Kulturë
Lamtumirë Moikom Zeqo!
E hene, 15.06.2020, 03:34 PM
Sonila Meço, Gazetare:
Mjeshtri
i madh, ndër të paktët mendimtarë të kulluar këtyre viseve, një monument i
padiskutueshëm kulture e ka siguruar përjetësinë.
Në
kujtim të tij, në vend të një ngushëllimi, drejtojuni librarive sot e merrni
librat e Moikomit, mes tyre mos lini pa shtënë në duar “Laboratorin e
ëndrrave”!
Shkruar
e përfunduar në vitin 1970. Do të kuptoni se çfarë do të thotë të jesh
laborator më vete në një sistem, që as të frymëzon e as të lejon liri krijimi,
që të ndrydh në kanone të egra, duke të të ndikuar formimin, përmbushjen,
realizimin.
Në
fund të librit, Centauri në kapërcyell shekujsh, një ide e Moikomit 20 vjeçar
mbi Moikomin 50 vjeçar do t’ju dëshmojë se përse sot vendit i mungojnë
intelektualë e burra shteti të formuar, se si nis ky proces e se çfarë gabimesh
fatale po bëjmë me zgjedhjet tona.
Kur
e pyetën Moikomin e madh, si erdhën me radhë në profilin e tij erudit historia
e arkeologjia, u përgjigj se ato qenë blindazhi kulturologjik pas ftohjes së
detyruar me poezinë. Ja pra që privimi nuk e shmang dot kurrë mbrujtjen e
intelektualit. Mund të të marrin, vjedhin, shkulin gjithçka, në diktaturë e
liri, por kurrë interesat mendore, edukimin, formimin.
Mbushni
bibliotekat tuaja me Moikomin, kësisoj i keni dhënë jetë të dytë e të tretë e
në vend të ngushëllimit për shuarjen e një njeriu të madh do zërë vend
mirënjohja për mendimtarin, që krijoi e mendoi mes nesh, në gjuhën shqipe, në
tokën e shqipeve në shumë disiplina!
P.S
Herën e fundit e takova të ndriturin Moikom në shfaqjen e Krastës, e fundit
para shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ndihej më i lehtë fizikisht, por
rënduar dhimbjes për çfarë po i bëjmë trashëgimisë kulturore. Zonja e tij e
bukur e mirë i qëndronte pranë dhe kur e pyeta me dëshirën e panginjur për
mundësinë e ardhjes në program, buzëqeshjes së tij dashamirëse, por spërkatur
me dromca pamundësie shëndetësore i shtoi fjalët: “Do të vijë patjetër!”
E
unë do të të kem në studion time i shtrenjti Moikom sa të kem jetë me
trashëgiminë e pashembshme të një monumenti të jashtëzakonshem kulture.
T’kemi
në zemër!
Valon Kurtishi,
Aktivist:
Iku
edhe Moikom Zeqo, nje nga te medhenjte enciklopedike te kultures kombetare;
ilirolog me dije te thella e shumedimensionale per te kaluaren tone antike;
poet me shije e ndjenje te zhvilluar per te bukuren; studjues i holle i
letersise shqiptare e boterore personazhet dhe veprat e se ciles i zberthente
me pedanteri e thellesi akademike; intelektual i fisem qe nuk u largua nga
interesi i gjalle per fatet e Kombit edhe jashte atyre kufinjve londineze; mbi
te gjitha njeri ne keto kohera te coroditura;
Paqe!
