Kulturë
Brahim Avdyli: Simbolika e shkrimeve të Thotit dhe krijimi i feve të tjera (V)
E merkure, 17.06.2020, 10:08 AM
Faraoni me kokë të shqiponjës - duke pritur pellazgin iliro-shqiptar - që t`i japë për të pirë...
SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA
(V)
Nga Brahim
Ibish AVDYLI
Çdo gjë që e fillon me padrejtësi dhe me të keq, aq
më pak kur dëshiron që të marrësh një
territor të huaj e të zhdukësh paraardhësit e tij, edhe gjurmët e
ekzistencës së tyre, kjo gjë nuk është aspak e arësyeshme,
nëse është e plaçkitur apo e vjedhur, gjoja “me
fakte”, pa autorizim të mirëfilltë,
e nuk ke aspak të drejtë. Heret apo
vonë do të përfundojë në atë mënyrë siç e ke filluar. Fillimi vie deri te përfundimi, e
fundi i ka dëshmitë e veta.
Të pengosh e të revanshohesh,
apo t`i sulmosh pa kurrfarë logjike
dhe arësyje, popujt e urtë për rreth teje,
me gënjeshtrat e kulluara, këto gjëra
ka
mundësi vetëm një i lindur nga djalli t`i ravijëzojë, edhe në qoftë se
janë doktrina të djallëzuara për fé.
Adhurimi apo besimi për të gjithë njerëzit e botës është i lirë, të cilët Thot-i
i thërriste nga shpirti i bardhë e i shenjtë i tij “vëllezër”, por feja nuk mund tu imponohet me dhunë e dredhi.
Këto gjëra të tjera, parasegjithash dogmat e feve, janë vetë djallëzimi i djajve të errësirës,
janë dije të mbjellura keqas, kundër
Zotit të Madh apo ZOTIT NJË, e
iliro-pellazgët e kanë quajtur ZEU-s, plot Dritë, dhe janë sa herë që e
kërkon njeriu vetëtimën e reve, me dorën
e Zotit, të ardhur prej qiellit, mund
t`i godasë! Le ta dinë se mund të gjëjnë lakenj në mesin tonë, që secili
popull e komb i ka përherë, e ata janë të shlyer nga të gjitha normat morale, që shikojnë çka mund të
lëpijnë te këmbët e të tjerëve, dhe këta janë regrutët në favor të armiqve tanë kombëtar, që i shesin pa turp
tokat tona, në të gjitha anët. Të mos harrojnë se do të kalojnë edhe ata vetë
nga bota e përkohshme bashkë me tipat e tyre, të cilët sot i kanë zënë pozitat
kyqe, por vdekjes nuk do t`i shpëtojnë e
as dënimit të Zotit NJË!
Lufta më e madhe, më e çuditshme e më e rrezikshme vie dhe ka
qenë lufta biologjike, sikur bombat
biologjike të Sadam Hysenit kundër
kurdëve, apo lufta biologjike e këtij viti, e quajtur “Virusi
i Koronës”, e cila i mbylli të gjithë në shtëpitë e veta, me
rregulla të posaçme higjienike.
Shtetet i mbyllën
kufinjtë; tubimet e qytetarëve mbi tre apo katër veta na u ndaluan; distanca dy
metërshe nga të gjithë, rreth e rrotull, u aprovua në fare pak dyqane të hapura
për gjëra jetësore; restorantet, firmat, shkollat e shëtitjet pushuan, me detyrim të vendit, etj. Ku mund t`i mbanim të gjithë këto rregulla,
deri sa nuk kishte një vaksinë të mirë për
të gjithë.
Kjo ishte koha më e
favorshme e lakenjëve tanë, të cilën e gjetën si më të përshtashme për
lojërat e armiqve të urryer, me trojet tona, në favorin e tyre. Turp u qoftë këtyre horrave, të cilët morën
pjesë në këtë lojë të turpshme me tokën tonë, e lënë amanet nga ati i ynë. Asnjëherë nuk e kemi ngritur dorën mbi askend, asnjëherë nuk i sulmuam të tjerët në punën e tokën e tyre; nuk e
duam pasurinë e mallin e huaj, por e bëjmë vet, sepse punojmë, edhe tokën,
pra arën, dhe ishim e jemi ar-bër, të cilat i kemi amanet prej atit të shenjtë,
që
prej Thot-it e këtej.
