Kulturë
Rrahman Hyseni: 18 Vjet veprim me shqiponjat e Medvegjës
E shtune, 20.06.2020, 12:03 PM
Doli nga shtypi libri (monografi) i autorit Rrahman Hyseni me titull "18 Vjet veprim me shqiponjat e Medvegjës"
VESHMBATHJA E GRAVE DHE
E BURRAVE NË RAJONIN E MEDVEGJËS NDËR SHEKUJ
Shkruan;
Rrahman Hyseni
Veshja
popullore që sot pëlqehet të quhet kombëtare, autoktone, paraqet lashtësinë e
një treve dhe pasqyron historinë e saj të kahmotshme. Pasqyrimi i trashëgimisë
kulturore me traditat e saj, paraqet trevën dhe ekzistencën e saj. Nga begatia
e veshjeve popullore të një treve në përgjithësi, themi se vajzat shqiptare të
komunës së Medvegjës mbanin shami e këmishë të bardhë dhe çorape të bardha,
kurse dimrit edhe mitanin me ngjyrë të zezë. Nuset dhe gratë e reja bartnin
shami me lule, dimi me lara, këmishë të qëndisur ose të bardhë, xhemper të kuq
dhe çorape me rrema. Gratë e moshuara bartnin shami, xhyveze (të purpurtë),
këmishë të bardhë, kurse dimrit xhemperë dhe çorape me ngjyrë të zezë. Kjo
veshje u çmua shumë nga albanologu vjenez J.G.V.Hahni, i cili i kishte vizituar
fshatrat e Medvegjes, pikërisht fshatin Dediq dhe pati shkruar se: “Te asnjë
popull tjetër nuk shprehet në veshje ngjyra e bardhë dhe ajo e zezë si te
shqiptarët. Ngjyra e bardhë te veshja e shqiptarëve shprehte pastërtinë,
shkëlqimin, autoritetin shpirtëror dhe çdogjëje tjetër që simbolizon veti
pozitive. Përmes ngjyrës së zezë tregohej e kundërta. Këto treva shqiptare duke
qenë më parë të pandara, kishin marrëdhënie reciproke në shumë pikëpamje me
trevat tjera shqiptare, e sidomos tipare të përbashkëta kishin me trevën e
Llapit e Gallapit. Veshja e 5 shqiptarëve të Toplicës kishte pak ndryshime me
veshjen e shqiptarëve në rrethinën e Vranjës. Përparësja apo pështjellaku që
bartej mbi këmisha-fustanella të gjata që punoheshin prej liri dhe dimi që
punoheshin prej leshi, e më vonë dhe pambuku, lidhej për beli me një tojë
(ushkur). Është me rëndësi të dihet se dimitë prej pambuku në fshatrat
shqiptare të kësaj ane kanë hyrë në përdorim diku kah fillimi i shekullit XX”. Veshja
e vajzës, që shkonte nuse, ishte e veçantë. Të gjitha këto veshje krijonin
pamje-imazhe magjepsëse. Ato ishin punuar për vite e shekuj, ndërsa
karakteristikë e veçantë dalluese ishte punimi i dorës me përpikëri, pastaj
mënyra e prerje-qepjes, si dhe dizajnimi me stil të veçantë. Kjo komunë ka një
territor prej 524 km. Medvegja përbëhet nga 44 vendbanime, dy prej të cilave
janë vendbanime urbane si: Medvegja dhe Banja e Sijarinës. Zakonet martesore:
Ditën e parë, vajza që shkonte nuse kur bëhej me vaj, vishte dimi, përparëse e
anteri (triko) të zeza, çorape lulekuqe dhe shami bojëgjake. Ditën e dytë,
vishte dimi dhe shami xhyveze, çorape me harqe, përparëse me kerçe
vertikalisht, këmishë me rruaza, shokë me rruaza, kushak me penezë, jelek me
gajtan, shami bojëgjake me një tufë të vënë përmbi. Ditën e fundit, vishte dimi
lahori, çorape të bardha, peshqir me penez, përparëse me vija të verdha, kapuç
me rruaza dhe me para, një lirë në ballë, katër bistekë i lëshonin për shpine
