Kulturë
Ilir Çumani: Lamtumirë o njeri i mirë, mendjendrituri euridit antikonformist!
E hene, 15.06.2020, 11:05 AM
LAMTUMIRË O NJERI I MIRË, MENDJENDRITURI EURIDIT ANTIKONFORMIST...!
Nga
Ilir Çumani
Pas
një sëmundje të rëndë u shua dhe një Meteor i Ndritur i Kulturës tonë
Kombëtare... Na la Moikom Zeqo, Akademiku qelibar, Poliedriku i begatë, Njeriu
që shkëlqeu e ndriçoi me dijen e Tij multikulturale dhe erudite si rrallëkush
ndër të ngjashmit dhe të pangjashmit e Tij.... Sa shumë i dha Kombit pa i marrë
mbrapsht asnjë thërrime.....!!!! Moikom Zeqo lindi më 03 qershor 1949 në
qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohovë
ai morri edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori
Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën
gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i
gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë. Më pas, në vitet
1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më
1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e
Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të
Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua
kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të
Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u
zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së. Më 1997-2005 ka qenë
drejtor i Muzeut Kombëtar.
Është
Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Është autori i
mbi 100 veprave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe
të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter
arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.
Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht,
greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht,
esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.
Është
autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga
personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.
Moikom
Zeqo mbetet një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat
e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si
pionier i postmodernizmit në letrat shqipe. Me ikjen e Tij përgjithmonë nga kjo
botë, Shqipëria do të jetë edhe më e varfër, edhe më e uritur me mungesën e
mëndjeve të tilla të ndriçuara. Të qoftë dheu i lehtë o Njeri i rrallë, Ti
humanisti dhe antikonformisti që nuk heshte asnjëherë në betejën tënde
intelektuale përballë të keqes së madhe të këtij tranzicioni 30 vjeçar.
Lamtumirë Miku im i shtrejntë! R.I.P