Kulturë
Bardhyl Maliqi: Jeta është teatër apo teatri jetë?
E enjte, 02.07.2020, 09:01 PM
Bardhyl Maliqi
JETA
ËSHTË TEATËR APO TEATRI JETË?
Jeta
është teatër apo teatri jetë?
Ne
luajmë role,
aktorënë
skenë, aktorë edhe në jetë,
por
këtu, lojën me role e lozim vërtet.
Muret
e teatrit kanë gjithmonë kujtesë,
muret
e teatrit kanë sy, zemër, veshë,
ndërgjegje
të vrarë,
prej
ankthit, tragjedisë,
ndaj
rropaten njerëzit
nën
shkelmat e policisë!
Në
këto mure ishin fiksuar mbresat
e
sa e sa brezave.
Nuk
patet dhimbje kur i rrezuat muret,
ndonjë
brejtje ndërgjegje,
duel
me vetveten?!
Mos
më thoni “Jo”,
brenda
jush ka qenë një Makbeth,
sepse
edhe ju e keni dashur teatrin,
ashtu
si Makbethi mbretin,
por
më tepër se Atë,
ju
keni dashur dhe doni
paratë
dhe pushtetin!...
“Trokit
e zgjo!” ndërgjegjen e vrarë
personazh
shekspirjan,
ti,
kokëpalarë!
Buldozjerët,
sigurisht, nuk kanë ndërgjegje,
por
pas tyre jeni ju të pandërgjegjshmit,
të
pamëshirshmit si ata!
Por
le të pyesim cilindo
aktor,
regjizor apo qytetar
A
na duhet teatri?
Ç’është
ai për ne?
Në
këto vite kur skena është kaq e
parëndësishme
kur
sheshet e qyteteve dhe trualli amëtar,
shiten
në ankand
ku
tragjeditë e vërteta të jetës marrin jetë,
ky
po, është teatri,
teatri
i vërtetë!
Një
gju i policit të bardhë
në
qafën e një zezaku në Amerikë,
mjafton,
që
botën ta tronditë!
Dhe
demokracive false, perçen ua gris!
Vallë
janë teatër
Ca
galeri, qofshin të veshura me pellush ngjyrë ari
ca
ballkone në holle teatrore,
anekse
të ndotura skene,
zëra
të mirë-llustruar aktorësh.
Apo
e kundërta,
diçka
që mund të ketë dukje të ndryshme:
kabina
të zeza, njollosur prej baltës e gjakut,
me
një tufë trupash lakuriq e të dalësh mendsh,
brenda
zgafellash të errrëta, pa lëvizje.
Ç’mundet
ai të na thotë?
Gjithçka!
Teatri
mund të na thotë gjithçka.
Shikoni
“Prometeun e mbërthyer” të Eskilit
të
bindeni si jetojnë zotat në qiell,
dhe
si të burgosurit lëngojnë
si
Prometeu i mbërthyer në shkëmb,
atje
larg në Skithi,
apo
të tjerët nëpër shpella të harruara nën dhe,
dhe
si pasioni mund të na ngrejë lart,
dhe
si dashuria mund të na shkatërrojë,
dhe
se si askush nuk ka nevojë
për
njeriun e mirë në këtë botë!
Dhe
si dredhia sundon,
dhe
si njerëzit jetojnë në apartamente,
ndërsa
fëmijët shtrëngohen nëpër kampe refugjatësh,
prej
Sadamit apo Alkaedës
në
Irak apo në Siri
dhe
si të gjithë ata ukthyen prej shkretëtirës,
dhe
si ditë pas dite
jemi
të detyruar të ndahemi prej të dashurve,
qoftë
edhe prej një vrasësi bastard,
që
quhet Covit 19...
Më
ndje Ofeli
edhe
ti Hamlet!
Teatri
i thotë të gjitha.
Teatri
gjithnjë ka qenë, e do mbesë përgjithmonë,
në
ngrehinën e vjetër
apo
në kullën e re.
Dhe
tani, në këto dekadat e fundit,
është
veçanërisht i nevojshëm,
sepse
nëse i hidhni një sy gjithë arteve publike,
menjëherë
mund të dalloni
se
vetëm teatri na kalon një fjalë gojë më gojë,
një
shikim sy më sy,
një
gjest dorë më dorë,
e
trup më trup.
