Kulturë
Xhemaledin Salihu: Urosh S. Sheshum - Serbia dhe Serbia e Vjetër
E enjte, 18.06.2020, 08:02 AM
Pjesë nga libri i lexuar: Urosh S. Sheshum, Serbia dhe Serbia e Vjetër/Srbija i Stara Srbija//1804-1839/, Beograd, 2015
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU, profesor
Arnautlluku/Shqipëria/
Me
formimin e Mbretërisë së Serbisë të Habsburgut, hyrja e këtij emërtimi në
fjalorin e diplomacisë ndërkombëtare, titulli i mitropolitisë së Beogradit dhe
ndikimi i historisë së Mavër Orbinës e Pavël Riterit Vitezoviqit dhe
Stematografije Hristofor Xheparoviqit e Tomas Memerit, emrin e Serbisë e lidhën me krahinën e
Pashallëkut të Beogradit dhe në kuptimin e Serbëve të shekullit 18. Krahinat
serbe të tjera, më herët të quajtura toka serbe prej shekullit 18, fillojnë që
nga ana e Serbëve të quhen eskluzivisht me emra vendor apo vise të huaja të
ngushta ose me emra administrativë dhe
provinca të mbretërisë Osmane dhe Habsburgut
Krahinat
nën pushtetin turk, në jug dhe jug-perëndim të Pashallëkut të Beogradit, nga ana e Serbëve në shekullin 18 dhe pjesës
së parë të shekullit 19, quhen Arnautlluk, ndërsa territoret, në lindje dhe
juglindje quhen Rumelia.Kështu Serbët,
Turqine Europiane, në mbarim të shekullit 18 dhe në fillim të shekullit
19, jashtë Pashallëkut të Beogradit, e ndanin në Bosnje, Arnautlluk dhe Rumeli.
Arnautlluku
si koncept, gjatë shekullit 18 dhe në
fillim të shekullit 19 ka pasur disa kuptime, mirëpo në mbarim të shekullit 19,
ka pasur vetëm kuptimin e krahinës politike apo etnike të Arbanasve.
Kështu
Karadjordje, në maj të vitit 1809 i shkroi gjeneralit rus Aleksandër
Prozorovskit, se Serbia është e rrethuar nga armiqët: Bosnja, Arnautlluku dhe
Rumelia.
Çfarë
kanë kuptuar Serbët me Arnautlluk, në mbarim të shekullit 18 dhe në fillim të
shekullit 19? Kuptimi i origjinës Arnautlluk rrjedh nga terminologjia osmane në
shekullin 17 dhe ka treguar territoret kryesisht të banuara me
Arbanasë,_Arnautë/shqiptarë/, me të gjitha karakteristikat shoqërore, sociale,
politike të bashkësive arbanase, edhepse në mbretërinë Osmane asnjeherë nuk ka
ekzistuar njësia administrative Arnautlluku, në të cilin, në shekullin 17 janë
përfshirë Sanxhaku i Shkodrës, Ohrit, Dukagjinit, Elbasanit, Florit dhe
Delvinës.
Vet
Arbanasit, sipas Bicit, një shqiptari ortodoks dhe konzullit rus në Himarë, në
mbarim të shekullit 18, nën Arnautlluk ose Shqipëri kanë nënkuptuar krahinat
nga Mal i Zi, në veri deri teë Arta, në jug, gjegjësisht territorinë e
Shqipërisë së sotme, me plotësim ka përfshir edhe Epirin.
Emri
Arnautlluk është shfrytëzuar edhe në fillim të shekullit 19, në kuptimin
politiko-gjeografik, si krahinë nën kontrollën e pashave arbanasë ose krahinë,
në të cilën trupat turke kanë qenë të përbëra nga Arbanasit.
Në
shkresën e Karagjorgjit dërguar Rodofinikinu më 26.12.1808, në Arnautlluk janë
numruar këta qytete: Spuz, Podgorica, Zhablaku, Bari, Ulqini, Shkodra, Durrësi,
Lezha, Moskopola, Tirana, Vlora, Kavaja, Kruja, Toptani, Tetova, Gusinja,
Plava, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Belopola, Prishtina, Vushtria,
Kaçaniku dhe Shkupi.
