Kulturë
Remzi Limani: Një pikëvështrim mbi poezinë nga Kaltrinë E. Uka
E premte, 03.07.2020, 06:59 PM
Një pikëvështrim mbi poezinë nga Kaltrinë E. Uka
Fal,
Zotit, fjala e kultivuar nga poetja e re, Kaltrinë Uka, paqësisht ndahet nga
palopoetet, të cilat vishen me mirënjohje të ndara nga palojuritë - njerëz të
një rangu dhe mendimi me poetet e ashtuquajtura, të cilave pa pikë turpi u
ndajnë çmime "poezive" me një dyzinë gabimesh brenda shkarravinave të
tyre...
Nga
Remzi Limani
Poetja
e re, Kaltrina Uka, na shfaqet befas dhe bie si një qershi mbi tortën e
përgatitur me fjalë ëmbëlake, të cilat zënë vend të merituar në sofrën poetike,
mbi të cilën, lexuesi ka çka të konsumojë nga fjala saj e shkruar dhe e gatuar
mirëfilli. Kaltrina, na servir poezinë e çiltër të veshur me dialektin e
gegnishtes, si produkt i të folmës së kultivuar në vukabularin e saj poetik, me
të cilin shprehet më lirshëm dhe bëhet më e zëshme në kuptimin e fjalës së
shkruar nga e cila nxjerrë metaforën
figurative mbi të cilën ndërton poezinë dhe zë gërshetin e një vargu të
lakmuar për t'u lexuar dhe për ta shijuar bukurinë e derdhur nga buzët e saj, ende
të njoma por, të prira për ta thënë atë që e ndjenë në brendinë e saj dhe
përreth saj. Pra, poetja jonë di çfarë të thotë, sepse, fjalën e duhur e mban
në majë gjuhe, për t'na dhuruar të bukurën e padiskutueshme rrahur në vargun e
saj, gjithësesi të arrirë dhe të pranueshëm si vlerë poetike e dëshmuar në
paoramën e një poezie të sintetizuar dhe të balancuar në kuptimin e një
baraspeshe estetike, ku njëkohshëm peshon fjala, mesazhi dhe kultura e të
shkruarit. Për këtë do t'i ndajmë për lexuesin pak rreshta marrë nga poezia
KTHEHU PËR HATËR T’HANËS, të zonjushës, Kaltrinë, e cila na thotë: Me netë
t'tana nuk po flen rahat hana pa neve rojtarët e saj/ s'po bjen n'herezi ma e
m'sheft mas reve tinëz t'lumtun me na pa/ veç hajde e shihe prej ktu se si asht
ba, asht dremit.../Mu malli po m'rigon si shi e po rri mas grilave/
n'andrrat
syçel t'mesnatës n’apogjeun e rremë po luhatna/ po s'po asht boll
durt
mikluese me përvinu kadal ftyrën tane/. Ja pra, në këta pak rreshta venerohet
forca e fjalës dhe metafora e qartë - e begatshme për t'u dashur dhe për t'u
vlerësuar pesha e një pjekurie poetike, çfare e hasim tek Kaltrina Uka.
Për
më shumë rreth poetës së nderuar, le t'i shfletojë poezitë e saj vetë lexuesi,
për t'u bindur se, kjo vashë, qershi mbi tortë, posedon potencën e një poeteje
për t'u lavdëruar me të.