Kulturë
Kostandin Vogli: Një grusht dhe nga fshati i braktisur
E merkure, 24.06.2020, 10:08 AM
NJË GRUSHT DHE NGA FSHATI I BRAKTISUR
Tregim
i jetuar
Nga
Kostandin Vogli
Fshati
Piqeras është i vendosur në një pllajë që ngrihet nga ana e detit në një
lartësi mbrojtëse nga pirateria, si vapor gjigant që zgjatet afërsisht një
kilometer. Ngrihet pak në pjerrësi deri në qëndër ku janë të përqëndruara
dyqanet e fshatit dhe kisha e Shën Thanasit. Deri aty është pothuajse gjysma e
fshatit ku kalon dhe rruga nacionale për në Vlorë. Lagjia tjetër ngrihet deri
lart, në rrëzë të shkurreve si bash vapori, ku më lartë ngrihet si mburojë mali
i Lavanit. Kalldrëmi fillon nga kreu i fshatit dhe mbaron atje ku të duket
sikur je në bord dhe uji esmerald përplaset në fundin e saj. Rreth e qark
stolisur e veshur me ullinjë sumëshekullorë, agrume e fruta të shumëllojshme.
Nga
të dyja anët e fshatit, zbret një pjerrësi që i jep atij një pamje madhështore.
Pjerrësia i kullon ujërat e tepërta, por i rrit pemët të larta. Prandaj këtu ka
patur gjithmonë një bukuri natyrore, që nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Nga
ana lindore, në të gjithë gjatësinë shtrihet lugina e Bunecit me gjirin e saj
të mahnitshëm.
Në
lagjen e sipërme që zbret nga mali i Lavanit që quhet Maja e Hasit ndodhet një
shtëpi, (tani e braktisur). Ështështëpi një katshe me një teritor të vogël, ku
disa vjet më parë emërohej në listen e një fisi të madh. Ishte kur në atë kohë
që banohej,se gëlonte jeta në fshat.
Një
ditë të bukur të muajit gusht, në qëndër të fshatit ndaloi një veturë. Prej
andej zbritën tri gra, ku ndërmjet tyre një e moshuar 90 vjeçare. Shoqërohej
nga e bija e saj Tatiana që tani jeton familjarisht në Itali dhe kushërira e
saj Antigoni me të birin Julianin shofer.Mbi sheshin e Shën Thanasit e shtroi
shikimin fillimisht, por sytë nuk i kapën asgjë të gjallë, përveçse disa qenve
që ishin shtrirë nën hijen e ullirit pranë kishës. Zemra i mori një hov nga
gjaku që i shpërtheu nëpër damar. Qënkish shkretuar fshati. Dëgjoi vetëm një
zhurmë pleqsh brënda një lokali të vogël, të cilët luanin letra, rrufisnin kafe
dhe pinin ndonjë gotë raki. Përveç asaj pamje të plakur, nuk i zuri syri asnjë
njeri. Hodhi sytë e përlotur për nga maja e Hasit dhe filloi të ecte e mbajtur
për krahu nga të dy grate. Thatësia për njerëz e hutoi, por nuk tha asgjë. Deri
diku e dinte gjëndjen, por jo deri kaq. Priste me pa durim të shikonte shtëoinë
e saj të braktisur pas shumë vjetësh.
Kalldrëmin
që gjarpëronte deri tek shtëpia e saj, e përshkoi pa i ndier dhimbjet e
gjunjëve, me të cilat u habit si e mbajtën aq shumë. Sigurisht që nga të dy
krahët mbahej nga e bija dhe kushërira. Shumë e kanë provuar një ndjesi të
tillë, kur prêt me padurim të shikosh diçka që e dëshiron dhe nuk e ndien as
lodhjen. Edhe Androniqi priste me padurim t’i shfaqej ajo shtëpia e saj, ku
kishte lindur, ku kishte kaluar fëmijërinë dhe rininë adoleshente.
