Kulturë » Ypi
Edison Ypi: I vetmi shteg
E enjte, 18.06.2020, 03:15 PM
I vetmi shteg
Nga
Edison Ypi
Mos
eja sapo ke dalë nga dushi se më xhelozon për vdekje uji i ngrohtë që ta përkëdheli
kurmin.
Zoti
më ruajt po erdhe nga kafeneja ku vështrimet e paturpshme të banalëve do ta
kenë ftohur zjarrin, dhe mua do më sjellësh vetëm hirin.
Të
vish pas leximit të një libri, pra pas tundimeve të zjarrta virtuale, unë që
jam real, do të dukem i ftohtë.
Të
vish nga një sallë koncerti plot me emocione të larta shkaktuar nga të tjerë që
kërkon t’i zbrazësh mbi mua me ngut, është bombë me sahat.
Të
vish pasi ke kafshuar një mollë, duket e pafajshme por është e frikshme, e
rrezikshme, e padurueshme, e papranueshme
Po
erdhe tek unë pasi je kënaqur duke thithur palcën e një kocke, do bësh një
gabim aq të rëndë sa nuk do ta fal kurrë.
Po
ke ndërment të vish fill pasi ke bërë një selfie autosuficiente, më mirë më fut
në dhe’ të gjallë.
Të
vish pasi ke dalë nga deti, do ishte mrekulli, por është një kripje aq e
shijshme sa po ta provoj kam frikë se çmendem.
Nëse
të është shkrepur të vish pas një udhëtimi në Kosovë, duket si krisma e duhur,
por kam frikë se kur të më tregosh çfarë pe atje, do më dënosh me vdekje.
Të
vish kur sapo ke dalë nga Kisha, do të ketë mbetur mendja te një paragraf
tmerrësisht i bukur i Biblës, dhe fjalët e mia do të duken të mjera.
Në
ardhsh nga Xhamia, do jesh fiksuar te disa sure kuranore aq të bukura sa unë
nuk i arrij dot.
I
vetmi shteg nga duhet të vish është e rënë nga Qielli të jesh.