Kulturë
Frrok Kristaj: Në përkujtim - Nikollë Kërhanaj (1943-2020)
E shtune, 27.06.2020, 02:23 PM
Nikollë Kërhanaj (5 dhjetor 1943 - 27 qershor 2020)
Në përkujtim
Nikollë Kërhanaj
(5
dhjetor 1943 - 27 qershor 2020)
Nga
Frrok Kristaj
Nikollë
Kërhanajn e pata shokun më të ngushtë në jetë.
Nikollë
Kërhanaj, ky emër i përveçëm për shumëçka, ishte dhe mbeti njeri i qetë, njeri
i ndershëm, bashkëpunëtor i shkëlqyshëm, studiues i vyeshëm e arsimtar i
devotshëm…
Nikollë
Kërhanaj, që u nda sot nga kjo jetë në moshën 77 vjeçare, kudo që arriti vjeli
literaturë, të cilën përherë e përdori për studime shkencore e krijimtari
letrare. Dhe jo vetëm kaq. Nikolla literaturën që e posedoi përherë e vuri në
shërbim edhe të kolegëve dhe të nxënësve. Kurdo që e kërkoi nevoja u ndihmoi
atyre.
Me
Nikollën, por edhe me shumë të tjerë, e themeluam SHKA “Katarina Josipi”,
Klubin letrar “Shtjefën Gjeçovi”, manifestimin “Takimet e Gjeçovit”, revistën e
programeve kulturo-artistike “Hasi”, revistën letrare e informative “Zëri i
Hasit”, e themeluam Muzen e fshatit, e meremetuam Shtëpinë e kulturës “Katarina
Josipi”, e ngritem Qendrën kulturore “Atë Shtjefën Gjeçovi”…
Angazhimi
i çmuar i Nikollës pat vlerë të madhe, në veçanti për Garat e diturisë të
shkollave fillore të Hasit. Nikolla një kohë ishte edhe kryetar i Lidhjes së
Arsimtarëve Shqiptar në Has, kryetar i Shoqatës “Kolping” të Kosovës, por edhe
i Këshillit për vetëfinansimin e shkollës shqipe gjatë kohës së okupimit klasik
nga Serbia okupatore. Nikolla për angazhimin e tij patriotik edhe u torturua
fizikisht nga pushteti okupator serb.
Nikollë
Kërhanaj kado që lëvizi ka lënë gjurmë si në fushën e arsimit, të kulturës,
publicistikës e të veprimtarisë së përgjithshme kulturore e shoqërore.
Natyrisht
se ai edhe nuk kishte rrugë tjetër, ndaj edhe tërë jetën udhëtoi rrugës së
njerëzve të mëdhenjë që ka dhënë Zymi, Hasi e trojet etnike shqiptare.
Këtë
e dëshmojnë edhe veprat e botuara të Nikollës, si:
“Abetarja
e Zymit” (monografi),
“Zoja
e Hasit” (monografi),
“Zanat
e Pashtrikut” (poezi),
“Zymi
i shtatë kodrave” (monografi),
“Tempulli
i librit” (monografi),
”Kronistoria
e Shkollës në Zym” (II), monografi
“Takimet
e Gjeçovit” 1971-2006” (monografi), “ShKA “Katarina Josipi” 1970-2005”
(monografi),
“Fjala
e mekur” (poezi),
“Kujtime
kohësh” (monografi),
“Takimet
e Gjeçovit” 2007-2015,
“Zymi
i Hasit” (guidë turistike) e
“Zymi
i Hasit” (fletëpalesedhe shumë vepra në dorëshkrim, që po pritin të botohen…
Nikollë
Kërhanaj ishte edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 2001.
Nikollë,
shoku im i jetës, në emrin tim, por edhe të dashamirëve dhe bashkëpunëtorëve tu
të ngushtë, por edhe në emër të të gjithë zymjanëve e hasjanëve e më gjerë, të
falanderojmë për shumëçka, e në veçanti për veprat tuaja që na i le amanet për
të ta vazhduar rrugën tënde.
Nikollë
Kërhanaj pushoft në paqe!
Familjes
i shprehim ngushëllimet më të sinqerta!