Dhe
ja më në fund e përshkoi dhe atë kalldrëm pa takuar asnjë njeri dhe u prek. Si
nuk u doli në rrugë asnjë plak të paktën sa të çmallej dhe të ndërronin dy
fjalë. Këtë dëshirë u shprehu , por ja dhe shtëpia e lindjes, e cila ja
ndërpreu të gjitha mendimet dhe dëshirat e çastit. Një brengë ndjeu, një
shtërngim në grykë, sikur do të mbytej dhe pa e kuptuar lëshoi një varg lotësh.
Nuk i lëshoi ajo. Lotët i erdhën vet. Ishin lotë malli, lotë nostalgjik, lotë
që u derdhën për të njomur shkretëtirën që përvëlonte jo vetë oborrin e
shtëpisë së saj, por të gjithë fshatin. Ja tedy dhomat ku u rritën. Edhe aneksi
në krah të tyre që shërbente për të gatuar. Në një shtyllë të kalbur, i cili po
u rezistonte kohërave, ishte i varur një muslluk i ndryshkur komplet, i cili
akoma donte të tregonte se në të ishin larë të gjithë pjestarët prej nëndë personashtë
asaj shtëpie. Ja edhe hajati i bagëtive i rrëzuar pjesërisht. Dera e hyrjes nuk
ekzistonte më. Ja edhe kalivja e qenit grivo.
Lotët
që nuk i përmbaheshin po ja thithte herë pas here e bija me shami. Kujtoi
prindrit, vëllezrit, motrat. Për një moment ju fantazuan të gjallë, por në atë
moshë kur ishin aty së bashku dhe u lëkund për t’u rrëzuar. Të dy gratë e kapën
nga krahët dhe e ulën në një gur. Në gurin më të lartë që kishin në anë të
oborrit. Shikimin e lëshoi përmbi fshat
e deri sa i hante syri në Llogara e deri në Qefal. Pa ujin zmerald që në atë
moment po perkëdhelte brigjet dhe tha me një dridhje zëri në mallëngjim. “Zor
se mund të gjesh të paktën në pellgun e Mesdheut fshat me një pamje më
mahnitëse, pamje më piktoreske nuk më kanë zënë sytë as në Greqi, e cila ka me
mijëra panorama të rralla. As në Itali ku kam shëtitur në vënde mjaftë të
bukura. Po, si Piqerasi im, nuk ka!”
Androniqi
megjithëse në një moshë të thyer prej nëntëdhjetë vitesh, ka një memorje të
mahnitshme. Janë të rralla në atë moshë, ku kur bisedon me të, mendon se ke
para një grua të re , por të ngritur. Duke qëndruar përmbi gur, të tre të
tjerët e lanë të lundronte në kujtimet e saj, E mendoi se ishte e fundit herë
që erdhi në fshat dhe në shtëpinë e saj. “Prandaj do të më falni pak momente,
se do të kalojë në kujtimet e së kaluarës”, - u tha atyre që e shoqëronin. Ju
parafytyrua fillimisht kur ishte fëmijë dhe luante me shoqet e lagjes së saj.
Ju parafytyruan të dy prindrit dhe vëllezrit më të rritur, kur vinin ngarkuar me
grurë, thjerrza, thekër e tërshërë nga arat e konjakut, apo me ullinjë dhe
agrume. Dhe kur po rritej dhe ajo, pas tyre me ndonjë trastë dhe e pa veten e
saj akoma më të rritur, së bashku me
motrën e saj më të rritur Vojsavën, ngarkuar me buciela me ujë, me dru
apo ngarkesa tëtjera për çdo ditë. Përfytyroi atë këndin që përdornin për të
larë rroba, më shumë me finjë për mungesën e sapunit ku herë- herë gjëndej me
vështirësi, si krypa apo ndonjë ushqim tjetër.
Gjithmonë
duke treguar me lotë në sy, bëri një pushim dhe pa pritur u çua. Hodhi sytë
nëpër oborr, hoqi një gur nga kalldremi i zhgaravitur dhe prej andej gërmoi dy
grushte baltë. Hapi qeskën, të cilën e kishte marrë për atë qëllim dhe mbasi e
puthi atë baltë e hodhi brënda. Hodhi sytë nga e bija dhe e porositi që atë
qeskë, me atë baltë, kur të vdes t`ja vendos në arkivol. Ishte e fundit që
jetonte akoma nga ajo derë.
