Kulturë
Xhevahir Cirongu: Buzëmbrëmje në det
E diele, 12.07.2020, 11:09 AM
Xhevahir Cirongu
Buzëmbrëmje
në det
E
ndoqa hijen e natës
Pas
dritës së xixëllonjës të vetëmuar,
Hapat
i hodha ashtu ngadalë
Aty
te bregu i detit sërisht
Fjalën
“Dashuri’’ në rërë kish’ shkruar.
Thash
se mos isha në ëndërr
Por
jo, kjo ndodhi me të vërtetë;
Mbi
gjurmët e ngelura në rërë
Lundronte fjala si
varkat në det.
Buzëmbrëmjeve
bregut të detit
S’ka
lëvizje njerëzish si më parë,
E
trishtë kjo verë e vitit 2020- të
Edhe
xixëllonjat dritën e kanë mekur.
Erdha
ti them valës së detit
Që
të dy jemi të trishtuar vërtet,
Së
bashku mallin e dashurisë tretëm
Nën
dritën gjysëm vezulluese të xixëllonjës.
Ika
atë buzëmbrëmje nga deti
Dhe
pas lash gjurmët si kujtim,
Më
pëshpëriti edhe fjala e shkruar në rërë
Eja
prapë më tha, të pres biri im !
Durrës, 11 Korrik 2020