Kulturë
Remzi Limani: E bukura në dimensionin artistik
E merkure, 17.06.2020, 09:08 AM
Pak fjalë për veprimtarinë krijese të artistit tonë, Afrim Shatku
E BUKURA NË DIMENSIONIN
ARTISTIK
Çdo
gjë që shohim dhe prekim, deri në shfrytëzimin e tyre, janë vepra arti, të menduara
nga njeriu për njeriun dhe botën e tij të pasqyruar në shumë dimensione të
shfaqjeve vizuale dhe statike; të gjitha këto formulime dhe kreacione arti janë
të dala nga mendja krijuese për t'i shijuar dhe shfrytëzuar imazhet dhe
zgjidhjet ideore artistike në shërbim të hapësirës së njeriut dhe identitetit
të tij.
Shkruan:
Remzi Limani
Kur
flasim për artet në përgjithësi, patjetër se në kuadratin krujues hyn edhe
arkitektura, profesion ky, me të cilin mirret artisti ynë shumëdimensional
Afrim Shatku. Pra, që nga këtu, arkitekti në fjalë fillon të shqyrtojë e
studiojë çështjen hapësinore, vëllimin, formën, dritën, hijen dhe elementet
apstrakte për të arritur një përfundim artistik. Të gjitha këto elemente janë
bazë themeltare, të cilat poashtu shfrytëzohen edhe në artet figurative, të
cilat z. Afrim i ka për shpirti dhe asnjë ditë nuk i lë anash e mos t'i
prezantojë para publikut krijimet e tij të shumta. Në të parën e punës së tij
prej arkitekti, ai është autorë, kryearkitekt dhe ko - autor i shumë projekteve,
duke filluar prej hapësirave kolektive të baninit, ato të tempujve fetarë deri
tek shtëpitë private, duke e gërshetuar modernen me tradicionalen nën një kulm
të përbashkët. Së këndejmi, kësaj radhe do të flasim për ilustracionet e
Shatkut, të cilat kanë një tredimensionalitet si "pasojë" e punës së
tij prej arkitekti të dëshmuar. Në këtë kontekst, ilustracionet e tij, nxjerrin
një frymë veçane në kuptimin artistik, ku brenda një hapësire shohim kreacone
dhe forma të ndryshme figurative gjirhësesi të pranuara dhe joshëse për t'u
parë dhe për t'u shfytëzuar për ilustracieone në brendi librash por edhe si
kopertina të sukseshme. Në kryevend apo kryefjalë në veprat e krijuesit tonë
respektiv, zë vend portreti dhe figura e femrës, si Nënë, Heroinë, Muzë dhe si
pamje joshëse reale dhe përrallore në kuptimin imagjinar, e pse jo edhe në
kontekstin real, sepse femra është dhurata më e çmuar që e fali Zoti mbi tokë
për ta sfiduar botën mashkullore. Mirëpo, femra tek artisti, Shatku, është
paraqitur në shumë dimensione siç është edhe dimensioni kulturor. Pra, nga
bukuria e nje vashe nudo ku thyhet drita dhe hija mbi trupin e saj, artisti atë
e paraqet edhe të veshur me kostumet kombëtare, për ta nxjerr në pah dhe për ta
kuptuar etninë e saj në dimensionin e trashëgimisë kulturore dhe artistike.
Mëtej,
në ilustracionet e Afrim Shatkut, patjetër vargëzohen pamjet e heronjëve tanë
kombëtarë si artefakte dhe pararojë e një të kaluare të gdhendur në fletat e
historisë jo vetëm kombëtare. Në shfletimet e mëtejme, veprave të artistit
tonë, shohim edhe portretin, natyrën e qetë dhe kreacione të tjera të cilat tok
së bashku flasin me një gjuhë figurative, tashmë bërë leternjoftim
identifikues, me të cilin lehtësisht legjitimohet artisti ynë Afrim Shatku.
Prishtinë, 16. 06. 2020