Kulturë
Gjon Keka: Roli i ShBA-së në dialog i rëndësishëm...
E enjte, 18.06.2020, 09:44 AM
Roli i ShBA-së në dialog i rëndësishëm - të rikujtojmë rolin e presidentit Wilson dhe 14 pikave të programit të tij
Nga
Gjon Keka
Roli
i ShBA është i rëndësishëm në procesin e dialogut, madje pa rolin e tyre dialogu nuk do të mund
të prodhojë zgjidhje dhe as nuk do të kishte garanci. Pse ka dyshime sot?, kjo është e kuptueshme, por jo edhe për t’u
marrë parasysh dyshimet e atyre që nuk e njohin diplomacinë e administratës
amerikane dhe rolin e tyre në përcaktimin e fatit të këtij rajoni.
ShBA
me angazhimin e saj në këtë fushë të dialogut madje duke i prirë atij në
ndërmjetësim tregon se serioziteti i saj është për ta bërë rajonin tonë më
shumë të fokusuar kah e ardhmja e fqinjësisë së mirë, e zhvillimit ekonomik, e integrimit se sa e përkundjes së problemeve
të njëjta e të vazhdueshme në këtë mjedis tragjik të Europës.
Poashtu
për ta kuptuar edhe më mirë se pse roli I ShBA-së është i rëndësishëm në këtë
proces e fazë për Kosovën dhe rajonin, duhet t’I rikthehemi historisë ; rasti i
presidentit Woodrow Wilson më 14 pikat e tij ishte jo vetëm përcaktues, por
edhe shpëtues për fatin e Shqipërisë në atë kohë, sepse me pikat e tij udhëheqëse Shqipëria
shpëtoi nga një copëtim i vazhdueshëm.Dhe tani kjo është tepër e qartë se pa
ShBA në këtë proces do të ishte vështirë të mendohet se do të ketë sukses
dialogu, pasi u pa që nga 2011 e këndej
se si u zvarritën gjërat dhe ja tani jemi në vitin 2020 dhe Kosova në vend se
ta mbyllte dialogun më herët tani do të duhet t’i rikthehet.Por tani me një
energji të madhe nga vetë administrata e ShBA-së dhe kjo mendoj se është
pozitive, pasi angazhimi amerikan gjithnjë përgjatë historisë diplomatike dhe
marrëdhënieve ndërkombëtare ka prodhuar rezultate pozitive dhe zgjidhje.
Shpresoj
se dialogu që do të nis me ndërmjetësimin amerikan të prodhoj rezultate
konkrete, ajo që do të ishte sfidë e radhës është se sa do ta perceptoj një
marrëveshje eventuale bashkimi europian, pasi pas fjetjes së saj ajo tani është
rizgjuar por, mendoj se Bashkimi Europian duhet ta ketë një gjë paarasysh se
nëse një marrëveshje vendoset në atë tavolin ajo është e detyruar ta pranoj,
pasi nuk mund ta shemb vullnetin e palëve nëse ato bien dakord.Megjithëkëtë një
marrëveshje e tillë eventuale do të duhet të marrë edhe pëlqimin e gjithë
institucioneve të politikës së Bashkimit Europian.