Kulturë
Rexhep Shahu: Rrugët i kërrus vetmia
E shtune, 04.07.2020, 06:44 PM
REXHEP SHAHU
RRUGËT
I KËRRUS VETMIA
Poemë
nga libri i ri poetik Dita e gjashtë
Rrugët
i kërrus vetmia
Mua
mungesa jote.
Nga
malli për ty
Më
përgjakën xhamat e thyera të zemërimit.
Ka
ditë që më duket se jam kufomë që eci
Ndjehem
krejt bosh pa ty zemër
Sa
vij të shoh ty zemra ime jashtë meje
Filloj
marr frymë normalisht.
Pranvera
me lule e zogj që këndojnë
Është
më e vogla dhuratë për ty.
Dimrat
do t'i mbaj për vete
T'i
fsheh thellë në sy.
Ti
nuk je, unë s’kam kë dua
S’kam
kë përqafoj
S’kam
kujt t’i pëshpërij.
Nuk
zgjohem më asnjë mëngjes
Zgjohesha
për ty…
Ti
ike larg
përtej
syve
matanë.
Po
nga ëndrrat pse s’më ikë
Pse
rri
Pse
s’shoh ëndrra pa ty…
Tani
do të doja të isha me ty
t’i
ndizja një nga një yjet në sytë e tu
Do
t’i marr gjithë yjet e qiellit tim dhe do t’i sjell ty
do
t’i ve ato në flokët e tu
do
t’i lë zotat në terr.
Kam
filluar të zgjohem herët
Me
ardhë tek ti
Për
pak diell sysh.
Ti
je ikje brenda meje
unë,
rendje pas teje...
Edhe
një ditë nëse kalon pa aromën tënde
Në
mbremje yjet do të këputën
Ti
do të ecësh nëpër prush dhimbjesh
Nëpër
thëngjll yjesh…
S’po
i dal dot përtej hijes time të mbrëmjes
Që
zgjatet deri te ti.
Dielli
kur të pa që po më prisje
Ma
zgjati hijen, të të mbërrij.
Po
fryn
Vetëtin
e bie shi i sertë malli.
Po
ku e din ti çfarë është malli
si
ta dish ti që nuk arrin të lexosh në sytë e saj
një
turbullirë loti që as derdhet e as ikën mbrapsht
por
pret të pihet prej buzëve të puthjes.
Ku
e din ti çfarë është malli
kur
nuk arrin të lexosh rrudhat e padukshme
poshtë
syve që qajnë pa lot mungesën e mallin
kur
nuk arrin të lexosh buzëqeshjen e fshehtë
por
i beson asaj që ajo i jep botës për etiketë
ndërsa
thellë e përvëlon loti i nxehtë.
Nuk
mund ta dish çfarë është malli
derisa
ecën si gjithë njerzit
dhe
nuk të fluturon kapaku i kresë…
Unë
nuk i kam duart e tua rreth qafe
Por
pesha e tyre më rëndon sa ëndrrat
Unë
nuk i mbush më duart e mia me ty
Por
poret e lëkurës së duarve të mia janë ding me ty
Buzët
e mia janë plot me puthjet e tua
Faqet
e mia kanë ngrohtësinë e dorës tënde që më përkëdhel
Mjekra
ime është në dorën tënde që e puth me afsh
Buzët
e mia kanë mbetë në ty
Shih
duart se i ke aty.
Tani
ti vizaton fatin në mua
Hartën
e shpresës në sytë e mi
Udhët
ku më merr përdore në rudhat e mia
Të
më bësh fëmijë.
Mbërriti
mbrëmja e kësaj dite pa ty
Në
duart e mia të lutjes qan
Si
zog të vogël e fus në gji
Për
puthjen që mungoi qan.
Tani,
këtë çast
kur
nata më ka hyrë në sy
ndjej
dhëmbët e tu të bardhë
tek
mundohen të ma kafshojnë
shuplakën
e shtrirë të dorës.
Mundohem
të qesh
ndërsa
loti lan natën.
Mendoja
se do të kthejnë tek unë
Ëndrrat
që ruaja për ty.
Vetmia
pikon nga strehët e shpirtit
Dhe
m’i lag ëndrrat.
Po
fryn erë malli...
Germat
e emrit m’i lëshon përtokë
si
tjegullat e çatisë së vjetër
m’i
ndjek nëpër udhë
si
gjethet e rëna vjeshtën e fundit
derisa
t’m'i kalbë germat e emrit
në
pellgje harrimi.
Aq
shumë të dua
sa
më dukesh e pavërtetë
më
bëhet se ekziston vetëm në ëndërr
edhe
pse dora jote më rrëshqet në fytyrë...
Bie
shi malli
në
udhën e puthjeve tona.
Mjafton
që e di se je në këtë qytet
dhe
ndjehem i mbrojtur nga rrufetë e qiellit.
Mjafton
që e di se je në këtë qytet
kanë
kuptim zgjimet.
Kur
më merr malli për veten
vij
shihem në sytë e tu.
Kur
dua të bëhem i bukur
vij
dhe vishem me vështrimin e syve tu
me
qeshjen tënde që më kthen në xixëllonjë.
Eci
nëpër shi kujtimesh dhe qaj
Pengje
puthjesh jemi ne.
