Kulturë
Gëzim Llojdia: Bylysi ilir
E shtune, 20.06.2020, 04:44 PM
Bylysi ilir
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Në
31.3.2005 me vendimin Nr.
396,kryeministri i asokohe F.Nano shpalli
miratimin e kufijve dhe të rregullores së administrimit të Parqeve
Arkeologjike të Shkodrës, Lezhës, Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit,
Antigonesë, Finiqit dhe Butrintit, në të
Shkodrës, Lezhës, Apolonisë, Bylisit, Amantias, Orikumit, Antigonesë e
Finiqit.Në vitin 2006 filloi funksionimi i plotë i parqeve arkeologjike, pas një urdhri të ministrit Bujar Leskaj.
Kështu nisi një rrugëtim i gjatë, që
solli sot në jetë site arkeologjike të
harruara nga kohët e muzgjeve,kur humbën zogjtë nëpër pisha,veçse fener i ndezur ,kur gurët e kroit
lotohen,kristale drite në sy,për atë kohë të mbuluar gjatë nga harresa,nga
shërbimet të mbuluara nga ferra,drizat dhe vegjetacioni shumëvjeçar, këto
qendra sot, vizitohen, janë ndër krenarit
e lashta të shqiptareve.
2.
Bylisi
ka qenë qyteti më i madh në Ilirinë e Jugut, por pavarësisht këtij fakti, është
përmendur relativisht vonë nga historianët dhe gjeografët antikë. Arkeologu
Skënder Mucaj dhe Neritan Ceka autorë të librave për Bylysin mund ta zbardhin mjaftë mirë historinë e
këtij qyteti ilir.Në bashkëbisedim me
B.Seitaj, arkeologu Skënder Mucaj që ka gërmuar gjatë në këtë qytet
antik thotë:“Bylisi është një nga
qendrat me te rëndësishme arkeologjike te Shqipërisë, renditur për vlerat
monumentale, krahas Apolonisë dhe Butrintit. Bylisi me pozitën zotëruese mbi
kodrat e Mallakastrës dhe mbi hapësirën e luginës së Vjosës ofron një pamje
krejt të veçante nëkrahasim me qytetet e Antikitetit Klasik. Në Bylisë vizitori
i sotëm ndjehet si një zoti i plotfuqishëm mbi natyrën dhe si një hero i eposit
te popullit të vet apo atij qe ai ka me shume për zemër, bylinasi i lashtë,
akoma me shume, i ndriçuar gjate mbrëmjes nga zjarri i Nymfeut të famshëm, pa tjetër
e ka personifikuar veten me zotat e plotfuqishëm apo me pionierët e
krishterimit. Kjo ndjeshmëri e te qenit zot mund te shpjegoje dhe preferencën e
volumeve në lartësi jo vetëm ne monumentet publike apo ato te kultit por dhe ne
banesat private.Bylisi megjithëse ka qenë qyteti më i madh ilir në Ilirinë e
Jugut, ai është përmendur relativisht vonë nga historianet e gjeografet antike.
Së pari emri i qytetit del në trajtën Bulis në ngjarjet e viteve 49 – 48 p.
Kr., kur iu dorëzua Cezarit.
Plini,
në gjysmën e parë të shek. I m. Kr. e cilësonte Bylisin si koloni romake,
ndërsa Ptolemeu në shek. II m. Kr. dhe Hierokli ne shek VI, e vendosnin midis
qyteteve kryesore.
Stefan
Bizantini, i cili pati formuluar një lloj enciklopedie te popujve dhe qyteteve
të lashtësisë, shkruan se Bylisin e pati themeluar Neoptolemi, biri i Akilit.
Në të vërtetë planimetria e Bylisit, teknika e ndërtimit te mureve dhe krijimi
i varrezës nuk të vijojnë me herët se vitet 370 – 350 p. Kr. Rreth mesit te
shek. III p. Kr. Bylisi, mori pamjen e një qyteti bashkëkohor. Pas vitit 229 p.