Ishim shpirti i madh i botës së gjallë, ndërsa të
tjerët na luftonin. Nga
një arësye e gjënin. Jemi tkurrur në majet e maleve tona, nga të gjitha anët. A
e kuptoni ju, të gjithë! Dhuna, patrejtësia, vrasjet e shumta e të pandalura
nga të gjithë sa kishim këtë fatkeqësi që të na suleshin, të na sulmonin, dhe
na detyruan të tkurremi e tërhiqeshim në këto male me gurë, pa asgjë, sepse nuk
dëshironim një luftë me dikend. Dija nuk
do luftë! E djalli ka fuqi, nuk ka arësye, merr turr, pra “do luftë”! Dija është fjalë e urtë,
sheh pak DRITË!
“Lufta u sjellë të gjithëve brengë!” [1] -
thotë personazhi i filmit artistik, të shkruar nga autori i filmit, “Mbretëria Yan”, i luajtur këtu nga Seven Sword. Pikërisht kjo konkluzë, mijëra vite ndër luftëra, edhe e çunit rus, i cili i përshkruan luftërat
e fisit “Martinas”, ta mbushin mendjen.
Ne kemi ikur nga luftërat, me mija dhe qindra vite, por të paskrupultit na e merrnin fatin në dorë dhe luanin siç
dëshironin me ne. Iliro-shqiptarët nuk
e kanë pasur luftën me grabitje, si formë të jetesës së tyre, por punën e mirëfilltë, që të punojnë “tokën e babagjyshit” dhe të jetojne të lirë!
“Helenët e mësuan nga pellazgët artin e punimit të
bronzit, të ndërtimit të qyteteve dhe fortifikimeve”.[2] –
thotë Herodoti.
Iliro-pellazgët ishin të parët që futen në Evropë një
alfabet. Në fillim quhej
alfabeti pellazg dhe prej këtij doli dhe u hartua edhe alfabeti helen.
Pellazgët ishin ilir dhe jo helenë. Plini (Plaku) siguron se pellazgët e dërguan në Lacium alfabetin e tyre.[3]
“...arbërorët (arvanitasit) e lagjeve të Athinës,
edhe pas dhjetra brezash, s`janë greqizuar as deri më sot...”[4] - thotë i njëjti autor, Dhimitër Pilika.
Ne duhet të bëjmë çmos dhe
të ruajmë kudo arvanitasit, edhe pse
pjesa
dërmuese e tyre, mbi 150-200 vite, nuk e flasin më në familjet e tyre gjuhën shqipe,
por e kishin ruajtur dialektin origjinal të arvanitasve, të cilës ata i
thonë “gjuha arvanitase”, e
cila nuk është e vërtetë, sepse ajo është dialekt e jo “gjuhë”. Disa
kanë dalur tërësisht nga lëkura kombëtare arbër
e na e quajnë me “krenari” gjuhë tjetër, pra “gjuhë helene”, sepse e ka një alfabet të veçantë, formën e
shkrimit, jo krejtësisht gjuhën.[5]
Edhe sot mund t`i
kthehen prapë gjuhës shqipe arvanitasit,
në të tërë të ashtuquajturën “Greqi”,
e nuk janë minoritet, por shumicë.
Jo rastësisht po dalim prej çështjes sonë, e po e shfletojmë prapavijën e tyre. Një pakicë „e huaj“, që quhej akej,
kanë ardhur gradualisht në Greqinë e sotme, e lidhur ngushtë për fenë, si
bosht kryesor i fesë së tyre, e
aspak për “komb”.