Nga
malli
Ti
vlon e pikon lot i nxehtë
Nga
sytë e mi.
Sa
herë fryn mall
Më
therin dhimbjet...
“Dhe
nëse ndonjë ditë
të
pyet ndokush për mua”
I
thuaj se të desha shumë
sa
mendimin, sa fjalën
sa
lulja dritën, sa vesa lulen
sa
loti syrin
sa
buza buzën e puthjes
sa
ëndrra krahët e përqafimit
sa
udha hapat e hapat udhën
sa
qielli zogjtë e sa zogjtë qiellin
sa
deti brigjet e brigjet detin
sa
unë ty që e di veç zoti sa të dua...
Ne
ishim fjalë, puthje, buzëqeshje
Dritë
sysh ishe ti, më bëje dritë në jetë
Po
tani nga erdhi kjo heshtja jote
Ky
det që s’flet, kjo hënë e verbër.
Ulesh
si flutur në ëndrrat e mia
Shkrin
akujt e deshpërimit tim…
Lutjet
e mia i morën zogjtë
i
derdhën nëpër qiell.
Ndoshta
kanë shpirt zotat.
Veç
teje
S’kam
ëndërr tjetër.
S’kam
qiell tjetër
Veç
syve tu.
Gjithë
kohën që mungoj
Jam
i humbur honeve të vetes
Me
gjetë udhën për te ti.
Gjithë
ditët që mungoj
Ti
je me mua më shumë se kur jam me ty.
Je
loti që më vlon në sy.
E
nxora veten prej vetes time
E
ta dhashë ty.
Më
duket ti më ruan më mire.
I
duhet një trëndafil kësaj nate
Por
ti je larg
S’kam
ku ti marr buzët e tua.
Ku
me të vu në qiell për dritë
Dritë
për veten.
Sejcili
ka yllin e vet.
Nuk
e gjeta sot veten në ty.
Kush
e di ku më ke harruar
Në
ëndrrën e vjetër.
Asgjë
nga unë s’mbeti në ty.
Veç
një hije në cep të syrit
Herë
pas here qan.
Asgjë
s’mora sot nga ti
Veç
trishtimit.
Sot
ia kishe dhënë sytë diellit
Më
pa me sytë e tu.
Vitet
varur poshtë syve tu
do
t'i bëj flutura.
Dhimbjet
aty do t'i bëj puthje.
Ti
mbjell trëndafila.
Unë
fluturoj nga qërpikët e tu
Dhe
bëhem flutur në petale.
Vetja
më ngjan me një trëndafil
Që
ti më mbjell në ëndërr.
Shkoj
udhëve nga ti ke ecur
të
zgjoj tek gjurmët e hapave që ke lënë
të
marr përdore
të
përqafoj e të puth për gjithë vitet që ke munguar.
Nëse
nuk e duron dot mallin tim,
nëse
e sheh se nuk ngihem me ty
mos
mungo kaq rëndë
kjo
mungesë thanë rrënjët e lisave...
Nëse
më sheh ndokund në ëndërr ndonjë natë
ndalu,
folmë, jepma dorën.
Ndalu
folmë se mund të më vijë drita e syve.
Unë
nuk do të bëja tjetër
por
një varëse me yje qielli do ta varja në qafë.
U
sosa udhëve
e
pritjeve.
Eja
se pa ty nuk di si të rri
Ose
më mëso si rrihet pa ty.
Se
nuk të puth kur dua shpika pritjen
se
nuk jam tani me ty shpika ëndrrën.
Si
flutur ulesh në ëndrrat e mia
Shkrin
akujt e deshpërimit tim…
Derisa
unë të dua ty
Asnjë
zog nuk do të mbetet pa kapërcyer detin.
LIBRA
NGA AUTORI
1.
Mali i Hënës - vëllim poetik (Tiranë, 1998)
2.
Bregu i Brengës - vëllim poetik (Prizren, 2000)
3.
Misioni për paqen - publicistikë, për krizën e Kosovës 1998-1999 (Tiranë, 2001)
4.
Bllaca – (monografi) – 2002
5.
Marsi i minave – publicistikë, për ngjarjet e Kosovës 1998-2000 (Tiranë, 2006)
6.
Lis i vetëm në fushë - Vëllim poetik, (Tiranë, 2011)
7.
Apologji per udhen e kombit - Publicistikë (Tiranë, 2012)
8.
Qyteti i lutjeve – Poezi, Tiranë, 2013
9.
Buken tonë të përditshme, publicistikë, Tiranë, 2013
10.
Syte e lirisë, monografi, Tiranë, 2014
11.
Kjo vere merzie, poezi, Tiranë, 2015
12.
Ku ishe ti hero, publicistikë, Tiranë, 2016
13.
Shkrimtarët për Havzi Nelën - Shpirti i lirë
i Lumës, përgatitës, Tiranë, 2018
14.
Havzi Nela – Shtatë Fletore, botimi i plotë me 5548 vargje, përgatitës, Tiranë,
2018
15.
Bisedë me Havzi Nelën, publicistikë, Tiranë, 2019
16.
Faleminderit Doktor Alushani, Tiranë, 2020
17.
Dita e gjashte, poezi, Tiranë, 2020