Kulturë
Valbona Hadri: Dashuri pa lajka
E merkure, 08.07.2020, 06:11 PM
Dashuri pa lajka
Lakmia
për ta puthë qiellin mbi ballin e nënës, nga dëshira dhe malli ëmbëlsohej me
lëngun e luleshtrydhës që i rridhte vogëlushes nga buzët e një fëmije
engjëllor, e cila, porsi flutur sillej rreth së ëmës pa ia nda sytë asnjëherë.
Ajo
me doçkat e saj merrte flokët e nënës duke ia krehur me gishtërinjtë e butë.
Pastaj, faqet e nënës me dashuri i ofronte pranë buzëve të saj qumështore .
Anije
lundronte bashkë me dashurinë e saj.
Vogëlushja
- syrrushja, herë - herë fuste kokën në gjoksin e bardhë që e rriti me dashuri
prej nëne.
Unë
bashkëudhëtarja e së njejtës anije, me një mbyllje syri kujtova tim bir dhe një
natë dimri.
Shumë
vite më parë, bënte një acar që të nxirrte sytë.
Diku
larg nga qyteti, ecnim nëpër një ftohmë të madhe që na merrte shpirtin. Im bir
i sëmurë digjej nga zjarrmia e madhe veshur gjithë trupit të tij.
Pa
besuar askush se do të shpëtonte engjëlli im, natën e tretë syengjëlli
kokëmbështetur në ballin e tim nxori një fjalë duke më thënë: mami, më jep
numrin e Zotit!
E
habitur nga e papritura ia lëmova flokun dhe iu përgjigja: për çfarë të duhet
numri i Zotit, zemra ime e vockël?
Dua
ta thërras Krijuesin tim të më shëroj mamanë që ta mbaj në gji.
Dua
t'i them: babanë ma more, të lutem më lërë mamanë të qëndroj me mua, e dua
buzëqeshjen e saj të më bëj dritë.
Lutjen
e një engjëlli e përqafoi Perëndia dhe nga shpirti i nxori tërë flakat, duke e
shpëtuar një zë fëmije një dashuri.
07
.07.2020
Valbona R. Hadri