Gjatë
tri dekadave të para të shekullit 19, këto territore ishin nën drejtimin e
gjysëm të pavarur të pashallarëve arbanasë: Pashallëkun e Shkodrës e kishin
Bushatlijtë,të Metohisë e kishin Begollët dhe Rotulët, të Prishtinës dhe
Gjilanit e kishin Gjinollët,të Vushtrisë dhe të Mitrovicës e kishte Mahmud
Begu, të Gusinjës Ali Pasha, të Novi
Pazarit/Pazari I Ri/ dhe të Sjenicës e kishin Ferhatagiqët, të Leskovcit e
kishte Shashit Pasha, të Vranjës e kishte Mehmed Pasha, të Shkupit dhe të
Kumanovës e kishte Avzi Pasha, të Tetovës e kishte Rexhep Pasha, të Ohrit e
kishte Xhelaledin Begu, të Tepelenës dhe Epirin e kishte Ali Pasha.
Të
gjithë pronarët e këtyre krahinave kanë qenë Arbanas ose janë mbështetur në
forcën e Arbanasve, të cilët kanë mobilizuar popullatën lokale.
Lista
e qyteteve arbanase sipas Karagjorgjit, të cilët i vendos në Arnautlluk, në
qeverisje të Arbanasve, një pajtim se koncepti Arnautlluk , gjatë kohës së
Kryengritjes së Parë Serbe ka pasur jo vetëm kuptim gjeografik por edhe
politik.
Krahas
kuptimit gjeografik dhe politik të gjërë,
Arnautlluk janë quajtur edhe krahinat me vendbanime të shumta arbanase,
sikur edhe vendbanimet vetanake, në të cilat ishte prezente popullsia arbanase.
Në
burimet sërbe, kujtimi i parë mbi konceptin Arnautlluk, është përdorur në vitin
1732, kur murgu i Deviçit shkroi se
Topal-Osman Pasha: “eci nëpër Arnautlluk dhe shumë Arnaut i preu dhe i plaçkiti
pa numër”
Pastaj
Arnautlluk e quajti edhe bylykbashi i Quprisë. Arnautlluk mban emrin edhe nje
fshat Pranjana në Takovë.Poashtu banorët e Sjenicës në Shumadi quheshin
Arnautë.
Andaj
emri Arnautlluk kishte edhe një kuptim etnik, ekvivalent arnaut në tokat
serbe.Karakteristikë është se termini Arnaut si sinonim për Arnautlluk i
ndërtuar dhe me origjinë serbe, nga pjesa e parë e shekullit 19 e takojmë në
rrëfimet e njerëzve nga viset serbe-arnaute.
Pos
kuptimit primar, rëndësisë gjeografike, politike dhe etnike, koncepti
Arnautlluk është shfrytëzuar të tregoj grupën Arbanase- Arnaute, pa marrë
parasysh territorin ku gjendeshin.
Një
pjesëmarrës i Betejën së Çegrës, në kujtimet e tija shprehet se Milloje
Petroviqi është mundur nga Pasha i Nishit, Leskovcit dhe Arnautllukut.
Njëjësimi
i gabuar Arnautluk me Shqiperinë, për herë të parë te Serbët lajmërohet në kohën e Kryengritjes së Parë
Serbe si pasojë e përkthimit tekstualisht të fjalës Arnautlluk në gjuhët e
huaja: gjermane, françeze, latine, ruse, në të cilat termi Arnautlluk ishte i
pa njohur.Mirëpo, edhepse njëjësimi filloi i termit Arnautlluk me termin
Shqipëri, Serbet disa dekada pas Luftës së Parë Serbe filluan ta pranojne
termin Shqiperi.Këtij njëjësimi nga Arnautlluk në Shqipëri iu bë kumbar Vuk Karaxhiqi.Kështu Karaxhiqi në Fjalorin e
serbishtes përktheu Arnautlluk në terminin latin dhe gjerman Shqipëri. Pastaj,
këtë përkthim e pranoi edhe Gjuro Daniçiq në Fjalorin e tij të gjysmën e dytë
të shekullit 19. Të njëjtën spjegim e dha edhe Abdullah Shkaliq. Ndërsa
Karadjordje në vitin 1813 i bëri një kërkesë Petrit I që me demonstrata
ushtarake t’i frikësoj Arbanasit që e tërë Arnautia mos të niset për
Serbi.Termin Shqipëri e përdorën edhe shkruesit
e Karagjorgjit dhe Millosh Obrenoviqit.