Luljeta Dano,
Shkrimtare:
Lamtumirë,
Dijetar i Dritës e Shqiptar i Madh, prof. Moikom Zeqo! Nga mbi 100 librat e tu,
do zgjidhja Kryelibrin: ANIMA MUNDI! Jo se ky libër është ndryshe nga librat e
tjerë të tu, por në çdo titull që përbën këtë libër që nuk do mund të kishte
titull tjetër, është sikur ke rrokur shpirtin e kësaj bote, me të gjithë
arsenalin e një natyre universale që dhuroi në personalitetin tënd, Njohje dhe
Frymë, për shkencat e krijimin: arkeologji, histori, fizikë, filozofi, letërsi,
esseistikë, pikturë... në një ditë humbjeje të rëndë si kjo, për Familjen Tuaj
të shtrenjtë e miqtë e panumërt, për bashkëkohësinë e shoqërisë shqiptare është
heshtje e thellë në zemër!
Udhëtofsh
me Dritën në dimensionet e saj më të arta!
Jaho Brahaj, Studiues:
I
dhimbshem lajmi i ndarjes nga jeta te Moikomit.
Kam
shume kujtime me kete mik, shok, por mbi te gjitha Personalitet i Kultures,
Historise dhe Qyteterimin te Kombit tone.
E
kam te pashlyer ftesen per kafe me 3 janar 2018, vetem 2 dite pasi kisha dale
ne pension.
Ne
hotel Tirana patem nje bisede sikur po fillonte periudha e fillimit te shkrimeve.
Ruaj
si porosi te vyer keshillen e asaj dite: Shkruaj dhe boto, ajo qe shkruhet
mbetet te tjerat ikin ...
Hashim Thaçi, President
i Kosovës:
Me
pikëllim mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit erudit Moikom Zeqo. Me dijet e
shumta nga fusha e letërsisë, historisë dhe shkencave humane, Moikom Zeqo ka
lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare.
Moikom
Zeqo ishte përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të veprimit të saj.
Bota shqiptare me vdekjen e tij humbi një kolos të mendimit dhe dijes enciklopedike. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Moikomit dhe gjithë miqve të tij.
Mehmetali Rexhepi,
Shkrimtar:
MOIKOM
ZEQO (1949-2020) NJË ENCIKLOPEDI SHQIPTARE
Lajmi
për kalimin në amshim për Moikom Zeqon për të gjithë shqiptarët e sinqertë
është i dhimbshëm!... Kam dëgjuar për sëmundjen e tij prej vitesh... Moikom
Zeqo me gjithë sëmundjen nuk ndalej së lexuari, së shkruari, së pikturuari, së
dëshmuari dhe vlerësuari... I kam shprehur mbresa herë pas herësh, përgëzime
për botime librash, tumirje pikëpamjesh... Mirëpo, sëmundja e mori, ngase Ai
nuk do të ndalej në të gjitha gjinitë e artit e të mendimit modern... Padyshim
Moikomi i prirjeve të gjithanshme,edhe me kaq sa shkroi, gjurmoi, studioi,
pikturoi e përmbushi jetën e Tij shpirtërore, intelektuale, artistike, etike,
kombëtare dhe njerëzore...Ngushëllimi i vetëm për qenien e Tij, për frymëzimet,
për pasionet, për kërkimet, për përmbylljen fizike janë moria e veprave, opusi
i gjerë dhe llojshmëria figurative,mendimet e holla të intelektit të Moikom
Zeqos, largpamësia e ndriçimit të dukurive, atyre të padukshmeve, të cilat i
nxorri nga enigmat e dijes, me intuitën e një depërtimi finok dhe,i shtjelloi
me kompetencë përgjitësuese, me shije për lexuesit e niveleve të ndryshme.
Formimi i këtij personaliteti është me dije enciklopedike, i përket tipologjisë
Euro-Atlantike...Moikom Zeqo gjithsesi me veprat e Tija, qoftë të sferës
imagjinative, qoftë të diskursit kritik, eseistik, estetik, historik e filozofik,
pasuroi galerinë e personaliteteve me kontribute kombëtare, duke pleksur modele
të ligjërimit bashkëkohorë europian.
Aleanca për Mbrojtjen e
Teatrit:
U
zgjuam sot me lajmin e hidhur që Moikom Zeqo nuk është më.