dhe nga disa blej flokësh e që në këto treva quheshin shive, ku i lëshonin për
faqe dhe vellon e vënë për kryq me tri lule në maje. Kësaj 6 renditjeje,
sidomos te veshja e vajzës, që shkonte nuse, i janë përmbajtur në mënyrë shumë
rigoroze. Me një rigorozitet, edhe Bafti Krasniqi në dorëshkrimet që la pas
vetes, e përshkruan shumë me saktësi këtë vlerë kombëtare. Te meshkujt,
përkatësisht në veshjen e burrave, plisi i bardhë ishte pjesë e kostumeve dhe
simbol i pamungueshëm , i cili rroi dhe do të rrojë edhe më tutje. Te veshja e
burrave janë disa karakteristika, si fjala vjen në ato anë, tirqit që kishin
ngjyrë kafeje me gajtan të zi. Tipike dhe që ruhet më së miri, është veshja e
burrave në Gjakovë sepse shumë banorë nga ato anë e bartën këtë veshje në
qytet. Kjo shihet te veshja e Qamilit të Vogël. Mbiemri i vërtetë i Qamilit të
Vogël – Muhaxhiri, del nga rrethanat tona të njohura historike, ngase me rastin
e shpërnguljeve të mëdha të shqiptarëve nga fshatrat e rrethit të Jabllanicës ,
të parët e familjes së tij ishin të ardhur në Gjakovë nga fshati Stubëll i
komunës së Medvegjës . Andaj, si në çdo qytet tjetër, ashtu edhe në Gjakovë, të
gjithë ardhacakët quheshin “muhaxhirë”. Me rëndësi janë edhe dekorimet te
këmishat dhe jelekët e burrave. Pas ndarjes së kufirit në Kosovë, është varfëruar
tejmase edhe koloriti i veshjeve. Në fshatrat e Medvegjës e kanë ruajtur
koloritin e ngjyrave mjaft mirë dhe kjo është bartur brez pas brezi. Veshje të
ngjashme me ato të burrave në trevat e Medvegjës, i kanë edhe Vushtrria, Llapi
e Gallapi. Prej shekullit XX janë bartur te burrat qystekët e orës dhe çanta
për orë xhepi. 7 Vlen të përmendet gjithashtu “Qelibari” - kuti e duhanit që
ishte karakteristikë e burrave me nam në ato anë. Të gjitha këto që janë cekur,
ngërthejnë në vete një dëshmi argumentuese të trashëgimisë kulturore që kanë
rëndësi të madhe për historinë tonë kombëtare, zakonet dhe ekzistencën e
shqiptarëve në këtë trevë. Trashëgimia kulturore e mban të gjallë një komb dhe
përmes shkrimeve dhe fotove të kohëve të caktuara, paraqet evoluimin e kulturës
në trojet tona. Rruazat, syri i kaltër, lidhen me mitologjinë, kinse mbrojtje
nga “ syri i keq” e gjithashtu disa nga këto elemente i hasim edhe në Mesjetë e
edhe te lashtësia jonë ilire, gjë që e dëshmon lashtësinë tonë si popull
autokton. Ornamentet e qëndisura në veshje kanë lidhshmëri me objekte të
ndryshme, pastaj lidhen edhe me mitologjinë tonë kombëtare. Trashëgimia
kulturore është e lidhur ngusht edhe me trashëgiminë shpirtrore dhe që të dyjat
bashkë na japin faktografi rreth origjinës sonë kombëtare e të lashtësisë.
Veshjet përmbajnë një art të veçantë në vete dhe me kolorit ngjyrash, na bëjnë
të ditur se mprehtësia artistike ekzistonte qysh herët në këto treva. Kultura
dhe gjuha janë e ardhrmja, të lidhura ngusht me fatin e një populli. Gjuhës i
duhet gjithashtu drejtshkrimi e drejtshqiptimi. Por, para se gjithash i duhet
ndërgjegjja kombëtare, sepse pa ndërgjegje kombëtare, s'ka gjuhë të mirëfilltë.