Na shtrohet pyetja: si
mundet ta sjellë për maje të gishtit dhe të luaj prej periudhës së mbiquajtur “epokave të errëta“, 1200-800
p.e.s.[6]
e deri më sot, shumicën arvanitase;
ta mbajë të lidhur pas sulmeve të një pas njëshmëve ndaj popullatës iliro-pellazge,
e të mos arrijë asnjëherë të zgjohet nga gjumi i rrejshëm shekullor i „grekëve“, të cilët na quheshin “helenë”, e në të vërtetë na qenë një
grusht akej? Pra, feja e krishterë dhe ortodokse është ajo që
i ka paraprirë në luftëra të mëtutjeshme, e jo çështja kombëtare!...
Athua, a e kuptojnë arvanitasit, se janë arbër, se e flisnin gjuhën shqipe, e të cilën e kanë tradhëtuar,
me të ashtuquajturën „gjuhë greko-helene”,
e që ishte gjuha e popullit ilir, e të
folur nga baballarët e tyre, jo nga
gjyshërit, por që u shkrua me një alfabet tjetër?! Kjo është
çudi! Është e pamundur të quhet “greke”
e tërë parahistoria, thua se nuk e
njeh askush historinë ?!
Në radhë të parë, na u
dashka të zhduket Epiri, edhe pse ka
qenë përherë vatra e madhe e gjuhëve të
botës, dhe të bëjnë për vete edhe lakejtë e tyre nëpër Shqipëri, të cilët, sillen
si të marrë. Zoti i Madh nuk
është “grek”, edhe pse aty ka një fé,
por është Zoti NJË, pas nëntë cikleve, të cilat e kanë nga një Zot të Ciklave, i treti
cikël është cikli polar, ndërsa ndërgjegja kozmike ëshë Zotëria i të Nëntës, i cili di gjithçka; ndërgjegjen e vet e ka
gjithmonë; te i cili vdekja nuk njihet;
është infinit në planin e tij, por është
DRITË E MADHE, është ZOTI NJË, e
nuk paraqitet si “qenie materiale”.
Poqese ju doni të dini
më shumë, shikoni të gjitha plakat e
zmeraldit, të përkthyera në shqip nga italishtja, prej Skender Hushit. Ai ishte
Zoti i çdo faraoni në Egjypt, i çdo
gjëje në GJITHËSI, që quhej ATUM.[7]
Emri i Egjyptit, në
gegërishte, kuptohet menjëherë se kështu është thirrur prej popullit shqipfolës të Evropës. Do të thotë se ai është
quajtur kështu nga Yllirët, me Yll në
ballë, që lidhet me gjëndren pineale të trurit dhe direkt me Yllin e
shumëfisht dhe të quajtur SIRI. Emri “Egjypt”
është i gjiut tonë, d.m.th. i Atlantës, [8]jo
i Khemit, prej “gji”, e i cili sot
shkryhet me “i”, në vend të “y”-së.
Përpara i kanë shkruar emrat me “y”, në
pjesët vendimtare. Do të keni rastin që të shikoni në disa shpjegime të tjera,
të yllirishtes (ilirishtes), cilat e
kanë një vend të veçantë në studimet e mia dhe do të ipen më vonë...
Kush mendon se mund “ta vjedh” këtë botë me “mençuri”, ai do gënjehet, i merr mbi qafë të tij njerëzit që i grumbullon dhe
ua imponon religjionet.
Të gjitha mësimet e feve
të tjera janë mësime prej njerëzve që kanë pasur njohuri, por gjëndren pineale nuk kam mundur që ta zgjojnë.
Ata dallojnë si njerëz, ndonëse kanë mësuar prej “Mësuesit të Madh” të Thotit, e thonë se këto gjëra “ua
kanë dërguar engjujt”, madje në shpella, p.sh. Muhamedit në shpellën e malit
HIRA. Për mendimin tim, në shpellë
futen ata të cilët nuk janë të kënaqur me jetën që e bëjnë; në shpellë futen
ata të cilët ikin prej të tjerëve dhe për të mos e nuhatur vijën e keqe e të
shtrembët jetësore, diçka të pamoralshme që e kanë bërë; në shpellë futen edhe
njerëz që i kanë borgje të palara shoqërisë, shtetit e perandorëve, që këto
borgje të shumta lahen me vdekje ose
me burg; në shpellë futen edhe vrasësit e hajdutët, të cilët nuk mund të shkojnë nga kjo jetë pa u hakmarrë, ndaj njerëzve dhe
shoqërisë. Por, më mirë po i kthehemi çështjes sonë dhe besimeve.
