Kulturë
Prend Buzhala: Alternativa letrare e zhanrit të lirë
E hene, 06.07.2020, 09:06 AM
ALTERNATIVA LETRARE E ZHANRIT TË LIRË
(Kundrime),
2
Nga
Prend BUZHALA
Kur
lexojmë letërsi, nuk ndjehemi keq, pikërisht për faktin pse na pëlqen kategoria
estetike e së bukurës. Ndodh që, kur kemi aq shumë telashe jetësore, shoqërore,
apo përplasje mes dëshirave dhe realitetit, letërsia është ajo që na
ngushëllon. Dhe: kur nga letërsia an trazojnë zërat e shqetësuar, zërat e
zemërimit, protestës, atëherë është arti që na shtyn të mendojmë. Letërsia
tashmë ka thyer kornizën tradicionale të zhanreve: krijohet e shkruhet si
ZHANËR I LIRË, ku gërshetohen poezia me dialogun dramatik, përshkrimi prozaik
me një metaforë poetike, meditimi me një diskurs eseistik; prozë, poezi, dramë,
ese bëhen një. Bëhen shkrim letrar.
1.
Letërsia
është edhe kërkim drejt hapësirave të panjohura, është kërkim, është përgjigje
për pyetjet e koklavitura të jetës e të realitetit, në aso rastesh, kur ky
diskurs letrar merr formën e analizës, pa e tjetërsuar tekstin letrar. Kuptimet
çlirohen, rregullat e ngurta teorike-letrare krijojnë ALTERNATIVËN E RREGULLAVE
TË VETA, idetë dhe lëvizjet letrare veprojnë e strukturoren në një hapësirë të
gjerë. Nuk është e habitshme përse krijimi letrar bashkëvepron me kulturën e me
shoqërinë, nga njëra anë, si dhe me politikën e estetikën nga ana tjetër.
Kufijtë rrënohen. Kësisoj, letërsia kërkon SHUMËSINË E QASJEVE ndaj trajtave
letrare e poetike, ndaj tekstuales ligjërimore, vë në pah mënyrat e reja, inovative,
të shprehjes artistike e të mendimit. E reja gjithnjë paraqitet si zonë
problematike në fushën e estetikës. Korpusin tekstor i një kohe: letërsi,
poezi, dramë, roman, ese, kritikë letrare, studim letrar etj, përfaqëson një
kontekst kohe, një kontekst shkrimi, një konceptualizim idesh. madje, brenda
romanit ekziston metaromani, metateksti, vijnë komunikimet e teksteve,
intertekstualiteti...
2.
Grindja
antike midis poezisë dhe filozofisë vazhdon edhe sot, aty ku ‘Poetika’ është
filozofi e poezisë, është të menduarit e artit të poetikës (siç shprehet Jerome
McGann, akademik e studiues amerikan). Teksti është i hapur (teori mendimi e
Lyn Hejinian "Refuzimi e Mbylljes ”(1985). Nëse kritika është MUNDËSI
LEXIMI, atëherë vetë arti poetik, me gjuhën e vet të hulumtimit, bëhet mendim
kërkues, metapoezi, bëhet gjuhë ndërlidhëse mes prasktikës krijuese dhe
mendimit teorik-letrar, bëhet shteg te ALTRERNATIVA E ZHANRIT. Kësisoj, Hapja e
Tekstit dhe Refuzimi Estetik erdhën, si praktikë krijuese dhe si mendim letrar gjatë
viteve '80, edhe në Kosovë. Vjen teoria e fenomenologjisë së leximit dhe ajo e
repetimit letrar, si shumësi identitetesh tekstore, e ku leximi aktiv, LEXUESI,
me pjesëmarrjen e tij luan njërin ndër rolet kyçe në ndërtimin e domethënies
poetike e letrare.
Te
e fundit, letërsia shkruhet për njeriun si qenie me intelekt, me botën e tij
emocionale, me veprimet e mendimet që ai ka. Nuk është e habitshme përse vargu
shpesh vishet me mendim mistik, mu ashtu siç janë labirintore psiko-realitetet
e brendshme: vishet me struktura irracionale, si atitudë e racionales, vishet
me sensualen, me ngarkimin emocional.
(Prend N. Buzhala, 2 korrik 2020)