Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Greku i gjakut
E marte, 12.05.2020, 12:07 PM
Greku i gjakut
Nga
Edison Ypi
Dy
lezhjanë me xhepat bosh ardhur në Athinë më këmbë.
Një
matjan sykaltër leshverdh i bindur se ishte gjerman dhe duhej të shkonte të
jetonte ku i përkiste, në Gjermani, ku me siguri do kishte sukses të madh, nje
ditë e kapi fshesa e hodhi në Kakavijë.
Një
minoritar gjysëm i çmendur që qan; Atje më shanin “grekofon”, këtu më përbuzin
“arvanos”.
Të
tilla mesele dëgjoja pasditeve në Sheshin Omonia kur punova ca muaj në Athinë.
Muzg
i ngrohtë fundshtatori. Katër durrsakë të uritur. Kokërr leku në xhep. Mes
durrsakve një grek jepte e merrte tu bënte të ditur durrsakëve diçka që
durrsakët meazallah se e kuptonin. Çfar’ thotë ky ? pyet njëri nga durrsakët. E
pyeta grekun anglisht. Greku tha; Nëse njëri nga këta të katër do pranojë të më
japë gjysëm litër gjak për xhaxhanë e sëmurë, do ta marr me taksi, do t’i jap një
drekë të bollshme si ta dojë, do t’i marr gjakun, do t’i jap në dorë 25 mijë
Dhrahmi, do ta kthej me taksi këtu ku e mora.
Ua
thashë durrsakëve të uritur propozimin e përgjakur të grekut.
Katër
durrsakët njëripastjetrit;
-Jam
Çam. Gjak çam në trup të grekut ?! Kurrë !
-Unë
ja jap gjakun grekut. Edhe po të isha çam do ja jepja që me anë të gjakut ta
bëja grekun sadopak shqiptar. Por greku i poshtër kushedi se çfarë hile ka në
mendje, prandaj grekut gjak nuk i jap.
-Edhe
unë mund t’i jap pa problem gjak grekut. Por nuk jam i sigurtë a punon zemra e
grekut me gjak shqiptari.
-Jemi
popuj miq, jemi popuj vëllezër, do iki unë t’i jap grekut gjak shqiptari. Se na
duhen pare për të blerë për të ngrënë.
E
mori greku shqiptarin që kombinoi gjakun me vllazërimin e popujve dhe urinë, e
futi në një taksi, dhe u zhdukën.
Kaluan
disa javë.
Episodi
me durrsak, grek, gjak, refuzim, pranim, më mbeti në mendje disa ditë, pastaj,
të tjera tmerre shqiptareske që dëgjoja tek Omonia, ma nxorrën nga mendja.
Kur
nje dite tjetër i pashë përsëri katër durrsakët. E kishin marrë veten.
Pyeta
atë që i shiti grekut gjakun,
-Si
vajti ajo meseleja me ate grekun që ta bleu gjakun ?
-Më
çoi në një shtëpi në Pire, tha durrsaku. Më dha një drekë të bollshme. Prita të
vinte ndonjë infermiere të ma ngulte shiringën të ma thithte gjakun. Hiç. Erdhi
greku. Më dha 25 mije Dhrahmi. Më solli me taksi ku më mori. Bleva ca gjëra për
të ngrënë. Sot e ksaj dite nuk e di pse greku paret m’i dha por gjakun nuk ma
thithi.
-Kam
unë një spjegim, u hodh miku i tij. Grekët janë shumë të poshtër. E gjitha kjo
është një kurth i ngritur nga ndonjë grek i pasur që do ketë vënë ndonjë bast
për të provuar sa pak vlerë ka gjaku shqiptar.
-Përkundrazi,
tha durrsaku tjetër. Greku e ka thurur këtë mesele për të dëshmuar miqësinë
shekullore mes popujve ballkanikë, të cilët për njeri-tjetrin japin edhe
gjakun, madje me çmim qesharak, përmes shembullit bindës të një shqiptari të
uritur i cili e shet gjakun sa për të mbushur një herë barkun, çka do të thotë
se po të ishte i ngopur, gjakun shqiptar grekut do ja falte.
-E
pamundur, tha durrsaku që foli i fundit. Po të ishte e vërtetë se një shqiptar
ja shet aq lirë gjakun një greku, do ishte e vërtetë edhe e kundërta, që po aq
lirë një grek ja shet gjakun një shqiptari, çka nuk ka ndodhur kurrë, dhe kurrë
nuk do ndodhi.
Tashmë
ngjarjen me gjak, grek i sëmurë, shqiptar i uritur, nuk mund ta harroja.
Kaluan
nja dy a tre javë.
Një
tjetër pasdite, në një tjetër qoshe të Omonias, pashë përsëri grekun e gjakut.
E
pyeta çfarë ndodhi ate dite me gjakun e shqiptarit.
-Kur
arritëm në Pire me atë djalin, tha greku duke qeshur, i thashë xhaxhait që po
jepte shpirt se i gjeta gjak shqiptar. Xhaxhai në shtratin e vdekjes, tha; Gjak
shqiptar në dejet e mia ?! Kurrën e kurrës. Më mirë vdes që këtë çast. Dhe
vdiq.