Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Ju rujt Zoti
E diele, 10.05.2020, 11:48 AM
Ju rujt Zoti
Nga
Edison Ypi
Nga
shpifjet, trillimet, intrigat, fantazitë e çmendura, e keni bërë njëritjetrin
me fol me vete. Ju rujt Zoti nga damllaja.
Kur
bota ndërtonte lokomotiva, aeroplanë, grataciela, zbulonte penicilinën,
formulonte relativitetin, bënte luftra, ja sterrosët jetën Ismail Qemalit që
mes një mijë vështirësish mezi e kompozoi qeverinë e parë. Qysh atëhere e deri
më sot, pas më tepër se një shekulli, ende nuk e keni ndërtuar një shtet për së
mbari. Sipas jush shteti nuk është një shumatore kufizimesh për të mirën e të
gjithëve, por një autoritet imagjinar brenda kokës tuaj që ju mundëson të
punoni sa më pak e sa më keq duke përfituar sa më tepër. Ju rujt Zoti sa të
djallëzuar jeni.
Sado
i madh e i papërmbajtur, vullneti diabolik i diktatorit, pa ndihmën tuaj të
pakursyer nuk mund të ishte i mjaftueshëm për atë mal me spiunime, internime,
burgosje. Për këtë komplicitet kriminal, duhet të ndjeheni fajtorë. Duhet të
kërkoni ndjesë. Duhet t'i falenderoni viktimat për vuajtjet e tyre, pa të cilat
vuajtje, Liria dhe të mirat që gëzoni sot nuk do ishin të mundura. Mirpo hiç
nuk ju vjen zëri. Pranimin e fajit, kërkimin e ndjesës, falenderimin, aspak nuk
i keni ndërment. Edhe pas një çerek shekulli viktimat tuaja vazhdoni ti
përbuzni. Jeni aq të pafytyrë, aq të këqinj e aq të zinj, sa me një pafytyrësi
të paimagjinueshme, sjellësit e Lirisë i bëni dhe fajtorë. Ky është një mëkat e
një turp aq i madh sa për të mos ju rënë damllaja të gjithëve që këtë çast,
mundet me ju rujt vetëm Zoti të cilit duhet ti luteni. S'ka problem se Zotin
nuk e besoni. Zoti i madh i ndihmon edhe ata që nuk e besojnë.
Dosjet
e Sigurimit, herët a vonë, do hapen një ditë. Kur të merret vesh se në ato
dosje e vetmja e vërtetë do jenë rrenat e Sigurimit dhe të zagarëve që mbante
rrotull, do bëhet një tollovi aq e madhe sa do j'u ikin trutë e kokës. E vetmja
gjë do mund të bëni kur dosjet e rrenave do hapen, është t'i luteni Zotit t'ju
ruj trutë e kokës të mos u dalin nga kafka.
T'i
lejosh dhe durosh bijtë bastardë të etërve kriminelë të vazhdojnë të mbajnë
pozita kyçe në administratë, është diçka përtej çdo përfytyrimi. Megjithatë po
ndodh. Vetëm Zoti të cilit duhet ti luteni me gjithë shpirt me ju rujt, mund
t'ju shpëtojë nga një lemeri e tillë.
Ta
shesësh e ta blesh votën, llaftariset kushdo që e dëgjon. Zor se ndodh edhe te
të egjrit e Afrikës, kanibalët e Polinezisë, majmunat e xhunglës, eskimezët e
akujve. Është tmerr me pasoja katastrofike prej të cilit vetëm Zoti, nëse i
teket natyrisht, mundet me ju rujt.
Mbillni,
prashisni, ujitni, korrni, grumbulloni hashash në sasira kolosale. Por vjen ua
merr policia. Policia nuk vjen sepse e ha meraku për hashishin tuaj. Policisë
venë e i thonë, venë i spiunojnë për hakmarrje ata që mbjellin e korrin hashash
më pak se të tjerët. Zoti ju rujt nga spiunimi që i bëni njëritjetrit.
Të
vërtetën katastrofike mbi heroizmat imagjinare të diktatorit që
"luftonte" me superfuqitë e botës si Don Kishoti me mullinjtë e erës,
ju ende nuk e kuptoni. Me këtë budallallëk kriminal ju ende mahniteni, atë
ndyrësirë ende e kujtoni. Ju rujt Zoti sa hajvanë jeni.
U
deshën shekuj që femrat të emancipoheshin. Tani, jo pak prej jush që s'lini
bordello pa vajtur dhe femër pa tallur, femrat doni ti mbuloni përsëri. Ju rujt
zoti nga kjo ligësi më e zezë se ferexhetë e grave që Mbreti vizionar Ahmet
Zogu femrave shqiptare ua hoqi.
Kur
një shqiptar duhet ti spjegojë një shqiptari tjetër ku ndodhet një vend, pyetsi
dhe spjeguesi kurrë nuk merren vesh. Shqiptarët e sotëm nuk dinë ti përcjellin
verbalisht adresat. Askush nuk di ta qartësojë një vendndodhje. Zoti ju rujt që
dini dini shkrim e këndim, por nuk dini Shqip.
Gjeni
turlilloj justifikimesh për të ikur nga vendi më i bukur dhe më i begatë i
botës drejt bodrumeve të metropoleve për të larë tasat dhe pjatat nga yndyrat e
të ngopurve të botës. Ju rujt Zoti nga qorrimi dhe shurdhimi.
Romani
"Tre shokët" ju duket libri më i bukur në botë. Ju rujt Zoti nga
rënia në humnerë me gjithë makinë ndonjë natë të errët kur do kaloni andej nga
Puka.
Shihni
filma shqiptarë. Kjo s'ka shërim. Këtë kancer s'ka Zot që e shëron.