Kulturë
Koleksioni fotografik i Alexandre Degrand: Shqipëria në vitet 1890
E diele, 28.06.2020, 12:12 PM
Koleksioni fotografik i Baronit Alexandrë Dëgran (Alexandre Degrand)
Shqipëria në vitet 1890
Diplomati
dhe shkrimtari francez, baroni Zhyl Aleksandrë Teodor Dëgran (Jules Alexandre
Théodore Degrand, 1844-1911) lindi në Paris dhe punoi për shërbimin e jashtëm
francez. Në vitin 1874 ishte kancelar i konsullatës franceze në Galati të
Rumanisë. Atje bashkëpunoi në vitin tjetër me konsullin dhe arkeologun amator,
Sharl Shampuazo (Charles Champoiseau, 1830-1909) i cili, dhjetë vjet më parë
kishte zbuluar statujën e “Fitores Fluturake të Samotraqisë” e cila ndodhet në
muzeun e Luvrit. Me 20 mars 1880, Dëgrani u transferua në legatën franceze të
Bukureshtit dhe në vitin 1882 ishte zëvendëskonsull në Konstancë. Në vitet
1893-1899, baroni Dëgran ishte konsulli francez i Shkodrës. Ai ishte tepër i
interesuar për historinë e rajonit, në veçanti për parahistorinë dhe kohën
antike dhe vizitoi kalatë, kishat mesjetare dhe gërmime, duke shënuar çfarë pa
dhe mësoi nga njerëzit që takoi. Dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria,
botoi librin Souvenirs de la Haute-Albanie (Kujtime nga Shqipëria e Epërmë),
Paris 1901, një udhëpërshkrim i mirëdokumentuar i Veriut të Shqipërisë, me shumë
fotografi të jashtëzakonshme. Objektet që gjeti në nekropolin e kalasë së
Dalmacës dhe në varret ilire të Komanit ndodhen sot në Muzeun Kombëtar të
Antikiteteve në San Zherman an Le (Saint Germain en Laye) pranë Parisit. Baroni
Aleksandrë Dëgran u varros në Karkason (Carcassonnne). Fotografitë e këtij
koleksioni janë marrë nga libri i lartpërmendur.
Për më shumë vizitoni: http://www.albanianphotography.net/