Kulturë
Neki Lulaj: Nga sot
E diele, 05.07.2020, 08:27 AM
Neki Lulaj
NGA
SOT
Nga
sot korridoret e shkollës ndryshe frymojnë
Varfërohen,
shurdhërohen nga zërat e ëmbël.
O,
sa trishtim për këta zëra që mungojnë
Tek
a bien në kllapi nga qetësia si një ëndërr.
S’e
dije, o klasë, se nxënësit do të jenë të lire”
Parajsa
e dijes pushon nga pëshpëritja-jehonë
Ikin zogjtë
në pushime, në male a në rudinë
Fytyrëqeshur
ecin bijtë e Republikës që gëzon
Si
memece të heshtura Portat do qëndrojnë
O
sa i dua ato zëra që janë si shushurimë kohe
Por
do hapën sërish, e sërish klasat do zhurmojnë
Kur
kryhen pushimet sërish do të jenë për dore
Do
të vijnë në çerdhe si dallandyshe me mall
Si
zogjtë me fytyrë të qeshur do të ecin në shtigje.
Do
të tërbohen rrugët nga gëzimi si shatërvan
Do
të rinisë mësimi në një tringëllëimë të re zileje
Speyer 3 korrik,2020