Me
hyrjen e emrit Shqipëri si sinonim i Arnautllukut në fjalorë nuk e përjashtoi
termin Arnautlluk, as që hyri në pranim emri Shqipëri si kuptim gjeografik te
elita politike intelektuale serbe deri në fund të pushtetit të knez Milloshit.
Shprehja Shqipëri bëri ndikim, sepse u shfrytëzua për themelimin e Shqipërisë
së Epërme dhe asaj Serbe. Këtë kuptim e ndërtoi avanturisti Nikolla Radonjiq
Vasojeviq dhe me te përfshinte
territorin e Malit të Zi, pjesën e Hercegovinës së Vjetër dhe Shqipërinë
Veriore të Sotme.
Ami
Bue bëri një përshkrim dhe një hartë të krahinës dhe këtë punim të tij ia paraqiti qarqeve
shkencore europiane. Ami Bue e kuptoi se kjo “Shqipëri” nuk paraqet
ekskluzivisht territorin arbanase dhe më vonë sikur e quajti edhe Shqipëria
Serbe.Kështu punimet e Ami Bues në perëndim dhe artikujt e Vasojeviqit si dhe
përkthimet e veprave të tyre në Serbi ndikoi që termini Shqipëri të depërtoj
edhe te Serbët. Kështu këtë termin e shfrytëzoi edhe Ilija Garashanini në
veprën e tij : “Naçertanija”
Gjilani
Në
fillim të shekullit 19, përkundër ramjes së disa qyteteve me rëndësi :
Vushtrisë, Artanës, Sjenicës dhe Mitrovicës, Gjilani fillon të rritet dhe
zhvillohet, deri atëherë agrar.
Fshati
i dikurshëm, Gjilani, duke faleminderuar përkujdesjes së zotërive kosovarë,
Gjinollëve, deri në fund të viteve
30-ta, të shekullit 19, rritet në qytezë me shumë rëndësi.
Kështu
familja shqiptare Gjinollët, qendrën e Kadillëkut të Artanës e kaluan në
Gjilan, në mbarim të shekullit 18 dhe në te ndërtuan konakun , duke formuar për
rreth rezidencës së tyre një çiflluk me disa shtëpi serbe çifçi.
Në
mbarim të shekullit 18 dhe në fillim të shekullit 19, Feliks de Bozhuri,
Gjilanin e quan fshat të madh, qytezë me disa grupe të shtëpijave, për çka
zhvillimi i qendrës administrative ndodhë nën përkujdesjen e pashallarëve.
Kështu fshati i dikurshëm shumë shpejtë rritet dhe më 1807, udhëpërshkruesi
francez Pukvilli shkruan se Gjilani kishte 300 shtëpi.
Në
mbarim të viteve të 30-ta, të shekullit 19, numri i banorëve të kësaj qyteze
sipas Ami Bues lëvizte prej 1.500 deri më 2.000 dhe shumica e tyre ishin
Arbanasë, kuptohet sipas Ami Bues.
Arbanasit
dhe muslimanët nga qytetet kasabat dhe pallankat e krahinës së Moravës,
Krushevcit, Aleksincit, Paraqinit, Raznjës, përshkak të zgjërimit të
kryengritjes serbe u vendosën në Leskovc dhe Nish, ndërsa një numër I madh I
tyre u vendosën në Tiplicë, Pusta rekë, Llab, Shalë. Arbanasit e Krushevcit dhe
popullata tjetër muslimane , sipas tregimit të pjesëmarësve , përshkak të
ndjekjes së tyre u vendosën në Leskovc.
Ajani
I Paraqinit në bisedë më kryengritësit serbë kërkoi besën, nëpërmjet të së
cilës do t’I lejohet kalimi I lirë, me çka vërtetohet se këta ishin me origjinë
arbanase.Para së këto krahina: e Razhnjës, Aleksincit, Paraqinit t’I
bashkangjiten Principatës së Serbisë, ato ishin ngritur në kryengritje, sipas
autorit përshkak të zyllumit të arbanasve.Pastaj autori shkruan se shumica e
popullatës muslimane, para vitit 1806 në përqindje të madhe ishin Arbanasë.
Në
periudhën e viteve 1815-1833, pandurët, ushtria, sahabitë, popullsia muslimane
e qytezave Krushevcit dhe Quprisë, të cilëve iu shkrua vendi I vendlindjes,
kryesisht ishin Arbanasë nga fshatrat e Toplicës.
