Kulturë
Doli nga shtypi libri "Vitet e krenarisë kombëtare" i autorit Florim Zeqa
E premte, 03.07.2020, 07:23 PM
Pas tre librave publicistik, radha i erdhi librit historik
Këto
ditë nga shtëpia botuese Lena Graphik doli nga shtypi libri im i radhës
"Vitet e krenarisë kombëtare". Libri është përmbledhje e kujtimeve
dhe përjetimeve personale nga aktiviteti
politik dhe atdhetar i viteve të '90-ta.
Libri
është me lidhje të fortë dhe i ka 158 faqe, ka nëntë kapituj me gjithsejtë
tridhjetë nëntituj si dhe është i ilustruar me 21 fotografi me ngjyra.
Janë
këto ngjarje nëpër të cilat kalova, përjetova por dhe veprova në periudhën e
lavdishme kombëtare, të cilat për herë të parë po i shpalosi për lexuesit dhe
opinionin publik.
Libri
fillon me recensionin briliant të redaktorit Selman Etemi.
Ngjarjet
më dominante të këtij libri janë aktivitetet e Forumit Rinor të LDK-së, vitet e
mësimdhënjes në shkollën fillore "Azem Bejta" në Grabanicë dhe
Rezistenca e Bokshiqit e vitit 1993, por nuk mungojnë as ngjarje dhe zhvillime
të shumta përgjatë viteve 1989-1995.
Libri
"VITET E KRENARISË KOMBËTARE" i autorit Florim Zeqa vjen pas katër
librave publicistikë; "NJOHJA E VONUAR", "THIRRJE NGA SHPIRTI",
"ILUZIONISTËT E SPECIALES" dhe "KATANDISJA E VLERAVE".
Florim
Zeqa me shkrime gazetareske dhe publicistikë ka filluar në gjysmën e dytë të
vitit 2010. Deri më tani i ka të botuara mbi 800 shkrime autoriale dhe rreth
1200 prononcime analitike për aktualitetin politik, të botuara në gazetat
shqiptare dhe portale gjithandej trojeve etnike.
Poashtu
nuk i mungojnë as shkrimet në gazetat italiane, ku deri më tani i ka të botuara
rreth 30 shkrime dhe intervista. Njëherit është pjesë e stafit redaktorial në gazetën
"INERNATIONAL POST", e përkthyer në pothuajse të gjitha gjuhët e
botës.