Por distanca dy metërshe
dhe
maskat në fytyrë
dhe
dorezat plastike
s’të
shkaktojnë asnjë emocion!
Por
nuk ka nevojë për ndërmjetës,
për
shkes apo ndërmjetësi,
që
të veprojë mes qenieve njerëzore,
Ai
nuk i përket as jugut apo veriut,
as
lindjes, apo perëndimit
Jo,
ai është vetë esenca e dritës,
shkëlqimtar
në katër anët e botës,
menjëherë
i dallueshëm nga çdokush,
miqësor
apo armiqsor, qoftë ndaj tij.
Ne
na duhen qeniet diverse
ndaj
kemi nevojë që teatri të mbesë i ndryshëm,
ne
kemi nevojë për teatër të shumë llojeve,
siç
kemi nevojë për ylberët shumëngjyrësh
me
të gjithë spektrin e dritës!
Ende,
mendoj se mes gjithë formave
zhanreve
dhe trajtave të mundshme të teatrit,
format
e tij arkaike,
do
të jenë më të kërkuarat.
Ndaj
na duhej teatri ashtu si ishte.
Ra
flaka në Noter Dame
dhe
Parisi mund të ngnente një katedrale të re.
Por
jo,
i
duhej ajo që përshkruante Hygoi,
më
e vlerëshmja mbi dhe!
Teatri
i formave rituale
nuk
duhet kundërvënë artificialisht
me
atë të kombeve të “qytetëruara”.
Kultura
shekullare,
tashmë,
po bëhet gjithmë e më shumë e mashkullorizuar,
i
ashtuquajturi “informacion kulturor”
pak
e nga pak po zëvendëson
e
shtyn jashtë njësitë e thjeshta,
ashtu
si edhe shpresat tona
për
t’i ndeshur ato një ditë.
Por
unë tani shoh qartë:
teatri
po i hap kanatet e dyerve të veta.
Hyrje
e lirë për të gjithë e gjithëkënd.
Në
dreq me gjithë pajisje e kompjutera
Veç
shko në teatër,
pushto
gjithë rreshtat e sallës dhe galerive,
dëgjo
fjalën dhe shih figurat e gjalla!
Teatri
është para teje,
mos
e neglizho dhe mos humb rastin
për
të qenë pjesë e tij,
ndoshta
është mundësia më e vyer,
që
ndajmë së bashku
në
jetët tona boshe e të ngutura.
Ne
kemi nevojë për çdo formë teatri!
Por
ka vetëm një teatër,
që
padyshim nuk i nevojitet askujt
E
kam fjalën për teatrin e lojrave politike,
një
teatër çarqesh për minj,
një
teatër politikanësh bastardë,
një
teatër prostitutash politike.
Ajo
që padyshim nuk na nevojitet
është
një teatër terrori të përditshëm
individual
apo kolektiv,
ajo
që nuk na nevojitet
është
një teatër me kufoma e gjak nëpër rrugë e sheshe,
në
kyeqytete e provinca,
një
teatër qesharak përplasjesh
mes
besimesh fetare apo racore
dhe
luftra grupesh etnike!
Por
edhe tani,
pas
fjalëve premtuese
për
teatrin e ri,
mos
mendoni se nuk fshihen gjëma të medha;
se
mbi gjëma të vogla ju shkelni përditë,
naziskinë,
krishtkryqëzues,
jezuitë!
Ju
gjëmen e madhe e bëtë
duke
rrafshuar memorjen tonë.
duke
na i prerë nervat me brisk,
duke
na i ngurosur skeletet në beton!
Por
edhe vrasësit e Rozafës
ishin
më njerëzorë se ju,
se
ja lanë gjirin jashtë,
që
të mëkonte birin e vetëm,
më
dëgjon,
mëndjehu!
Teatro
të rinj mund të ngrihen,
por
ato do jenë pa veshë,
me
kujtesën e ngurosur
në
vdekjen që quhet
hekurbeton!
Naim,
Sandër,
Kadri
më dëgjon?!
Me
Margaritën dhe Tinkën jemi takuar më shpesh,
kemi
pirë kafe, jemi parë sy më sy
herë
si aktorë dhe si spektatore të tjera herë,
këtu
në tatrin tonë nën qiell të hapur,
në
Butrintin e lashtë,
në
Jug,
në
Kaoni!