Gjatë
viteve të 30-ta dhe të 40-ta të shekullit 19, si vendbanime arbanase përmenden
këto fshatra të Toplicës: Klisurica, Deshillova, Xhigolli, Prekopuca, Spanca,
Kostenica, Mikullovci, Babotinca, Reçica, Pllana e madhe dhe e Vogël, Bresnica,
Sibnica, Gërguri, Novosella, Sagonjeva, Çuçalla dhe Muzaqi.
Në
këto vendbanime kishte numër të vogël të popullatës serbe në shekullin 18,
ndërsa ndërrimi etnik ndodhi në vitet e 30-ta të shekullit 19, gjegjësisht në
kohën e kryengritjeve serbe.
Kështu
Ami Bue gjatë viteve 1836-1838 konstatoi se Toplica dhe Pusta Reka, gjegjësisht
rrethina e Kurshumlisë dhe Prokuplesë, në pjesën më të madhe ishin të
popullzuara më Arbanasë muslimanë.Poashtu konstatoi se edhe rrethina e Toplicës
së Epërme ishte e populluar me Arbanasë muslimanë dhe këtë argument e shënoi në
hartën e Turqisë Europiane nga vitit 1847.
Arbanasit,
në pjesën e dytë të shekullit 18 paraqitnin bazat mobilizuese kryesore të
janiçerëve dhe njësiteve kërxhalive si dhe ushtrinë e paguar të pashallarëve
edhe jashtë rajoneve ku Arbanasit jetonin dhe vendbanonin.Kudo që ishin, sipas
autorit paraqitnin forcen shkatërruese. Kështu, përshkak të kësaj nga Nishi u
larguan Janiçarët arbanasë, por edhe fqinjët arbanasë.
Janiçerët
arbanasë ishin faktori destabilizues edhe në pashallukun e Beogradit prej vitit
1768, ndërsa udhëheqësi I tyre, dahija
që sundoi me pashallukun deri më 1777 ishte Arbanasi Hazhi Mehmed
Klimenti.Fituesi dhe pasardhësi I Hazhi Klumentit, Halidi u mbështet dhe mori
përkrahje nga njësitet arbanase.Pastaj edhe Deli Ahmeti, I cili e mundi Halidin
më 1782 tentoi ta kthej pushtetin me ushtarë arbanasë prej 500 vetave.Kjo
tregon praninë e popullatës arbanase në këto krahina.
Prezenca
e Arbanasve në ushtrinë e dahijëve, kryengritësit serbë I konfrontonte me
Arbanasit.
Kështu
në kryengritjen serbe të vitit 1804, në betejat në Rudnik, Batoçinë dhe
Jagodinë, kryengritësit serbë u ndeshën me garnizonet arbanase ose njësitet e
tyre.Turqëve të burgosur I erdhën në ndihmë bulukbasha janicar Plaka me 150
Arbanasë nga Karanovci/Kragujevci/ dhe njësitë e Çillak Alijës nga
Çaçaku.Arbanasit I erdhën në ndihmë edhe Turqëve në Qupri, në Krushevc, në
Jagodinë,Kragijevc, e vende të tjera.Kjo e tregon prezencën e Arbanasve në këto
krahina.
Pjesëmarrjen
me rëndësi të Arbanasve jo vetëm ndaj kryengritësve serbë, por edhe në betejat
e Turqisë me Austrinë dhe Rusinë.
Arbanasit
në Toplicë, Pusta Rekë, në Gollak dhe në Karadakun e Preshevës e Kumanovës
formuan neë fillim të shekullit 10 organizatën fisnore dhe sistemin barjaktar
sipas shembullit të vendlindjes së vjetër në Shqipëri. Arabanasit e këtyre
krahinave ndërtuan një autonomi arkaike.
Kështu
në tentimin e largimit të Arbanasve të Gollakut nga pushteti turk, këtyre u
erdhi në ndihmë fisi Mavriq, me një numër luftëtarë të armatosur, të radhitur
në 4 barjaqe. Pas këtij fisi erdhi në ndihmë edhe fisi Krasniqi dhe një fis
tjetër i pa emër.
