Kulturë
Poezi nga Valbona Hadri
E diele, 12.07.2020, 10:42 AM
Nuk dinte ku ta fshehte?
Në
mendjen e tij
është
ndërtuar perandoria e një vashe me
delikatesë kristalore .
Bukuria
e saj i ngjante në vesën e mëngjesit me të cilën freskonte sytë e tij të
mërzitur
Pastaj
i bëhej të jetë vala e detit dhe
me
një tundim koke zgjaste dorën ta mbante për vete.
Uh
sa çudi, me një rrahje krahësh ajo merrte pamjen e mjellmës dhe ikën në
lartësi.
Pastaj
bie nata dhe errësira i'a përpinte të gjitha pamjet e saj.
Atë
zë qiellor dua ta dëgjoj vetëm unë,
thoshte
kujdestari i lules në çelje dite.
Adhuruesës
së tij i thoshte: Lazdranja ime, pse të trembet qerpiku të rrëmben frika nga
fryma ime?
Kujdestarit
të lules me sy prej kristali,
herë
- herë i duket se është mbuluar me butësinë e saj prej mëndafshi me aromën e
një luleje të çelur në sytë e tij.
Pastaj
vetja i dukej e dehur në pritjen e saj.
Mërzinë
e dhimbjen i mbante nën sqetulla shpirti.
Me
frymën e tij në të sosur fshinte pluhurin e shtrirë mbi portetin e saj.
Nganjëherë
i dukej se ia rrembeu era. Mundohej ta gjente, ta ruante, ta fshehte për t'u
strukur pranë saj.
Nën
çatinë e një shtrojere, në pritje numëronte pikat e shiut, me shpresën e një
dite të çelur lule, do ta takoj vashën e ngulitur në zemrën e tij.
11.07.2020
Valbona R. Hadri
E donte
Në
mbrëmjen e kësaj dite
Ndjeja
se dikush kërkonte një lumturi të vogël
Të
vogël aq sa të shëronte shpirtin,
ta ngrohte zemrën e tij, ta kënaqte shikim gati të verbuar për një sy çike.
Për
këtë betohej se s'shikon tjetër sy
përveç
një Zane mali që e ndjente Ai.
Një Zanë të vetme që i sillej vërdallë mendjes së përhumbur në mugëtirën e dashurisë, që si vinte dot për ta parë.
Ai donte një lumturi të vogël ta fuste në sirtarin e nuses me pamje Zane, mos t'ia merrte askush pos buzës së tij, ta kishte dritë dashurie, lavdi jete krah tij.
Ta ruante si xhevahirë mes perlash të kaltra, të ndihej krenar, kokëlisi mes një selvie ta shuante etjen e dhimbjen që e bluante gjithnjë.
Ai zgjodhi frutën më të ëmbël në degë, një frut erëmirë që jep lule në çdo stinë, ndryshe nga të tjerat, ajo piqej në sytë e tij.
Ndaj, ai zgjodhi Zanën e malit t'ia veshte nusërinë. Ta kalëronte mbi dete, oqeane mbi supet e tij.
T'ia
dëshmonte Diellit, Tokës e Qiellit. Hënës me gjithë yje. T'i përtokej Zanës, të
vetmës bukuri.
Perëndisë
t'ia dëshmonte me gjakun e tij, se ai s'do tjetër pos Zanës, të vetmës dashuri,
të vetmës pamje në sytë e tij.
Valbona
R. Hadri