Timo,
Agimi e Vangjush Furxhi,
luftëtarë
të mosprishjes,
e
kuptojmë brengën tuaj,
por
ne kërkojmë një Teatër të Ri!
Ne
jemi më shumë, ne duam mjedise, salla, rekuzitë
që
duam hapsira, por edhe siguri,
ashtu
si zogjtë ne e duam fluturimin,
jo
në gërmadha, por në qiej me dritë,
ndaj
na quajnë Robert Ndrenikë,
Ema
Andrea,
Luftëtar
Paja,
Viktor
dhe Vasilikë,...
Ne
jemi më shumë,
më
tepër se ju që mblidhni turmën në sheshe
me
furka politike që s’mbahen dot në këmbë,
me
tufa peticionesh,
ashtu
si një gazetar qesharak nëpër ekrane,
me
pantallona nëpër këmbë!
O
zot, as dje, as sot,
mos
e pafshim këtë skenë idiote,
oxhakun
e vjetër, ku sorrat kërkëllijnë,
ullukët
e lagësht, ku enden salamandra
dhe
krimbat petashuqë, që vetveten përtërijnë!
Spiro
Duni,
Hotel
Ballkan, apo te Kafeneja e magjistricavem poshtë pallatit 176-të
Ai
atje pin, bashkë me kopracin dhe Arturo Uinë....
Apo
të pyesim Leka Bungon më mirë_
Para
jush kam recituar
“Përse
mendohen këto male”,
kur
isha ende femijë.
Dhe
më kujtohet fare mirë
Muri
i katërt,që ishit ju:
Aktorët
e Mëdhenj dhe populli në sallë!
Natyrisht
ishte edhe Juliana,
shoqka
ime e bankës, 15 vjeçare.
Dhe
një zë që tha:
“Ke
shkuar dëm, mor djalë,
në
aktrim shkëlqen,
por
pse nuk ndoqe këtë rrugë, vallë!”
Dhe
mua m’u kujtua
hungërima
e shokut të tim eti,
kur
shkova në konkursin e pikturës
që
më tha: “I shokut X je ti?!
Po
i shokut tuaj, të kemi pritur në shtëpi...!
“Po
ç’ke ndër mend të bëhesh,
bojaxhi
në komunale!
Mos
të gënjen mendja, vallë?!”
Përfundimisht
shkova për gjuhë ruse,
qefprishur
se s’do të bëhesh piktor,
aktor
apo poet;
megjithëse
me Rusinë
qemë
prishur këtu e dhjetë vjet!
Por
babai gjëmonte “Mëso!”,
Ai
kërkonte që unë të realizoja
“ëndërrën”
e tij të gremisur,
por
a ishte e mundur vallë?!
Prindër,
lejoni fëmijët të bëhen vetvetja,
ashtu
rriten më shpejt
dhe
shkojnë më larg!
Nuk
hallakten në ish teatrin,
si
aktorët e patalentuar
në
prapaskenë apo nëpër shkallë!
Tani
vonë më kujtohet një rast
me
aktorin Rikard Ljarja
të
ulur në sallë.
I
thashë me shaka, si mik familjar,
Rikard,
do të shkoj unë në skenë!
Mund
të shkosh, më tha,
kur
ke qenë nxënës
unë
të kam dëgjuar në sallë!
U
habita,
atëherë
s’e njihja.
Ndaj
u trishtova shumë tani që iku,
më
duket se vdiq si fillërojtësi në mal.
“Apo
jo Marjeta, gruaja e tij shpirtbukur,
a
më dëgjon, mua vallë?!”
Sa
e sa emocione
kemi
përjetuar në këtë shesh, që lëngon
nën
gërmadha dramash e tragjedish në lëvizje,
jeta
është e bukur, por ju, bojënxirës,
e
ngjyrosët në të zezë,
e
ngjyrosët ndryshe!
Mavija
juaj
është
motra e muzgut dhe e natës!
Ndaj
jashtë prej meje,
në
theqafje,
në
Lakuriqstan e keni vendin,
bashkë
me urithët dhe minjtë,
që
s’lindin dot heronj,
se
u dhembin pëqinjtë!