Kulturë
Gëzim Llojdia: Moikomi, një murg i letrave shqipe
E hene, 22.06.2020, 04:07 PM
Moikomi, një murg i letrave shqipe
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Aty
nga fillesa e viteve ’90 poetin dhe
studiuesin Moikom Zeqo e gjeje duke
rendur pas poetit Dritëro.Ishte koha kur ngjau Kongresi i socialistëve dhe ai
ishte një ndër socialistët e moderuar madje më vonë u vendos për ca kohë edhe
ministër i Kulturës. Ai mbante shënim ose i regjistronte çdo gjë që thoshte
Drithëroi. Ky fragment kujtimesh më kujtoi shprehjen për poetin mistik
Rumi.Kur e panë që shkonte pas sulltanit
i thanë:Si ka mundësi, që një oqean shkon pas një lumi!Edhe Moikomi në përgjithësi vepra e tij e shkruar ishte
një oqean me këto përmasa shpirtërore. E
gjerë e thellë. e gjatë. Në fakt po lexoja A.Vehbiun që e quante me të
drejtë mistik të mesjetës..Në të vërtetë
Moikomi kishte nisur këtë rrugëtim hershëm,por shpërthimi i tij në rrugën mistike
ka qenë sipas ides time:”Onufri”,një botim që të kënaq dhe të frymëzon, që të
bën ta lexosh dhe rilexosh dhjetëra herë,për mënyrën se si është shkruar. Ka
edhe botimi të tjera,mirëpo botimi për Naim Frashërin dhe bektashinjtë te:”
Syri i tretë” është një vepër e pashkruar deri më sot si stili dhe fjala e Moikomit. Të gjitha llojet dhe
mënyrat mistike, që janë sjell sot në përvojën botërore i përcjell shumë bukur
Moikomi. Mirëpo një përvojë të tillë ai besoj unë se e mësoi rreth viteve 2000
në Kryegjyshatën botërore, ku siç dihet edhe dervishët si murgjarit e Dalai
Lamës,apo murgjit e tjerë përdorin
mistikën në veprimtarin e tyre fetare,
pra kërkojnë të njohën,të thellohen dhe bërjen e shpirtit të pastër si drita e
diellit. Dhe nuk kishte më mirë se sa Moikomi, që të kërkonte dhe të rrugëtonte
në këtë udhë shpirti me Naimin, poetin bektashi, që kishte dhe një gradë dhe një titull të dhenë nga bektashinjtë
shqiptarë:”Baba Nderi i teqesë së Frashërit”.
2.
Moikomin e kam njohur në kryegjyshatën Botërore me Dede Reshat Bardhin.Ne festa e bektashinjve si: ashurja apo sulltan Novruz,Mokimi vinte shpesh aso kohe kur sapo kishte botuar edhe librin e Naimit:”Syri i tretë”,Naimi dhe bektashizmi shqiptar”.Sapo kisha botuar librin:”Ardhja e Naimit në teqe” viti 1999, një kopje e mori edhe Moikomi. nuk pretendoj se kisha miqësi,por si lexues i veprës së tij , e pyesja vazhdimisht për misticizmin të cilën ai e kishte fituar nga leximet nga përvoja e jetës nga tregimet nga vendet ku shkonte tek ata që praktikonin misticizmin. Kjo i dha dijetarit Moikom shumë njohuri dhe i ka hapur shumë porta, që të tjerët s’kanë mundësi të hyjnë në këtë qerthull hyjnor. Moikomi si arkeolog gërmoi shumë për të gjetur derën dhe për tu futur brenda kësaj mase aromatike hyjnore, që të jep gjithshka sidomos në lëmin e të shkruarit. Ai nuk u muar vetëm me dervishët si fillesë por një kohë shumë më të madhe jua ka kushtuar edhe pritërinjtë murgjit dhe të gjithë asketëve që kërkonin rrugën e dijes nëpërmjet të fshehtës së fshehtë.
3.
Në
janar të vitit 1968 Moikomi botoi te gazeta letrare :”Drita” një poezi që po e
sjell këtu:”Kam shkruar për hapësirat vezulluara nga rrezet./Për diellin
pranveror/,për lulet./Dhe bimët/. Për netët vjeshtake plot fllad e freski /.Për
dëborën e belluztë,/Për erërat dhe stinët, që ka prekur në shpirt kaq thellë
natyra./ Relievi i Shqipërisë së gjelbëruar me pyje /.Thellënza e fushës/ dhe
dreri në driza dhe ajri i kulluar në halëza pishe,/Por a mund që të shpreh me ëmbëlsi poetik gjithë
dashurin q ë kam për tokën./
Duke folur vetëm për bukurin ekzotike /për ylberin
dhe perëndimet,për lista dhe shqotën?/Por unë s’jam i verbër të mos shoh/Krahas
luleve//krahas krahëve të fluturave dhe
xixëllonjave të arta/Si ngrihen gjigante me shkëndijat e furrave/Oxhakët e
uzinave tona/Dhe furrnaltat/Por unë s’jam i shurdhër të mos ndjej kur
agon/Zhurmërimin e kantiereve të punës/Sirenat/Karvanët e drithit dhe maqinat
me krom//Krahas zogjve dhe pyjeve/Që i flladitin pranverat/Ndaj më duhet
gjithmonë pranë njerëzve/Të rrij....