Fort me të drejtë e tha Branko MerxhaniLëvruesit e gjuhës shqipe duhet të jenë
të tillë, të përkushtuar e të përpiktë, të palodhur për thesarin tonë më të
çmueshëm- GJUHËN SHQIPE. Në vitin 1906, Fan 8 Noli ynë i madh shkruante për ata
që përbuzin gjuhën e tyre amtare - shqipe përpara asaj të huajës, në
gazetën"KOMBI" "Ca autorë shqiptarë thanë se gjuha jonë është aq
e varfër sa nuk mund t'i japësh një palë mend as një evgjiti,por unë them që
ata autorë që thonë këtë,s'janë të zotët t'i japin mend evgjitit as me ndonjë
tjetër gjuhë. Kurrë mos pandehni se s'kemi autorë të mëdhenj nga shkaku që gjuha
nuk na ndihmon. Autori i madh është i madh edhe memec. Piktori i madh është
piktor edhe pa duar. Gruaja e bukur duket një mijë herë më e bukur,po të jetë e
veshur me lecka.". Ta duash gjuhën, është ta duash kombin. Një komb pa
gjuhë e liri, është i robëruar i varfër. Ai popull mbetet në errësirë. Ovid
Montllor e krahasoi jetën me gjuhën: "Ai që është në gjendje të ndalojë
gjuhën, është në gjendje të ndalojë jetën". Sa fuqishëm e thënë! Jeta dhe
gjuha! Për kundërshtarët dhe ndotësit e saj, i dashuri ynë i madh Eqrem Çabej,
kundër pseudofilologëve kështu thoshte (Graz, 1929). "Gjuha i prodhon
njerëzit më shumë sesa njerëzit e prodhojnë atë", thoshte Gëte i madh.
Theodhoropulo thotë: "Gjuha nuk është vetëm mjeti me të cilin shprehet një
popull, por është edhe mjeti i mbrojtjes së jetës së tij pasi me të
ndërgjegjësohet për ekzistencën dhe shpirtin e tij. Sa më e fuqishme të jetë
gjuha, aq më i begatë është shpirti që banon brenda saj dhe aq më e madhe është
siguria e jetës së popullit që e flet. Për gjuhën, profesor Idriz Ajeti tha
shkurt e shqip: "Pa gjuhë të pastër, s'ka ide e mendime të larta. Gjuha
letrare mësohet deri në fund të jetës." S'guxoj t’u ik pa përsëritur prapë
këshillën nga Gëteja i madh: "Secili që flet, kujton se mund të flasë edhe
mbi gjuhën!" Njerëzit shpirtbardhë, 9 njerëzit e ndritur, vlerësuan gjuhën
si pjesë të jetës ku gjuha luan rolin më të rëndësishëm të një populli, të
kulturës së tij. Po ashtu pastërtia, edukata dhe gjuha e pasur për një komb
është e domosdoshme. Ajo e ngrit në vlera. Unë dua t’i përmend vetëm disa nga
ata që u bënë dritë për gjuhën. Nëse analizohen me vëmendje, nga ta thuhet,
lutemi, këshillohemi, edukohemi, por dhe mallkohemi për humbje, deformim, si
dhe ndotje të gjuhës sonë gjuhës shqipe të lashtë, të bukur e shumë të pasur.
Profesori i ndritur e i çmuar do të kujtohet gjithmonë për sa të flitet gjuha
shqipe, Isa Bajçinca, që ndriçoi tërë jetën e tij me gjuhën e pasur shqipe,
mbajti gjithë jetën me dashurinë që kishte për gjuhën shqipe. I vendosur, i
përpiktë në pastërtinë e saj, ai thoshte: “Themelin e diturisë dhe të
atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”. Mit’hat Frashëri thoshte: “Gjuha më e mirë
se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”. Ismail Kadare
thotë: “Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh, është e ardhshme e plot gjallëri e
jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e të çdo kohe”. Idriz
Ajeti ka thënë: “Gjuha është gjëja më e çmueshme e një populli dhe për popullin
shqiptar është i vetmi thesar”, Eqrem Çabej thoshte: “Larg gjuhës shqipe, larg
të qenit shqiptar”. Qemal Murati thotë: “Viktimat e gjuhës janë më të shumta se
ato të shpatës”. Sami Frashëri ka thën: “Gjuha pasqyron një kombësi. Ajo është
pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe
e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”, thoshte Eqrem
Çabej. Po e përmbylli me fjalët e Naimit të madh: “Gjuha jonë sa e mirë! Sa e
ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë”!