E premte, 08.11.2024, 07:34 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Nezir Shurdhani – dëshmori i kombit

E premte, 26.06.2020, 10:30 AM


Nezir Shurdhani – dëshmori i kombit

-  Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Me mall e kam rrokë , o, çiftelinë në dorë –

Dua të këndoj këngë për një dëshmorë !

Për një patriot , një bashkëveprimtarë ,

Për një atdhetarë dhe bashkëluftëtarë !...

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani –

           Lum nëna që t’ rriti , o Nezir Shurdhani !

           Bjeshkët e Karadakut janë plot krenari –

           Me gjak të Nezirit që u derdh për Liri !

                       Karadake është krenarë –

                       Që e pati këtë luftëtarë !

                       Për dëshmorin Nezir Shurdhani –

                       Krenohet Kosova , krenohet Gjilani !

Tek vendi i rënies së Nezir kreshnikut –

Çdo vjet bëjmë homazhe n’ fabrikë të Çelikut !

Në çdo përvjetor , ku ka ra dëshmorë –

Do t’ ia mbulojmë varrin me lule kurorë !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Më 22 Qershor 1999 –

Trim Nezir Shurdhani , dëshmorë na ka rënë !

Po tash në këtë datë , n’ homazh shkojmë për vjet –

N’ përvjetor të rënies i bëjmë shumë respekt !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Më 22 Qershor 1999 –

U nda nga veprimtarët , luftëtarët , patriotët në këtë anë !....

Trim Nezir Shurdhani , ra nga plumbi i zi –

Për të mos e gëzuar së bashku këtë Liri !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Rënia e dëshmorit , ka qenë shumë e dhimbshme ,

Java që ka ndodhur , ka qenë shumë e dridhshme !

Kjo ka ndodhë një javë pas hyrjes së UÇK- së

Dhe forcave të NATO-së për Liri plot shpresës !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Një javë pas hyrjes së forcave t’ UÇK-së ,

11 ditë pas hyrjes së NATO-së në mes nesh ,

Falangat e okupatorit trishtuan Gjilanin –

Plagosën tre qytetarë dhe vranë Nezir Shurdhanin !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Familja Shurdhani – familje  e oborrit ,

E ka nderuar vepra dhe gjaku i dëshmorit !

Urojnë mbarë Kosova , Rrethi i Gjilanit –

Lavdi veprës së dëshmorit , Nezir Shurdhanit !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Në emër t’ familjes ka folur ma s’ miri –

Vëllai i dëshmorit Nezirit – Fatmiri !

Falënderoi t’ gjithë për nderimin e vëllait të tij ,

Si t’ gjithë dëshmorëve që ranë për Liri !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Plot emocione nisi t’ flet Fatmiri :

“Për ne , 21 Qershori ka qenë ditë gëzimi,

Sepse vëllai ynë , luftëtarë Neziri –

N’ këtë datë ka ardhë n’ punë si ishte ma së miri !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Duke iu gëzuar lirisë , n’ mbrojtje t’ institucioneve publike –

Nga sulmuesit dhe shkatërruesit e bandave armike !

Por, ai gëzim kishte qenë gëzim i përplasjes ,

Sepse në ora 02:20 minuta të natës !...

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Janë sulmuar rojet e ndërmarrjes së Çelikut –

Nga forcat paramilitare t’ sërbosllav çetnikut !

Janë plagosur tre prej tyre , u mbushën me varrë –

Ndërsa vëllai n’ tërheqje t’ shokut , aty mbeti i vrarë !

           Refreni:

           Po uron Kosova , po uron Gjilani ...etj.

Gjilan, më 22.06.2020 v.         Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora