sistemet. Nga
përvoja ime personale këtu në Diasporë në USA unë po sjellë vetem një rast dhe
të rekomandoj të shikoni dokumentarin realizuar nga TVSh-ja nën titullin:
“Martin Camaj" Një dokumentar nga Tefta Radi. Sinqerisht s’mund t’i harrojë lotët e
bashkëshortit tim kur flitej për ndarjen e Camaj, arratisja e tij, dashuria për
nënën, familjen që u persekutua në mënyrë makabre… Nga ana tjetër ndiheshim tejet krenar se si
një bashkatdhetari ynë me kaq mund dhe sakrifica, arriti të integrohet në botën
marramendëse perëndimore dhe të hapë për herë të parë Katedrën e Albanologjisë
në Munih të Gjermanisë që askush deri më sot nuk e ka bërë.
Martin
Camaj do të ftohej nga Universiteti “Ludwig Maximilian” të Munihut si
lektor. Dhe vetëm këto do të mjaftonin
për një intelektual klasi siç është Martin Camaj që të vihej në panteonin e
kulturës kombëtare, por ai ka lënë pas vepra të tjera që moria e analfabetëve po
aq dhe e lexuesve që e kanë shpirtin vetëm për ligësira e anatamojnë si
skuadrat famëkeqe të pushkatimit.
Çfarë
mund të thuhet për Ernest Koliqin këtë soj intelektuali që vetëm i bën nder
Kombit tonë për kultuën, shërbimin dhe çka i solli historisë dhe letërsisë
kombëtare. Ky burr i ndritur i Kombit i
këndoi gjuhës shqipe me aq mall dhe krenari si: “O shqipe plot me munguj, o
gjuh` burrash/ Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku/ Dhe soje as vdekja
s`mujte kurr me i trande…”
Shkollat
Shqipe që Ernest Koliqi ngriti në Kosovë, si dhe në territoret etnike nga
Rozhaja deri në Peshterë e Pazar të Ri, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, Strugë
dhe Dibër e nderojnë dhe e sjellin në syrin tim si nje Rilindas të
vërtetë. Të ngrije shkollat Shqipe në
atë kohë ka qenë shumë e vështirë, ka qenë sakrificë për jetën, ka qenë dashuri
për Kombin, ka qenë sfidë me penë dhe kulturë kundër UDB-së dhe regjimit
armiqësor jugosllav që ju e keni ëndërr dhe pasion për të gërmuar në arkivat e
UDB-së për të gjetur ndonjë perçarjte të ndonjë spiuni serb të cilët e kanë të
mëkuar me qumështin e nënës për ta zhdukur Kombin tonë.
Këta
korifej bashkëthemeluan revistën “Shejzat” ne Itali. Këto materiale na sillni ju z.Tare meqënse e
ke mundësinë e madhe financiare që ta shetisësh botën me aviona sa herë të
hipën në tru të kokës.
Dr.
Lazer Radi një tjetër korife i letrave shqipe, i burgosur dhe internuar për 50
vjet me të cilin pata fatin të kem miqësi pas përmbysjes së diktaturës prej
disa vitesh deri sa u arratisëm në
vitin e mbrapshtë të 97-ës e kujtonte me një adhurim të veçantë
Prof.Ernest Koliqin dhe ja si dëshmote: “Gjuhën shqipe që e mësova aq pastër
dhe bukur ja përkushtoj prof. Ernest Koliqit sidomos kur lexova “Hija e
Maleve”. Aty mësova parurinë e gjuhës
amtare, mësova artin e magjishëm, mënyrën se si shkruante Koliqi. Unë erdha nga Prizreni dhe nuk e kishja aq të
zhvilluar artistikisht të folurin shqip, por leximi i veprës së tij më mahniti
dhe pasuroi botën time për të shkruar libra…”
I
vëllai i Ernest Koliqit, Mikel Koliqi, Kardinali i emëruar nga Papa Gjon Pali i
dytë është denuar me 40 vjet heqje lirie nga regjimi diktatorial komunist.
A
kështu shpërbleheshin ata qe i shërbenin partisë dhe Enverit duke i vuajtur
gjithë familja, vrarë e varur çengelave të zinj?
Kardinali
Mikel Koliqi është udhë drite shpirtërore dhe kombëtare vulosur nga udhëheqësi
shpirtëror dhe njeriu më karzimatik i botës katolike Shën Gjon Pali i dytë, që
të paudhët duhet të marrin pak dritëz dhe t’i largohen verbërisë ekstreme që të
çon vetëm në humnerë rrethuar nga korba të zinj.
Në
“Vatican News” në përvjetorin e vdekjes së Kardinal Ernest Koliqit shkruhet si:
“E
jeta dhe veprimtaria e kardinalit Mikel Koliqi është për të gjithë shqiptarët
shembull e testament shpirtëror e kombëtar, pra mbetët një udhërrëfyes për të
gjithë ne, se si duhet punuar të bashkuar e në mirëkuptim për një të ardhme më
të mirë për popullin e vendin, me një përkushtim e përvujtëri, duke kërkuar e
përvetësuar gjithmonë vlerat e vërteta e të shëndosha, njerëzore, shoqërore e
shpirtërore e, kulturore e kombëtare.”
Ju
drejtohem ju z.Tare per te reflektuar, për ta parë të vërtetën në sy, ju
drejtohem të gjithë bashkatdhetareve të mi që e duam kulturën, shërbimin
qytetar, qe dinë të vlerësojnë sakrificat e atdhetarëve të vërtetë, që të
krenohemi dhe të frymëzohemi nga këta korifej të Kombit. Ne i kemi këta korifej, por dikush me ligësi
ose injorancë hedh baltë ndaj shqetësimi i Faik Konicës është tejet aktual dhe
në ditët e sotme kur shkruan se:
“Ne
duhet të udhëhiqemi nga dishepujt e kulturës kombëtare ndryshe do te ndodh
si: “Ne vetëm duhet të shikojmë në
shpirtin tonë dhe t'i shohim mendjendriturit lartë në qiellin tonë, që në
mejtime mbase ende nuk thonë diç, por veç sa s'e kanë humbur durimin të na
marrin për veshit si çilimiun e të na ngërmohen: "Kjo është rruga
jonë..."
Ernest
Koliqi dhe Martin Camaj me veprën e tyre e dënuan dhunën e gjuhës së mashtrimit
sepse vetë Camaj do të thoshte: “Dhuna s’asht trmni, por shej ligshtie.”
Për
veprën kombëtare që ata lanë Ernest Koliqi dhe Martin Camaj ngelen dy shërbestarë
të jashtëzakonshëm të Kombit.
12 korrik, 2020
New York