Besimet kanë filluar
prej Thot-it dhe më e para është prej Musait, Moses, Moisut, thuhet 1600 p.e.s. Sipas Biblës, emri Moisi (hebrisht Môsceh) do të thotë “i nxjerrë jashtë”. Dy shkonjat e rrënjës së kësaj fjale, “m” dhe “s”, janë shqip, prej Egjyptit, nga
hieroglifet e Thot-it, që do të thotë “fëmijë”.
Edhe më fuqishëm do të na e shpjegonte këtë term historiani i besimeve, filozofi
dhe mitologu, Mircea Eliade, i cili e merr vetë se është “term egjyptian”, me
kuptimin e fjalës: “i lindur, fëmijë”,
në veprën e Fatbardha N. Demit.[9]
Të gjithë sa merren me
këtë çështje të studimit fetar të Musait,
Moses apo Moisiut, mbesin pa e shpjeguar origjinën e tij etnike.
Nuk e tregon asnjë njeri prej izraelitëve dhe ortodoksëve të botës, se prej kah
e kanë prejardhjen të parët e tyre, ndërsa fenë ortodokse e shpiejnë deri “në fillim”. Do të duhej të niseshin prej
faraonëve dhe të mos gënjenin.
Datat nuk përputhen. Në
të gjitha librat e tyre, ka shkelje për vitet. Kjo gjë vjen edhe nga origjina. E nxjerrin “shtegëtimin e popullit izraelit” nga vendi Ur. Atëherë, nuk ka qenë i themeluar “shteti Izrael”, as fisi hebrej, por disa fise nomade e të bashkuara. Ju shikone hartën e këtushme.[10]
I pari ka qenë Mose,
Moisiu, Musa, e nuk “mbahet” pjesëtar
i Yllorëve, por është i Arkadisë.
Arkadia
është gjeneza e Pellazgjisë. Historia na thotë se Moisiu nuk e kishte asnjë njeri i cili do t`i ndihmonte në mbajtjen
e rregullit e të drejtësisë, madje as sistemin e mësimit të popullatës.
Sipas mësimeve fetare të
Torah-ut (edhe unë, si nxënës, në KSA e Kosovës e kam lexuar në gjuhën
artificiale serbo-kroate, për të cilën do të shpjegoj më vonë, sepse nuk ka
komb “serb”, por është një konglomerat fetar) fjala “moisi” do të thotë “mësuesi ynë”; atje thuhet “na mëso... e na shpjego Torah-un”.
Emri “Musa” do të thotë “mësues”.[11] E mësuesi nuk guxon të gënjëjë!
“Muse,
shqip, mësoj dhe musoj, do të thotë: unë mësoj, unë jap mësim. Musoi është
ai që jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën”.[12]
Sipas studiusit Dr. Arif Mati, në këtë vepër thuhet:
“Hebrenjtë i kanë huazuar nga egjiptianët bazat e tyre fetare, ligjet,
rregullat e higjienës dhe supersticionit të tyre”.[13]
Tradita hebreje, duke
shpjeguar për prindërit e Musait të
tyre apo Naos e Nuhiun, sot në shqip; nuk e
thonë aspak të vërteten e origjinës së tyre.
Nga librat e historisë, po e marrim një prej librave tanë më të bukur, për
iliro-pellazgët dhe shqiptarët, Dr. Eqrem M. Zenelajt, i cili na shpjegon me fakte të pamohueshme, se
vendi i parë i pellazgëve është quajtur Pellazgjia,
e cila më vonë e mori emrin Arkadia.