Shënimet
e para thonë se kundër kryngritësve
Arbanasë të Krahinës së Pusta rekës, Llabit, Gollakut erdhi Shashit pasha i Leskovcit më
1790.Ndërsa Hysein Pasha në Pashallëkun e tij të Vranjës më 1823 dërgoi një
ekspeditë ndëshkuese, e cila dogji 6 fshatra arbanase dhe preu 800 Arbanasë.
Kryengritjet
arbanase vazhduan, u ngritën Arbanasit e Toplicës rreth Kurshumlisë, pastaj
Arbanasit e Llapit u ngritën kundër Jashar-Pashës prej vitit 1826 deri më vitin
1839.
Kryengritësit
e Gollakut në mbarim të 1820 dhe në fillim të 1821 u ngritën sëbashku me
Arbanasit e Pusta Rekës kundër Shashit-Pashës, i cili ndëshkoi me të madhë këto
dy krahina Arbanase.
Arbanasit
e Kardakut u qetësuan më 1831, kur vendbanimet e tyre u dogjën, ndërsa robët u
dërguan në Carigrad/Stamboll/, pastaj edhe kryengritjet pushuan në këtë anë.
Pas qetësimit të Karadakut, një farë Pauni shkroi: ishte qetë, shumë qetë.
Dinastija
arbanase e sanxhakbegëve të Krushevcit ngritjen e pati në fillim të shekullit
18. Kështu Deli Hasan-pasha, një i
afërtë i Bushatlive të Shkodrës u bë sanxhakbeg i Krushevcit më 1717.
Në
pashallëkun e Vranjës, në fillim të shekullit 18 deri më vitin 1842 sundoi
dinastia turke apo arbanase e afërtë me Koxha Hysein-pashën, themelues i
dinastisë. Kështu në fillim të shekullit 19 sundoi Qor Mehmed-pasha, stërnip
Koxha Hysein-pashës. Ky pasha indihmoi të shpërnguluritë të krishterë që erdhën
në rrethinën e Vranjës, ndërsa Hysein-pasha udhëhiqte politikë të ashpër ndaj
Arbanasve. Kështu i ndërpreu shumë privilegje të dhanura më herët, i ndëshkoi
me tatime dhe çdo kryengritje të tyre me gjak e lante. Për t’i luftuar
kryengritësit arbanasë me të holla i paguente edhe popullatën serbe, të cilës i
lejonte mbajtje të armëve, sikur në mbrojtje të fshatrave serbe.
Derisa
në rajonet të tjera, polakët e fushave ishin Arbanasit, te Hysein-pasha polakë
të fushave të tija ishin serbët.Kështu dy fshatrat e Hysein-pashës, Rakovci dhe
Llopardinca ishin pykë etnike serbe, në territoret etnike arbanse të Binaçka
Moravës dhe në anën e djathtë të Moravicës. Pra, çifligjet e pashës, si dhe
çifligjet e Xhinollëve në krahinën e Gjilanit paraqitnin mur etnik, i cili nuk
lejonte përhapjen e Arbanasve në anën e majtë të Moravicës dhe në
Pçinjë.Poashtu, Pasha tregoi mirëkuptim në kërkesën e serbëve në Vranjë, për të
ndërtuar kishë katedrale, ai i thirri në darkë afro 60 përfaqsues popullorë
serbë dhe kërkoi që kisha që duhet të ndërtohet, duhet të jetë më e bukur se
kisha në Shkup, Prilep dhe Veles.Ndërtimin e kishës e ndihmoi me shumë para,
100.000 groshë dhe lejoi që Serbët të marrin rrush nga vreshtat e tij.
Pas
Kryengritjes së Dytë Serbe, sidomos pas vitit 1821, u intensifikuan ardhjet e
popullatës serbe nga Serbia e Vjetër dhe Maqedonia, si dhe nga Turqia, në
përgjithësi, kur filluan presionet turke për shpërngulje të popullatës
ortodokse sllave, sidomos tatimi i madh i saj merr përmasa të mëdha.Këto fillojnë ta rrezikojnë çarshinë ortodokse
sllave.Grupën më të madhe të ardhacakëve e bënin Cincarët, të cilët gjatë
shekullit 19, sidomos në vitet 1821-1822 vërshuan dhe popullzuan vendbanimet e
Pashallëkut të Beogradit.
