Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Ah Rugova
E premte, 12.06.2020, 05:23 PM
Ah Rugova
Nga
Edison Ypi
Shenjtorët,
Profetët, Gjenialët, janë njerëz mes njerëzve si gjith’ njerëzit. Ah Rugova
është dëshmia.
Me
vetëm fjalë nuk mund të thuhen veçse fare pak prej atyre që mendja lodhet,
gjoksi zjen, zemra rreh. Ah Rugova është prova.
Dhemshuria,
Mëshira, Dashuria, nuk janë fjalë si gjith’ fjalët që i merr era, por janë vet’
era. Kush tjetër mundet me qen era veçse, Ah Rugova.
Njeriu
mund të nderohet, krenohet, lartësohet, jo vetëm për çfarë bën, por edhe për
çfarë nuk bën, siç janë shpifjet që nuk shqipton, klithmat që nuk lëshon,
sharjet që idhnojnë, dhe plot të tjera të zeza të tilla. Nuk ka shqiptar të mos
e dijë se i tillë ishte, Ah Rugova.
Shqiptaria
sherret i ka sheshit, tmerret i ha me bukë, plehun nuk e fsheh, turpin ja di
gjith’ bota, ndërsa vlerat i ka të fshehura, të ndryra tek disa individë që
çfaqen rrallë në qiellin e errët të historisë së Shqiptarisë duke u djegur dhe
ndriçuar. Ah Rugova, ishte një kometë e tillë.
Vetëm
në një fshat të Kosovës, ka aq Kanun, urtësi, respekt, rregull, qetësi, paqe,
harmoni, dëshirë për punë, patriotizëm, se në krejt Shqipërinë. Më mirë se të
gjithë këtë e ka dit’ Ah Rugova.
Në
televizionet kosovare nuk çfaqen kurrë hajna. Hajni kosovar preferon t’ja
presin mishin me gërshërë para se t’ja marrin erzin.
Në
Kosovë po të jesh i shoqëruar me një Femër nuk mund të ndodhi kurrë të afrohet
dikush të shqetësojë. Nëse kjo ndodh, këtë atje e ndan vetëm gjaku.
Në
Shqipëri mund të gjesh me mijëra, por në Kosovë nuk mund të gjesh dot bujk që
të ankohet “jam me zemër”. Bujku kosovar punon, s’ka kohë me u sëmur.
Katundet
e Shqipërisë kanë nga disa kafene. Në Kosovë katundet nuk kanë kafene.
Kosova
është më pak “e kënduar” se Shqipëria. Por në Prishtinë ka ishuj qytetarie që
snobave llomotitës të Tiranës as qurret nuk ja hudhin.
Fush’
Kosova, Sharri, Drenica, Istogu, Prizreni, Rugova, Ah Rugova, janë vende
tmerrësisht të bukura, janë ëndërra që me i pa t’kalojn’ mornica nëpër kocka.
Në
katundet e Kosovës mund të takosh eruditë vetmitarë, latinistë, kritikë Arti,
që ta thonë përmendësh Platonin, Virgjilin, Danten, Lasgushin, Fishtën,
Kadarenë.
Kurrkush
në botë nuk i ka ditë këto më mirë se, Ah Rugova.
Ah
Rugova, nuk shqiptoi kurrë një fjalë të keqe për kërrkënd në botë.
Ah
Rugova kurrë nuk mori pjesë në ndonjë miting.
Ah
Rugova i fitoi dy herë zgjedhjet pa bërë asnjë premtim elektoral.
Askush
në Historinë e Shqipërisë nuk ka ditur ta shndrrojë urtësinë në forcë politike
si, Ah Rugova.
Ah
Rugova, ishte sfiduesi i heshtur i burracakëve, llafazanëve, banditave,
kriminelave, vrasësve, hajdutave.
Ah
Rugovën ishte Njeriu, Fisniku, Artisti, Aristokrati, që ja mrriti me e çliru
Kosovën me të vetmen mënyrë që Kosova mundej me u çliru; duke pi raki me
tonelata e duke tymos cigare me kilometra.