Shkrimtari,
publicisti, studiuesi, arkeologu, dijetari, intelektuali, mendimtari, autori i
dhjetra librave, lë pas një trashëgimi dhe emër të madh.
Sikush
e komentonte këtë humbje në mënyrën se si jeta e ka bërë të njihet me të. Miku
i mirë, studiuesi të cilit i prezantova kolanën e veprave, poeti me vargjet për
mrekullinë e vdekjes…
Ne
duam ta kujtojmë sot Moikom Zeqon si një nga figurat më të shquara të
trashëgimisë shqiptare, qytetarin ideal që në një kohë të vështirë e të
pashpresë, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar dhe foli për homo albanicus,
lirinë e tij të mendimit, elitat politike klienteliste, klasën parapolitike
shqiptare dhe situatat parapolitike nëpër të cilat kalojmë si popull,
bajraktarizmin, supermenët dhe zombit, disfatën e mjerueshme të establishmentit
politik. Por përmbi këtë foli për “na t’birt e Teatrit”, ne qëniet që në këtë
kohë kemi kuptuar, jetuar dhe ngritur lart vlerën e lirisë, demokracisë,
kujtesës, dashurisë për sa kemi trashëguar e duam të çojmë përpara në historinë
tonë si shqiptarë.
Përcjellim
sot ngushëllimet tona të sinqerta për familjarët e zotit Zeqo, duke nisur me
zonjën e tij, arkitekten Lida Miraj, bashkëpunëtoren tonë shumë te afërt e cila
ka menduar, punuar e ecur bashkë me ne në qëndresën tonë për mbrojtjen e
Teatrit Kombëtar. Ndajmë dhimbjen dhe jemi pranë tyre në mendime.
Kastriot Frashëri,
Avokat:
IN
MEMORIAM
MOIKOM
ZEQO (3 Qershor 1949 – 15 Qershor 2020)
Lamtumirë
o gjeniu ynë i letrave shqipe!
Ti
ike sot nga kjo botë, pas një lufte të gjatë me shëndetin, pa u ndjerë, krenar
dhe virtuoz, ashtu siç ke qenë përherë, duke na lënë jo vetëm në zi, por edhe
me një brengë dhe një dhimbje të papërballueshme ne miqve të tu, të
përhershëm...
Ti
miku im, për nga dija dhe prodhimtaria intelektuale ishe dhe do të mbetesh
gjithmonë një nga kalorësit më të mëdhenj të kulturës dhe letrave shqipe.
Ti
linde dhe ike nga kjo botë në muajin e luleve dhe jetove në dy kohë të
ndryshme, duke u përballur në epokën demokratikase me Sagën e vuajtjeve të një
pushteti kleptokrat ku dija dhe vlerat nuk respektohen përpara 99-çave. Ndaj ne
sot jemi në Zi për ty Miku im! Në Zi duhet të jetë sot dhe kultura Kombëtare!
Të
qoftë i lehtë dheu Moikom!
Lamtumirë
miku im!
Ilir Meta, President i
Shqipërisë:
Thellësisht
i tronditur për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos, mendimtarit të vyer,
eruditit, zërit të fuqishëm, penës së fortë dhe poliedrike, intelektualit të
angazhuar e të përkushtuar ndaj së mirës publike e interesit kombëtar, dhe
njërit ndër shkrimtarët më prodhimtarë të letërsisë sonë.
Me
një personalitet njerëzor dhe intelektual të jashtëzakonshëm, dishepull i
mirësisë, i miqësisë dhe humanizmit, i përkushtuar me fisnikëri ndaj virtytit
dhe lirisë, përmes një jete të mbushur me kontribute të shumta e të çmuara, si
shkrimtar, studiues, poet, arkeolog, politikan, eseist dhe si filozof,
trashëgimia tepër e vyer akademike dhe kulturore që la pas Moikomi do shërbejnë
përherë si piketa të rëndësishme në kulturën dhe historinë e së ardhmes të
kombit tonë.