Fjala “arkadi” është një
fjalë pellazgo-ilire-shqipe. Ajo përbëhet prej dy fjalëve të shqipes: “arkë”
dhe “dije”. E kjo do të thotë në
radhë të parë se është arka e dijes,
e thesarit njerëzor, vendi ku ruhet përvoja e lashtë dhe dija e popullit.[14]
Shqiptarët me fjalën “arkë”
e shprehin një sënduk të punuar nga
druri, me kapak për ta mbyllur, në të cilën i ruajmë gjërat më të vlershme të shtëpisë apo të njeriut, pra thesarin shtëpiak. Edhe sot, i
përcjellim vajzat tona në shtëpinë e burrit, sepse ato e kanë për detyrë të punojnë me dorë e të ruajnë në arkën e tyre, çka
i duhet për të krijuar familjes e re.
Ndër të tjera, e ruajnë pajën në
arkë. Arka e barka kanë qenë dy fjalë të përafërta me njëra tjetrën, si dy sinonime të shqipes, ndër të cilat barka
ndërtohej me të njëjtin material, por ishte mjet lundrues dhe e
kishte formën e barkut apo të gjysmëbarkut, që quhej BARKA. [15]
Në dokumentet e vjetra, shpëtimi i Noes,
Nuhës, Noa, nga përmbytja, që përshkruhet “e madhe”, shënohet në origjinal e shqip: “Arca Noë”.
Tregimet dhe legjendat fillojnë me barkën e Nout (Ndout, Noes), të cilën grekët e
shtrembërojnë me Inahusin, me të cilin
ishte Musa/Moisiu.[16]
Nga mitologjia, gjatë
udhëheqjes së popullatës së marrur prej Egjyptit për në “tokën e premtuar”, e kjo
gjë do të diskutohet më vonë, Moisiu
është me një përzierje fisesh, e njërin fis, fisit që i përkiste ai, ishin levitët, që nuk kishin përfituar si fiset
hebrej toka të reja, por kishin
të drejtë të jenë priftërij dhe i shërbenin
një kulti, Zotit NJË, ndërsa
popullata ishte e dalur prej dore, besonte në gjithçka, madje edhe derrit i
ngriste një “kult”.
Sipas traditës hebreje, na ipet diçka tjetër:
mbreti kishte dhënë urdhër të gjithë ushtarëve që të vrisnin të gjithë të
sapolindurve të fisit nomad. Sipas Arif Matit, pasi e mbështollën mirë të
sapolindurin, në djep të shelgjishtes, e leshuan në lumin Nil, duke e ndjekur me sy. E
bija e Faraonit, “e mori me vete dhe e adoptoi”. Sipas Arif Matit, atij ia dha emrin “moshe”,
që do të thoshte: “i shpëtuar nga uji”.
Duke i analizuar hieroglifet, na zbullojnë
se ky ishte bir i vërtetë i motrës së RAMSESIT II, princeshë, e familjes së
denjë të faraonëve, yllorëve, pas Thot-it.
Emri i tij egjyptian ka qenë “Osarsef”.[17]
Në të vërtetë, emri “Moisi” ka të bëjë jo me dy germa të
rrënjës së fjalës, të larguara, por me
shkurtesë të fjalës shqipe dhe të gegërishtes: “mes”.
Edhe sot gegët i thonë
djaloshit “mes”, “mec”, shpegon Arif Mati. Hebrejtë nuk i
kanë shpjeguar mirë hieroglifet fonetike dhe e kanë shndërruar në “moshe” (môsceh), d.m.th.: “fëmijë,
djalosh”.[18]
Këto janë manipulime të
feve, të rrëfimeve për të ashtuquajturit “profetë”,
në radhë të parë të Moisiut, Jezu Krishtit dhe Muhametit, siç e quan vetë tërë Kapitullin e XI, “Manipulimet e historisë”, Arif Mati.[19]
Por, po i përmendim se cilët
janë “profetët”
e feve të krijuara, njëra pas tjetrës: i pari, konsiderohet Moisiu, 1600 vite p.e.s.; i dyti, Krishna,
1500 vite p.e.s., duke iu
faleminderuar ekspeditës së arianëve,
2000 vite p.e.s.; i treti është Zaratrusta, 1000 vite p.e.s.; pastaj vie Buda,
500 vite p.e.s.; dhe i pesti është Jesu Krishti, lindja e Krishtit, i cili
numërohet prej vitit 0.000; dhe i gjashti
apo i fundit për ne, në këtë persiatje studimi, sepse ka edhe të tjerë, është Muhameti, 570 vjet pas Krishtit.
