Kulturë
Fritz Radovani: Dy poezi nga poeti Zeqir Lushaj
E premte, 03.07.2020, 07:29 PM
Nga Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot,
mbas pak vjetësh:
POETI
ZEQIR LUSHAJ
“STAFETA E POETEVE”
PO T’ IA HEQIM
-Për të Dy Gjergjët-
Kthe kokën mbrapa,
Shih gjurmët Tua- pas,
Po përbuze rrugën Tande,
Bota…, shkrihet në gas!
…!
Po t’ia heqim,
Gjergjit të Parë,*
Gjakun e krenave ,
Nga Shpata,
Po t’ia heqim ,
Gjergjit të Dytë, *
Zjarrin antishovenist,
Nga Penda,
Të gjithë mbesim,
Golare kungulli,
(E tharë nga dielli),
…Pa kurrgja brënda !
…!
Kthe kokën mbrapa,
Shih gjurmët Tua-pas,
Po përbuze rrugën Tande,
Bota…,shkrihet në gas !
*Gjergji
i Parë - Gjergj Kastrioti Skenderbeu *Gjergji i Dytë - At Gjergj
Fishta O.F.M.
SA HERË
LEXOJ FISHTËN
Sa herë lexoj Fishtën,
Më e madhe më duket Malësia,
Më të rrepta,
Shpata dhe Huta .
Penda e Tij,
Simfoni kreshnikësh,
E re dhe e lashtë,
Sa vet Lahuta!
Shenim
F.Radovani: Botohen pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Dy poezitë z. Lushaj janë nxjerr nga libri i Tij poetik
me titull
“LISI I SHKRUAR”, pikrisht nga Cikli nr.5 i këtij libri i
titulluem :
“NJEREZ QË, (MË DUKET SE) I KAM NJOHUR, botue nga KRISTALINA KH, Tiranë 2009.
Melbourne,
3 Korrik 2020.