Kulturë
Neki Lulaj: Mendjemprehti
E marte, 23.06.2020, 11:09 AM
Poeti
Neki Lulaj dhe Prof Dr. Simë Dobreci
Neki Lulaj
MENDJEMPREHTI
(Kushtuar Prof. Dr. Simë Dobrecit )
Ishe
dhe do ngelesh dritë e pasosur
Në
Panteonin tonë kombëtar
Me
rrënjë të thella urtësije stamposur.
Në
Shestan, Ulqin dhe tej, në Ulpianë
Dikur
e dhe para Kosovës “Betimin e Hipokratit“
E
mbeti kurdoherë fjala jote urë mirësije.
Puna
jote e vyer i ngjan majës më të lartë të malit
Fjala
për ty shkulmon në shkolla si det pavdekësie.
Hej,
mos u shoftë kujtimi i mallit Simë Dobreci
Mbete
bash gjerdan i pashtjerrur i shqiptarisë
Një
copë jetë e le në Dardani brez pas brezi
Një
copë tjetër e le në Shestan dhe Ulqin.
Kurrë
s`do t`na shterrojnë krojet e mallit
E
dielli i prushtë qënka sot si furrë qershori
Ngjitet
si re mbi Pinjesh si burrat majë malit.
E
Ti jeton sërish me Biblën e heshtjes në dorë.
Në
rrënjët e ullinjve more bekimin e shenjtëruar
Atje
buzë liqenit të Shkodrës ku nimfat lahen.
E
hëna nusërore ta puth ballin e fisnikëruar.
Duke
mbajtur fort strajcën ku shihen ngjyra Parajse
Tehu
i dhimbjes buzëqeshjen për besë ma ka ngrirë
Por
qëndro krenar në kujtesë e në amëshim.
Se
ti ia ngrite vetes shtatorën e pavdekësisë.
Ngelur
thellë nëpër brezat që në këtë tokë vijnë.
Speyer 20 qershor 2020