Kulturë
Sevdail Hyseni: Burdushi i Luginës...
E diele, 21.06.2020, 08:57 AM
Satirike
Burdushi
i Luginës...
Një
Burdush me prognozën "fejk",
I
ka shtrirë krahët porsi një lejlek!
Me
sqepin e gjatë e këmbët si shtizë,
Provon
Bujanocin ta fundos në krizë!
Shan
e shpif me rend çka i del përpara,
Sidomos
n'zgjedhje kur shtyhet në gara!
Tani
veç kur jemi në heshtjen zgjedhore,
Askush
nga premtimet s'mbetet pas dore!
"Ujku
do mjegull", mirë pat thënë urata,
Lulëzon
tugjarllëku kur pushon fushata!
Vota
jonë e shenjtë është vënë n'spikamë,
Të
dielën tregohen, pelat në "marhamë"!
Për
n'vendin e parë të gjithë i merr malli,
Kësaj
radhe Burdushit s'i buzëqesh falli!
As
n'ëndërr pushtetin nuk ka për ta parë,
Çka
mendon të dielën nuk i del n'pazar!
Kështu
është politika, arti me shumë bujë,
Nuk
shkon gjithmonë kungulli përmbi ujë!
Sevdail Hyseni
(Karikatura nga
interneti e përpunuar)