Kulturë
Atdhe Geci: Agalemët e demokracisë
E merkure, 17.06.2020, 09:06 AM
ZGALEMËT E DEMOKRACISË
(Ata
që kanë tiran në pushtet
duhet
të rrëzohen nga froni tyre!)
Volter
Nuk
janë Coronat dhe as bijat e saj
që
kërcënojnë njeriun e njerëzimit
janë
pushtetarët, shpikësit e vrasjeve masive
korrupsioni
i magnatëve të errtë
dhe
luftërat për fitime e
varre
të reja
Zgalemë
të demokracisë, zgjohuni
me
ju njerëzimi do të flasë njerëzisht
këmbanat
e së keqes po bien me trishtim
Zgalemë
të revolucionit botëror
ngrihuni
kundër varfërisë dhe krimit të urdhëruar
të
radhitur në skeda akoma pa lindur
S´duam
të vritet njeriu nga
padrejtësia
tokësore
të
përjashtohet nga fati lumnisë
nga
dashuria për dashurinë
Duam
jetë, jo përbetim coronash që mbështjell kauzën
e
ligë të demonëve të kamjes plot gjak
Zgjohu
njerëzim, zgjohu vullnet i hekurt i popujve
liria
s´mund të jetë kurrë
më
e bukur
se
lufta për Orën e saj
Fol
Trojë e zgalemëve të demokracisë,
fol
gjuhë e ujit dhe e ajrit,
një
shtëpi është planeti ynë!
që
gjelbër i buzqesh lirisë!
Atdhe Geci - Dortmund, 2020