Të tjerët, nuk po i
përmendim...
Hartë e shkputur nga vepra e njohur-Judentum-Geschichte und Gegenwart-Köln 2004
[1] Po e patët këtë film, „Der Königreich Yan“, shikone, dhe do të
ndëgjoni thënien e një artisti të njohur Seen Sword, të thënë mbretëreshës
Donni Yen, nga e tërë mbretëria e tij e shkatërruar.
[2] Shikoni po deshët veprën e e Dhimitri
Pilikës, "Pellazgët, origjina jonë e
mohuar", Botimet Enciklopedike", Tiranë 2005, faqe 340.
[3] Shikoni po deshët veprën e Dhimitri
Pilikës, të përmendur më lartë, faqet 420 poshtë dhe 421 lartë.
[4] Po aty, faqe 423.
[5] Shikoni po
deshët poemikën time me ish-Kryeminstrin dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme
të Greqisë, Teodor Pangallos, „Si mund të quheshin arvanitasit kushërinj të
shqiptarëve, përderisa gjyshi Pongallos i shkruante letëra mbretit të
Shqipërisë shqip, me shkronja arvanitase greke...”, e vendosur me pak gabime ortografike, në faqen time provizore, https://www.brahimavdyli.ch/polemikë-me-pangallosin/.
[6] Shikoni edhe njëherë Arif Matin, te „Mikenët“, në veprën "Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja
e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, faqe 451
[7] Po deshët që të nxjerrni një konkluzë të
tillë shikone librin e Skënder Hushit, „Thoti
i pavdekshëm na zbulon Atlantidën“, EMAL, Tiranë 2009, e për ATUMIN, shikoni
në fund të faqes 151.
[8] Shikoni edhe njëherë veprën e Skënder
Hushit, për këtë shpjegim të saktë, e jo të gjitha shpjegimet, faqe 178.
[9] Fatbardha N. Demi, „Sellenizmi- besimi që sundon Botën”, Botimet DUDAJ, Tiranë 2016,
faqe 137.
[10] Ju, shikone këtu hartën e marrur nga
libri „Judentum-geschichte und gegenwart“,
das Beste aus Reader Digest, Köln 2004, nga faqja 11.
[11] Shikoni veprën e Fatbardha N. Demit, faqe
137, më fund të faqes.
[12] Janë fjalët e Pashko Vasës, „E vërteta nbi Shqipërinë dhe Shqiptarët“,
LMG Argenta, Tiranë 2010, e cituar kështu siç e morëm edhe ne (ndonëse e kemi lexuar Pashko Vasën),
nga vepra e Fatbardha Demit, faqe 138.
[13] Dr. Arif Mati, prej veprës së tij, "Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja
e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, në fund të faqes 535, apo vepra e
Fatbardha Demit, faqe 142.
[14] Dr. Eqrem M. Zenelaj, “Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët/Historiografia
e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro sellenë (Burime arkivore të
vendeve të huaja)”, Botimet Artini,
Prishtinë 2017, faqe 227.
[15] Dr. Eqrem M. Zenelaj, vepra e cituar, faqe 228.
[16] Vepra e cituar, faqe 229.
[17] Vepra e përmendur më përpara e Arif
Matit, faqe 535.
[18] Po aty, e njëjta vepër.
[19] Shikoni ju në këtë vepër, prej faqes 532
e deri në faqen 550.