Kulturë
Remzi Limani: Fjala e ngjyer bojëqielli
E shtune, 20.06.2020, 09:52 AM
Pak fjalë për poezinë e Fahredin Shehut
FJALA E NGJYER
BOJËQIELLI
Jo
rastësisht, tek poeti Fahredin Shehu fjalët pikojnë prajshëm dhe krejtësisht
ndryshe nga pikat e fjalëve që i shohim dhe i lexojmë si formulime të papjekura
në kuptimin e artit të shkruar. Pra, poezia e tij, ka kuptimin e të qenurit dhe
solemnisht vishet me fjalën e arrirë, që na bëhet të mendojmë se fjala e tij
është kunguar në ujërat e bekuar nga Krijuesi i universit tonë dhe si e tillë
poezia e Fahredinit jep frymë njeriu dhe këndon ndryshe nga të tjerët...
Shkruan:
Remzi Limani
Që
në fillim të këtij shkrini modest, duhet të themi se, nuk është aspak lehtë të
zbërthehet poezia veçane e poetit, Fahredin Shehu, sepse, z. Shehu, majën e
penës e ngjyen në sy qielli dhe bën aleancë me bardhësitë e reve mbi kreshta
makesh, për t'i shpalosur fjalët dhe bukuritë e fshehura nën duvakun prej një
cohe qielli të ramë mbi Ilirikum. Poetika e ndërtuar mbi këtë bazë të
shëndoshë, na jep një pasqyrim të një dimensioni tjetër, në kërkim të një
nënkalimi dhe mbikalimi të kohës nëpër hapësirat asnjëherë të prekura, asnjëherë
të pushtuara, pos vëzhgimeve të shënuara si një ramje meteori pa dimensione të
sakta... Këtu pra, poeti respektv fillon shfletimin e tij mbi mistikën e
fizikës kuantike, duke e veshur atë me poetikën qiellore, e cila merendohet dhe
vargëzohet fletë më fletë, për të bërë një kurorë prej fjalëve, të cilat lidhen
me studimet dhe besimin, për t'i marrë jetës aromën e duhur, nga pjesa më
brilante e shkëlqimit të saj - aty ku buron dhe erëmon më së miri fjala e bukur
poetike. Pra, filozofia e botëkuptimit poetik, tek Fahredini, nxjerrë në pah
sintezen e një magjistari të pranueshëm, sepse, fjala e bukur na bëhet magji e
bardhë, që ecën nëpër venat e gjakut të kaltër, ngjizur nga rrufetë e qiellit
të tij... Pra, jo rastësisht, tek poeti ynë, fjalët pikojnë ndryshe nga pikat
që i shohim dhe i lexojmë si formulime të papjekura në kuptimin e artit të
shkruar. Në këtë kontekst, poezia e tij merr kuptimin e të qenurit dhe
solemnisht vishet me fjalën e arrirë, që na bëhet të mendojmë se fjala e tij
sikur është kunguar në ujërat e bekuar nga Krijuesi i universit tonë dhe si e
tillë, poezia e Fahredinit jep frymë njeriu, këndon ndryshe nga të tjerët dhe me dashje, njeriu ngopet me mirëqenien e
një fryme pozitive e të shkruarit ndryshe, duke filluar nga dashuria deri tek
mistika e vjelur në librin e tij të pagëzuar me emrin, Palankin. Ja pra, ndër
të tjerash çfarë na thotë poeti i një vargut ndryshe:
Mblidhja leshterik për të të qepur një
tunikë jeshile me perla stolisur duke
e ditur se nuk jam Thot-i, e as stilisti
i kohës që ndryshon modën për çdo
sezonë. Nuk jam mallkimi i vejushave
me jetimë, e as loti i të përhumburit
mes kësaj dhe asaj bote. Yjet shikoja
dhe Jupiteri më foli si mbrojtës.
Fat më thoshte dhe fat kam shpirt!
Dhe
krejt në fund të përfundimit të kësaj poezie brilante, poetit Shehu, i urojmë
pa aq suksese të dëshmuara dhe të trajtuara si studime nga kritikë dhe njohës
të letërsisë jo vetëm nga studiuesit tanë por, edhe nga ata të cilët poezinë e
Fahredinit e shtruan dhe e mirëpritën në arenën e festivale ndërkombëtare, ku poezia e tij u dekorua me
mirënjohje nga shumë vende, ku shpaloset mirëflli fjala poetike.