Kulturë
Nexhat Halimi: Ta prek Ilirinë
E shtune, 27.06.2020, 09:40 AM
Nexhat Halimi
Ta prek Ilirinë
Hekurudha
gjysmë e vjedhur e mbetur shkret
Ec
më këmbë nga Besiana deri te tullariotët
Pandërprerë
rrjedhin vadë mendimet e lotët
Kaloj
hutuar vetes e zbres kujtimit ndërmjet
Kot
lidh trokun e zemrës me tokën në Toplicë
Veç
luadhet nisen ngrirë për në Dumnicë
E
vetmia zgjohet në kohë e hapësirë me vjet
Arrij
mes narcisësh te varret dhembjes tret
Falem
te varr i motrës i njërit vëlla e i tjetrit
Përkulem
te varr i babës e i nënës me pietet
Më
lart zgjohen zëra prej shkollës së vjetër
Mësuesi
Azem Beqiraj ende shpjegon historinë
Flet
me frymë shpirti alfabetin a diçka tjetër
I
zgjas duart qiellit në përpjekje ta prek
Ilirinë
Takimi me veten
Mora
udhë të arrij në Dumnicë me ag,
Me
ca libra të mi të botuar tashmë…
Dhuratë
për bibliotekën e klubin letrar,
Ecja.
Kujtoja djaloshin në ëndërr var.
Më
vibronte shpirti i fjetur për çdo gjë
Udhëtoja
mes vetes dhe vetes kaq larg.
Librin
me poezi ja vetëm për ty, nënë,
Ia
solla vendlindjes me dridhje në gji.
Kaloja
bri varresh, ende ndriste hënë,
A
vuan më pse nuk vuan, ik në vetmi.
I
lë librat në shkollë ku nisa udhëtimin,
E
kujtoj mësuesin e parë e alfabetin
E
urimin e zemrës nga ma jepje çdo ditë.
Ja,e
njëjta gjë sillet dhe tash në dritë,
Te
varri yt e te shkolla e zgjoj betimin.
Ec
në lot jetës, pyllit, t`ia gjej sekretin.
Takimi me veten II
Ky
takim këtë radhë me hijen e vetes
Zgjon
udhës së njohur tërë i djegur etjes
Është
takim i çuditshëm, `i gjë e rrallë,
Për
zemrën e këputur pezull në mall
Ndërmjet
oshtinë fushës ai kroi tjetër
Rrjedhë
lumi çelin lule xheneti në jalli
Bri
pemës në arë shtrirë përhitje e vjetër
Ik
e vjen e njëjta frymë ai plak e ai çun aty
Apo
vetëm fluturon një zog në gjithësi
Unë
falem me të dy në vetmi e pështy
I
harroj librat e dhuruar në bibliotekë
Eci
mbi hijen e trazuar nën një purtekë
E
ecë Dumnicën gjysmë dritës së tretur
Bie
në gjunjë e lutem për shpirt të fjetur
Agon
ndërsa në lule zgjohet një bletë
Ja
ende thuri gardh të përvojës në jetë.
Ai zog shpirti
Ky
është ai udhëtim gjatë rrufesë së gjakut
Ky
është ai zinxhir ndërmjet kohës e mitit
Është
yll i zgjuar në zgërbonjë të kavakut
Zot
është herë po e herë tjetër jo gjatë ritit
Ja
zogu sjell lajmin në liman lëviz për gji
Me
shpirtin e të vdekurit puplës së shtatë
Me
qiellin e thyer në copëza në lëngatë
Ndërmjet
fitores e humbjes tret në gjithësi
Sillet
nën vetëtimë në gjak në vetmi e lot
I
thyen krahët ashpër ndër valë e ik e ik e ik
Më
asnjë lajm nga ai asnjë shpresë dot kot
Vjen
e shkon me shpirt shpirtit e ndrit vrik
E
përplasja e çmendur derdhet për frëngji
Të
vijë ai zog i mitit gjakut të rrjedhur në sy
Vija e mbamendjes
Fat
ka ai që arrin ta shkruajë udhëtimin e vet
Nis
në mëngjes e afrohet muzgut të hyjë në natë
Në
çastin e krijimit të ditarit jetësor me kaq vjet
Kapitullit
të parë e të fundit të shkrimit të gjatë
Të
shënojë data e ngjarje në librat ngel në vitrinë
Brezat
në ardhje të radhisin për të bibliografinë
Të
rrjedhin poezi për momente kyçe ndër stinë
Rrënjës
kripës e gjakut barrë të vetme në shpinë
Për
dashurinë e këputur e dhembjen e vetminë
Për
kujtimin e ëndrrat shiut të trishtuar në vetmi
Lumi
në rrjedhë nga e fotogrfon takimin në jalli
E
plepat në rojë rreth ujit nga e flasin gjithësinë
Ndërmjet
afërsisë e largësisë trokut të dhembjes
Për
ta ecur çarjen brenda vijës së mbamendjes
*
Ja
pse çdo gjë mes tej e meje vjen shembjes
Të
kujtohet veç ajo që megjithatë kurrë s` vdes
E
hija e vetmur endet në kohë koti me thes