Kr., kur romaket zbarkuan në Apoloni, e gjithë treva e u bë shesh lufte midis
ushtrive romake dhe atyre maqedone. Në vitin 167 p. Kr., ne fushatën e
konsullit Paul Emili, ka qenë shkatërruar pjesërisht edhe Bylisi. Pas këtij
viti romaket i njohën statusin e koinonit vetëm qytetit, i cili vazhdoi te
priste monedhat e veta prej bronzi.Kthimi i Bylisit në koloni romake është i
lidhur me vitet e para të sundimit të Augustit. Kjo dëshmohet edhe nga disa
mbishkrime latine të gjetura në Bylis, që e cilësojnë qytetin si Colonia Iulia
Augusta. Gërmimet arkeologjike kanë treguar se pas kthimit ne koloni muret
rrethuese, teatri dhe stoat u rindërtuan, si dhe u ngritën monumente të tjerë.
Banesa luksoze të shtruara me mozaikë dëshmonin pasurimin e qytetareve të rinj.
Njeri prej tyre, Mark Loliani, që kishte shërbyer si ushtarak në provinca të
ndryshme të perandorisë, pagoi për ndërtimin e një rruge që lidhte Bylisin me
krahinën e Astacias, duke ndërtuar edhe ura. Në qytetin e Bylisit kryenin
aktivitetin e tyre dhe punishtet e prodhimit te kandilave, filiale te firmave
te njohura italike FELIX dhe FORTIS. Në fundin e shek. IV m. Kr Bylisi ka
pësuar të njëjtin fat si dhe shumë qytete te tjera ne dy anët e Jonit, gjate
inkursioneve të vizigoteve, duke u shndërruar në një gërmadhe. Por ndryshe nga
qyteti i Apolonisë, që pas kësaj u braktise përfundimisht, ai e mori veten
shumë shpejt dhe u bë qyteti më i madh dhe i zhvilluar pas Dyrrahut në province
e Epirit të Ri.Duke filluar nga viti 431 peshkopët e Bylisit marrin pjesë në
koncilet e ndryshme.Pas shkatërrimeve që pësoi nga sllavet dhe gotët në vitet
547-551 qyteti u rindërtua si theksohet në një nga mbishkrimet:
”Nuk
ankohem më për barbaret, nuk u frikësohem më, sepse gjeta tek Viktorini i Madh,
një njeri që më ndërtoi me duart e tij” duke lënë jashtë rreth një të treten e
sipërfaqes së dikurshme të qytetit (11 ha nga 30 ha).Edhe pse qyteti u
fortifikua, gjysma e dytë e shek. VI m. Kr. ishte një periudhe rënie, ndërsa
një shkatërrim i dyte nga sllavet ne vitin 586 bëri që Bylisi të braktisej
përfundimisht. Pas kësaj selia e peshkopatës u shpërngul në Ballsh, ku qe para
mesit të shek.VI. ishte ndërtuar një bazilike kristiane.
Qendra
e re trashëgoi emrin e qytetit te vjetër, i cili gjate shekujve u transformua
nga Byllis në Ballis dhe se fundi në Ballsh,dëshmon se kuptimi i emrit Byllis
shpjegohet me shqipen ballë, pra kryevend. Rrënojat e qytetit me pas shërbyen
si gurë për ndërtimet mesjetare të krahinës dhe pranë tij tëë paktën qe nga
shekulli i XIII ka hedhur themelet fshati Hekal”.
3.
Në
lindje të qytetit ilir ,Amantia shtrihet ,Bylysi,qyteti ilir. Dy qytet Amantia
dhe Bylysi kanë patur marrëdhënie e afërsi të mira,fqinjësi që mbrinte nga
origjina e përbashkët.Ndodhet në krahun e djathtë të rrugës nacionale
Ballsh-Tepelenë, vetëm 35 km nga Fieri, 10 km nga Ballshi dhe 1,5 km nga qendra
e fshatit Hekal.
Nëse
e krahasojmë me Apoloninë, Butrintin ose Durrësin, Bylisi nga numri i
monumenteve të gërmuara dhe nga gjendja e ruajtjes së tyre zë vendin e
parë,thuhet në blogun:”Bylys”Nga aty mund të shohësh gjysmën e territorit të
Shqipërisë. Nga aty, syri ta kap Janinën, Tomorrin, Detin Adriatik dhe Fushën e
Myzeqesë. Bylisi ka karakter epik. Është një qytet epik i Ilirisë.Bylysi është
një qytet ilir me kohë shtrirje ndërmjet shekujve shtrihet: Qytet antik shek IV
para. Krishtit – VI pas Krishtit.
