Kulturë
Vahit Nasufi: Kurbetçar në Amerikë
E marte, 07.07.2020, 08:14 PM
Vahit Nasufi
KURBETÇAR
NË AMERIKË
Shumë
e dashura vendlindja ime,
Pse
vajton me ligjërime?
Për
bijtë e bijat që m`kanë ikë,
Nëpër
Europë dhe Amerikë...
Plagë
e rëndë për kombin tim,
Diagnozë
që s`ka shërim
Kjo
plagë e rëndë qoft mallkuar,
Brez
pas brezi e kemi trashëguar.
Nuk
janë pak, por,shumë shqiptarë,
Nëpër
botë të shpërndarë,
Kaluan
male, fusha e detëra...
U
larguan me mijëra kilometra!
Shumë
të rinj që u shkolluan,
Me
kurbetçare u martuan,
Bukën
e gojës për të siguruar,
N`valët
e kurbetit kanë vërshuar!
Në
këto valë edhe unë lundrova,
Në
skaj të botës fatin kërkova,
Një
valixhe në dorë kam marrë,
Dhe
u largova si zog shtegëtar.
Lash
mamanë dhe babanë,
Lash
motrën dhe të vëllanë,
Bashkëshorten,
vajzën, djalin...
Lotët
rrjedhën nuk e ndalin!
Në
aeroport kur kam zbritë,
Një
kushëri atje m`ka pritë,
Pak
buzëqeshi kur më pa,
Mirë
se erdhe - tha në SHBA.
Që
atë ditë kur kam ardhë,
Rrallë
e shoh dritën e bardhë,
Sa
herë vjen këtu mesnata,
Më
takonë duke larë pjata!...
Nuk
jam në dasmat familjare,
Larg
kulturës sonë kombëtare,
Më
mungojnë këngët, vallet...
Shpirti
nga malli flakë më kallet.
Se
kështu do t`jetë s`e kam pritë,
Një
orë më bëhet sa një ditë!
Sa
rëndë qenka në vend të huaj!
Mallin
e nxehtë s`mund ta shuaj!
Zemra
më digjet për vendlindjen,
S`ka
ilaç që m`shëron dhimbjen,
Në
Amerikë fizikisht jam,
Por,
mendjen në Atdhe e kam.
Pas
shumë vitesh në vetmi,
Në
Amerikë mora fëmijët e mi,
Mësimin
shqip ua ndërpreva,
Në
gjuhën anglishte ua këtheva!
Shtëpinë
e mbyllëm me dry,
Askush
brënda më nuk hy,
Ne
prej saj duke u larguar,
Me
kokën pas, duke e shikuar!
Vëllezër
e motra u martuan,
Të
dy prindërit jetë ndërruan,
Thellë
në zemër më ngeli mbresë,
N`varrimin
e tyre që s`mora pjesë.
Pas
ca vitesh kur kam ardhë,
Ishte
zhytur ngjyra e bardhë!
Dryni
n`derë ishte ndryshk,
çatija
mbushur plot me myshk!
Rreth
e rrotull bari ish rritë,
Plot
pesë vjet pa u kositë,
Kur
hyra brënda në shtëpi,
Kundërmonte
lagështi,
Shumë
të afërm nuk i gjeta,
Ishin
ndarë shumë nga jeta,
Ca
kishin ra në hallin tim,
Syrgjynosur
në mërgim!
Të
rinj e të reja kur i shihja,
Shumë
prej tyre nuk i njihja!
Shumë
tradita stërgjyshore,
Pa
arsye ishin lënë pas dore!
Tjetër
më s`kam ç`të pres,
Vetëm
ditën kur do të vdes!
Ajo
që`m`brengos po e them,
Nuk
di varrin ku do ta kem?!
Amanet
fëmijëve ua kam lënë,
Të
më çojnë në tokën nënë,
Në
Atdhe dua nê dhe t`më shtinë,
Se
sa t`më djegin me maqinë!
Kërçovë, korrik 2020