Në
këtë situatë më së shumti u popullua Jagodina, të cilën gjatë vitit 1813,
sidomos pas vitit 1821 e lëshuan popullata muslimane/shqiptare/ nga frika e
kryengritjeve serbe.
Në
kryengritjet serbe, më së shumti pati viktima të popullatës muslimane, sidomos
popullatës arbanase, e cila kishte grupën e popullatës së të rriturve, të
mashkujve të aftë ushtarakisht. Edhepse në këto kryengritje, ata shkonin të
papërgatitur dhe me armatim të dobët si dhe të pa mësuar me taktika ushtarake,
të përgatitur vetëm për luftë guerile, ata ktheheshin të përgjysmuar nga
hapësirat e Serbisë së Vjetër. Kështu një numër i madh i Arbanasve vdiqën në
luftë me kryengritësit serbë në Deligrad, Kamenicë, e në vende të tjera.
Sa
muslimanë/arbanasë/ nga Principata e Serbisë janë shpërngulur në hapësirat e
Serbisë së Vjetër nuk kemi mundur t’i vërtetojmë, mirëpo përshkak se këta të
shpërngullur dhe të ikur gjatë kohës së kryengritjes së parë serbe, mund të
konstatojmë se ka pasur sikur në vitet 1804-1813, ndërmjet 10.000-11.000 dhe në kohën e dendësisë së së vogël të
popullsisë, këta e përbënin një grupë shumë të madhe.
Në
Mbretërinë osmane ishte vështirë të përcaktohet numri i banorëve dhe struktura
e saj nacionale. Angazhimi i Ami Buesë, për ta caktuar saktë numrin e
popullatës të pashallëqeve, kazave dhe nahive të Serbisë së Vjetër ishte si
vështirë, sepse vlersimet ishin të pasigurta dhe punë jo mirënjohëse. Vlersimi
kualitativ i Ami Buesë u bë vetëm ndaj popullatës së pashallëkut të Nishit dhe
Tetovës.
Regjistrimet
turke të popullsisë nga viti 1831 në kazanë e Nishit regjistrojnë 18.343 të
krishterë, obligues të xhizës, 1.862 muslimanë/arnautë/, 575 romë dhe 178
ebreitë meshkuj, ndërsa në kazanë e Pirotit regjistrojnë 27.643 të krishterë
meshkuj, 1.341 muslimanë dhe 379 Romë.
Pra,
sipas evidencës turke në pashallëkun e Nishit kishte 50.321 meshkuj dhe nëse
llogarisim se po aq kishte edhe femra, atëherë Pashallëku i Nishit kishte
100.642 banorë.
Ami
Bue konstatoi se nahija e Prokuplës dhe Kurshumlisë kishte me shumë arnautë
muslimanë se sa të krishterë Serbë e Bullgarë, ndërsa kazanë e Nishit,
Leskovcit dhe Pirotit dhe nahinë e Bellapallankës i paraqiti ekskluzivisht të
banuara nga Bullgarë të krishterë.
Kazaja
e Vranjës, Artanës dhe Gjilanit, sipas Ami Buesë ishin të populluara me Serbë,
Bullgarë dhe Arbanasë.
Për
popullatën e Tetovës thotë se e bënin Bullgarët, Turqit dhe Arbanasit.
Popullatën
muslimane të Krahinës së Rashkës e bënin Arbanasit nga fiset: Kelmendi, Hoti,
Shkrijeli dhe Shala.
Arbanasit
nuk patën mundësi të kapërcejnë murin e popullatës të krishterë dhe murin e
serbëve të islamizuar malësor/sipas autorit/ dhe se deri në fillim të shekullit
20, ata iu nënshtruan një sllovenizimi të madh.
Nga
gjysma e viteve të 20, të shekullit 19, me përforcimin e autonomisë dhe fuqisë
së princit Millosh, Serbia u bë vatër e Serbëve të islamizuar me forcë/autori/
dhe të gjithë të krishterëve në Mbretërinë Osmane, të cilët me dëshirë u
konvertuan në sllavoortodoksë.
Në
fund të librit, autori shkruan se në të gjitha këto lëvizje, sidomos para,
gjatë dhe pas Kryengritjes së Parë dhe të dytë Serbe, Arbanasit, sidomos të
Toplicës u ngritën në mbrojtje të tokave dhe shtëpive të tyre, në luftë
vetanake, por edhe në kuadër të ushtrisë turke.