“Ulur
në majë të një kodre në Shqipëri në jug-qendror, Bylisi ishte një peshkopal i
pavarur shekullit 5 dhe një nga qytetet kryesore të Epirit në shekullin e
gjashtë ,shkruajnë në një matërial në academiu.edu,për këtë qytet N. Beaudry,
Universiteti i Quebec),dhe P. Chevalier Francë.Autorët hedhin dritë mbi
misionin arkeologjik franko-shqiptarë.
Nga të dhënat që sjellin ekspertët e huaj për këtë qytet thonë se qyteti i ri i
krishterë kishte të përfshirë pesë kisha, Përfshirja e një katedrale dhe
komplekse Episkopale, atë vit u zgjerua gradualisht në strukturën urbane. Ky
zgjerim çoi në ndërtimin e një rruge Lindje-Perëndim, Jug e katedrales, që u bë
rrugëkalim kryesor i kompleksit dhe boshti i zhvillimit. Përshkrimi që kryejnë
studiuesit e huaj për Bylysin është ky:Mbetjet e Bylisit zënë majën e kodrës të
Hekalit (524 m) në rajonin e Mallakastrës, në jug të Shqipërisë.Kodra është
fundi lindor i zinxhirit të Mallakastrës, e cila fillon në Apolloni.Ky është
një rajon kodrinor, por tarracat dhe luginat e të cilit janë të përshtatshme
për bujqësi dhe blegtori. Perëndim i ulët, kodrat e tjera të qarta dhe luginën
e Vjose, ish-Aoos.Bylisi zë një pozitë të rëndësishme mbrojtëse me pamje nga
rrethina e Apollonisë dhe kontrollin e rrugës që lidhte bregdetin e Epirit dhe
Maqedonisë me luginën e Vjosës.E themeluar në shek e katërt kryeqyteti i fisit
ilir të bylynëve, ka përjetuar zhvillim të shpejtë, të rëndësishëm.Pas një
fushate të shkurtër të Camillo Prasch-Niker në 1917-1918,shkruajnë ata, me
ndihmën e një shkëputjeje të ushtrisë austro-hungarese, gërmimet sistematike
kanë filluar në Bylis në vitin 1978 i pari i një serie të fushatave vjetore nga
ana e Qendrës për Hulumtime Arkeologjik Tiranë u bë nga Institutit Arkeologjik
i Tiranës .Kur punimet janë ndërprerë para kohe në fillim të viteve 1991,pjesa
e zbuluar mbetet deri rreth 15% të qytetit të brendshëm. Favorizuar nga mbetet
klasike, puna e Neritan Cekës ka fokusuar, monumente të mëdha qytetare,
ndërtesa të tjera publike dhe private dhe varreza, duke i dhënë pjesën jugore
të paraqitjes aktuale të shkëmb në jug me pamje nga lugina e Vjoses. Në veri të
teatrit, dy përcaktohet një shesh të hapur në perëndim në të stadiumit mbulojnë
një Agora të madhe.Në jug të pllajë duket se kurrë nuk kanë qenë e zën. Pjesa
tjetër e qytetit brenda mureve ishte menduar dhe urdhëruar të pasohej nga një
rrjet urban ortogonalë. Kryer paralelisht me ato të N. Ceka, puna e Skënder Muçaj
është fokusuar në rrënojat e antikitetit të vonë, duke përfshirë pesë kishave
të hershme të krishtera. Një inventar i qyteteve të Perandorisë është një nga
qytetet më të rëndësishme të provincës së Epirit të Ri, pas Dyrrahut (Durrësit)
Scampi (Elbasan) dhe Apollonia dhe në gjashtë qytete të tjera .Pavarësisht një
përpjekje përfundimtare mbrojtëse në kohën e Justinian, Bylis është braktisur
për shkak të të presionit nga migrimet sllave , nëse shkurtimisht nga trupat
serbe në mesjetë dhe gjatë Luftës së Parë Botërore nga austro-hungarezët.