Kulturë
Sinan Gashi: Dy poezi nga cikli ''Vargjet e jetës time'' të Tomorr Alikos
E merkure, 17.06.2020, 11:20 AM
DY POEZI NGA CIKLI “VARGJET E JETËS SIME” TË TOMORR ALIKOS
Nga
Sinan GASHI
Autori
i këtyre poezive, Tomorr Aliko (1925 - ) është nga Libohova (Shqipëri). Që 17
vjeç përqafoi idetë nacionaliste, kur edhe u bë anëtar i “Ballit Kombëtar”,
udhëhequr nga Mit’hat Frashëri. Për idetë e tija denohet me burgim të
përjetshëm. Lirohet më 1963, pas 17 vjet burgimi. Pastaj internohet në
Mamurasë, deri më 1991. Pas këtyre katrahurave dhe përjetimeve rrëqethëse të
burgjeve e inerenimeve, ai botoi librin “Fundi i udhës së gjatë” (Tiranë,
1999), ku janë dhënë kujtimet e trishta
të dhunës, shprehur me plotë emocione. Për ata që ishin dënuar me pushkatim me
varje, me burg të përjetshëm etj., jepen edhe lista të atyre që bëjnë
vetëvrasje në qeli ose në spitalin e burgut. Shkrimet ilustrohen me foto
portrete dhe pamjeve të Burrelit, ku u dergjën intelektualë e krijues të
shquar, shumica të shkolluar në universitetet perëndimore. Është domosdoshmëri
të përmenden disa, si: Musine Kokalari, Xhevat Korça, Sabri Dangëllia, Zef
Kadare, Terenc Toçi, Jakov Milaj, Gjergj Kokoshi, Hasan Reçi, Arif Gjyli, Pjetër
Meshkalla, Mirash Ivanaj e të tjerë. Veç këtyre dokumentarëve, Aliko shkruan
edhe vargje, të motivuara nga jeta e ferrit. Po i botojmë dy poezi që u
kushtohen dy personaliteteve; shkrimtares e demokrates Musine Kokalari dhe
atdhetarit Mirash Ivanaj, nga cikli i poezive “Vargjet e jetës time”.
Tomorr Aliko
BURRIT TË SHTETIT
(Atdhetarit Mirash
Ivanaj)
Mërgove
se s’pranove pushtimin
S’duroje
tiranë, s’pranoje nënshtrimin
N’Azi
u degdise, atje gjete strehimin
Shtatë
vjet të tëra prite çlirimin
Erdhe
se mendove që Shqipëria u çlirua
Që
shqiptarët e shporrën robërinë
Nuk
e dije që vendi prapë u zaptua
Nga
klika komuniste e lidhur me Serbinë
Erdhe
se në shpirt të vlonte malli
Për
tokën mëmë, për Atdhetarë
Për
ata që rrebeshit i bënë ballë
Për
ata burra që dikur ishin ndarë
Të
pruri balta, erdhe përsëri
E
prisje këtë ditë me mall e dashuri
Se
gjaku i kulluar të vlonte në gji
I
gatshëm që jetën ta bëje fli
E
kujtoj sa herë Mirash Ivananë
Atë
burrë shteti që na mbante pranë
Sigurimsat
për të çfarë nuk thanë
Agjent
i Imperializmit anglo-amerikan
Si
armik populli e dënuan
Patriotin
e cilësuan armik
Në
spitalin e burgut e helmuan
Agjentët
e Bashkimit Sovjetik.
PISHTARES SË DEMOKRACISË
(Musine Kokalarit)
Më
kujtohet ishte nëntori në të mbaruar
Të
pashë Musine të përlotur, të trishtuar
Të
ndoqa pas me një hov rinor në zemër
Ndalove
sapo të thirra në emër
Në
krahët e mi me dhimbje të pushtova
Për
Muntazin e Vesimin të ngushëllova
Që
terrori komunist u mori jetën
Se
ishin shqiptarë, thonin të vërtetën
Një
dhimbje ndjeva kur të pashë në sy
Gjithçka
për ty ishte kthyer në zi
Si
burrneshë dy fjalë m’i the
Vëllezërit
e mi vdiqën për atdhe
Të
pashë përsëri në burgun e vjetër
Muri
që na ndante- i trashë një metër
Në
mes të shoqeve flisje, ligjëroje
Në
oborrin e burgut rrethuar me roje
Të
burgosën Musine se kërkoje lirinë
Të
dënuan xhelatët se doje Shqipërinë
Simbol
u bëre për gruan shqiptare
Katër
dekada qëndrove krenare
Me
qëndresën tënde armikun tmerrove
Fjalën
e lirë e the kudo që shkove
Në
burgje, në kampe, në internim
Qëndrove
kryelartë, u tregove trime
Jetë
në vuajtje më tepër të forcoi
Optimizmi
i fitores energjitë t’i shtoi
Komunizmit
barbar kurrë s’ju përkule
Qysh
në vajzëri derisa u rrudhën
Sot
shokët e tu që për fat mbetën gjallë
Të
kujtojnë Musine duke qenë krenarë
Se
e mbylle jetën në emër të lirisë
Fitove
titullin “Pishtare e demokracisë”
(Tiranë, Burgu i Vjetër,
1957)