Dheu
që nxorri nga oborri saj, i ngjau me një lloj mielli, i cili po të mbruhej i
dilte buka më e ëmbel. Një bukë e shënjtëruar. Buka më e lakmuar. Bukë nga
balta prindërore. Nga ajo tokë ku ishte rritur. Bukë e malluar që të jep forcë
dhe shpresë. Baltë nga toka e lashtë. Ajo baltë e mbajtur në duar e tundonte
dhe i therte shpirtin.
Një
erë vëndlindje ndjeu e cila mbillte në shpirtin e saj trandafila, si ato që
rriste vet anës oborrit. Me sytë e tretur në detin blu, me hapjen anash të
zmeraldët, me një zë të zvargur, shurdhuar nga mergimi, u tha të pranishmëve.
“Për vëndlindjen malli im është si të bëhem një me baltën. Përtej pamjes së syve të mi vështroj thellë varreve të
fisit e të vëndlindjes. Një ditë do të takoj shpirtrat e tyre”.
Po
i vinte si një fishkëllimë nga errësira e së shkuarës, prodhimi nga kodrat e
konjakut, apo nga baçet e ullinjve dhe agrumeve. Nga ajo errësirë nuk e humbi
shikimin si nata, por po kthjellohej si në prag të agimit. Ajo tokë edhe e
mbuluar nga bari i krisjes nga braktisja e saj, përsëri ka ushqyer zogjtë e
shumëllojshëm dhe e mbushi shpirtin me shpresë. Ja një hardhucë e verdhme po mbijeton dhe ajo së bashku me
zoqtë e qiellit. Përsëri oborri i saj kishte ushqimpër gjallesat. Aty gjenin
fara për ushqim dhe pinin vesën e mëngjesit.
Punove
ti o baba. Punove si kau balash. Dhe tani në sofrën e braktisur, hardhucat dhe
zogjtë e vëndit, mëllënjat, bishttundezat, gushkuqët, harabelat e të tjerë, me
ato fara që ke lëshuar, të cilat mbijnë e lëshojnë fara përsëri, bëjnë dasma
mbi këtë tokë të braktisur vite e shumë vite më parë.
Dheu
i vëndlindjes. Baltë nga mitra e saj. Nga toka ku kam lindur unë e jam rritur e
ku për herë të parë kemi qarë. Ai kënd toke, me ato rrënjë hardhie e ullinjë,
ka kërkuar mëshirë për përkujdesje, duke kujtuar se mbi kurmin e saj ka ndier
shkelje të renda, me djegje nga luftërat, rjepur nga cingërimat e tufanet dhe
nga mungesa e njerëzve të saj, mall.
E
la me mallëngjim shtëpinë e saj, të cilën mendoi se e pa për herë të fundit dhe
zbritën në qëndër të fshatit. Qentë po flinin të pa shqetësuar nën hijen e
ullirit, ndërsa nga klubi i vogël po vinin zhurma të shqetësuara. Me siguri
ndonjëri prej tyre kishte bërë ndonjë hile në letra ose domino. I vetmi banor
që u foli ishte prifti, i cili sa i pa, vrapoi në portë të kishës dhe u bëri
ftesë të hynin brënda. E pranuan ftesën dhe hynë në sallën e ndriçuar me
qirinjë, si ditë e Diel që ishte të ndiznin edhe ato disa qirinjë për shpirtrat
e të vdekurve. Aty e parafytyroi si më parë sallën e kishës plotë me njerëz dhe u shpreh me zë.
“Ndofta ndonjë ditë do të rikthehen shumë prej tyre. Është për të ardhur keq që
ky fshatPERLË të braktiset”. “AMIN” shprehu kënaqësinë prifti. Dhe si plakë e
moshuar që është bëri kryqin para kishës, duke përsëritur disa herë me zë.
“Kthei o Zot të gjallërohet përsëri fshati!”