Ngushëllimët
më të sinqerta Lidës së dashur, fëmijëve, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve
të panumërt, për këtë humbje të madhe që le pas shumë dhimbje.
Kujtimi
dhe veprat e Tij do të mbeten të paharruara!
Ahmet Selmani,
Shkrimtar:
IN
MEMORIAM
Moikom
ZEQO (1949-2020)
Në
këto orë të hershme, sapo më erdhi një lajmi i trishtë nga Tirana – paska
ndërruar jetë shkrimtari, studiuesi, eseisti, eruditi par exellente, miku im i
shtrenjtë Moikom Zeqo. Fatkeqësisht, kësaj radhe nuk arriti ta mbijetone
leukeminë e llahtarshme. Nuk më shqiten nga mendja telefonatat e shumta,
takimet, bisedat, emailet, kur gjithnjë më thoshte: “Ahmeti im, shëndeti im
tanimë është rrënuar, vetëm një gjë më është forcuar si asnjëherë tjetër.
Aftësinë e të menduarit kurrë s’e kam pasur më të fuqishme sesa tani”. Dhe
vërtet, disa nga veprat e tij më të mira i krijoi pikërisht në periudhën kur
sëmundja po e gërryente nga brenda. Por ai nuk u dorëzua deri në frymën e
fundit. Mbeti hero i letrave.
Ndihem
shumë krenar që e pata mik të mirë. Dhe, aq më tepër, që bëra edhe një libër
modest për krijimtarinë e tij, për të cilin mbeti mirënjohës deri në fund.
Prehu
në përjetësi, Moikom i ndritur!
Lulzim Basha, Kryetar i
PD-së
Moikom
Zeqo, eruditi i letrave shqipe u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë,
duke lënë pas një vepër të lexuar dhe të vlerësuar nga shqiptarët anekënd
botës.
Me
seriozitetin, pasionin për shkencën dhe kulturën, autori i 62 librave me poezi,
studime arkeologjike, mbi historinë e artit, si dhe skenarëve për filma, do të
mbahet mend ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë
kombëtare.
Angazhimi
i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv
dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve.
Ngushëllimet
e mia shkojnë sot për familjarët e Moikom Zeqo, miqtë dhe shokët e tij që do ta
kujtojnë gjithmonë me mall dhe respekt mjeshtrin e letrave dhe historisë
shqiptare. U prehtë në paqe!
Jahja Drançolli,
Studiues:
Shuhet
studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo (1949-2020), një “Burr Ndiçues” (“Vir
illustris”) i ditëve të sotme. Si arkeolog, poet, albanolog, eseist, është një
nga të paktët puna e të cilit ka mbushur më shumë jetë.
Faleminderit
kolegut tonë për gjithçka ka bërë për kulturën dhe shkencën tonë. Pusho në
Paqen e Pasosur Moikom!
Enver Bytyçi, Profesor,
Analist:
Nese
nuk do e kisha njohur nga afer dhe nuk do te kisha lexuar asgje nga Moikom
Zeqo, ndoshta do kisha shkruar ndonje klishe per te. Do ta paragjykoja p.sh
ngaqe ishte mik me Rexhep Qosjen!
Por
jo! Sot u nda nga ne nje personalitet, nje akademik, nje idealist, nje
atdhetar, nje studiues si AI, Moikom Zeqo!
Askush
prej nesh nuk i shpeton qendrimeve subjektiviste, sepse jemi subjekt dhe objekt
ne kete bote! Por Moikom Zeqa do te zërë vend te nderuar ne shkencen dhe
panteonin e studimeve historike, si dhe ne studimet e krijimtarine letrare te
shqiptareve.
Dritë
la nder ne e drit iu bëftë shpirti ne botën e përtejme! Zoti e bekofte me
parajsen e merituar!
Lamtumire
njeriu i mirë i kesaj bote te qelbët!