Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Moikom Zeqo, një enciklopedi shqiptare
E marte, 16.06.2020, 07:35 AM
MOIKOM ZEQO (1949-2020) NJË ENCIKLOPEDI SHQIPTARE
Nga
Mehmetali Rexhepi
Lajmi
për kalimin në amshim për Moikom Zeqon për të gjithë shqiptarët e sinqertë
është i dhimbshëm!... Kam dëgjuar për sëmundjen e tij prej vitesh... Moikom
Zeqo me gjithë sëmundjen nuk ndalej së lexuari, së shkruari, së pikturuari, së
dëshmuari dhe vlerësuari... I kam shprehur mbresa herë pas herësh, përgëzime
për botime librash, tumirje pikëpamjesh... Mirëpo, sëmundja e mori, ngase Ai
nuk do të ndalej në të gjitha gjinitë e artit e të mendimit modern... Padyshim
Moikomi i prirjeve të gjithanshme,edhe me kaq sa shkroi, gjurmoi, studioi,
pikturoi e përmbushi jetën e Tij shpirtërore, intelektuale, artistike, etike,
kombëtare dhe njerëzore...Ngushëllimi i vetëm për qenien e Tij, për frymëzimet,
për pasionet, për kërkimet, për përmbylljen fizike janë moria e veprave, opusi
i gjerë dhe llojshmëria figurative,mendimet e holla të intelektit të Moikom
Zeqos, largpamësia e ndriçimit të dukurive, atyre të padukshmeve, të cilat i
nxorri nga enigmat e dijes, me intuitën e një depërtimi finok dhe,i shtjelloi
me kompetencë përgjitësuese, me shije për lexuesit e niveleve të ndryshme.
Formimi i këtij personaliteti është me dije enciklopedike, i përket tipologjisë
Euro-Atlantike...Moikom Zeqo gjithsesi me veprat e Tija, qoftë të sferës
imagjinative, qoftë të diskursit kritik, eseistik, estetik, historik e
filozofik, pasuroi galerinë e personaliteteve me kontribute kombëtare, duke
pleksur modele të ligjërimit bashkëkohorë europian.