E hene, 07.10.2024, 07:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shqiptarët e Hungarisë

E diele, 19.07.2020, 07:34 AM


Shqiptarët e Hungarisë

-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Për nderë të shqiptarëve , o,  të Hungarisë ,

Për gjuhën e  t’ parëve , o, të shqiptarisë ,

Që e  ruajtën  me besë   për plot  300 vjet – e,

Do t’ iu këndoj me zemër e  me shumë lezet – e !

Gjuhën shqipe t’ nënës , pastër  kush e flet – e ,

Ajo është e ëmbël , mu porsi  sherbet - e !

  mjedis të  shtetit , o , të  Hungarisë ,

Atje janë dy fshatra , o ,    shqiptarisë –

Njëri thirret  Nikincë , tjetri  Hitkovicë ,

E kanë ruajtur  gjuhën , o ,të  shenjtërisë !

Bukës  i thonë  bukë , e kripës i thonë  krip – e ,

Qe 300 vjet , ata ,  flasin vetëm  shqip – e !

Për shumë  emigrime  shqiptare n’ mes nesh – e ,

Në kohë të  mesjetës  është shkruar shumë  shpesh – e !

Gjatë Perandorisë Osmane  në Turqi – e ,

N’ Ukrainë , Itali , kryesisht n’ Greqi – e !...

Me qindra shqiptarë , atje  kishin shkuar –

Nëpër  Hungari – e ,  kishin  emigruar !

Gjatë  1690, prej  këtij veni ,

Kryepeshkopi i Patriarkanës së Pejës –  Arseni ,

Ishte  nis nga Peja me  mijëra familje –

Më të shumtat serbe, morën emigrime !...

Në mes tyre kishte  shumë shqiptarë nga ky vend ,

Që kryesisht ishin nga fisi Kelmend !

Për këtë do shkruante edhe Mid’hat Frashëri –

Për çdo pëllëmbë të tokës ku frymon shqiptari !

  1912  dhe  1913 –

Vizitonte trojet , ku shqiptarët  bënin  jetë !

Vite , kur  vizitonte  trojet shqiptare –

N’ veçanti Dukagjinin – krahinë përparimtare !

Ai , vëren se  ata që  kishin emigruar –

N’ shekullin e 17 – të , gjuhën nuk e kishin harruar !

Ata edhe n’ fillim t’ shekullit t’ 20-të ,

N’ dy fshatrat n’ gjuhë  shqipe,  flisnin me  lezet –e !

Gjë ma t’ ëmbël s’ kishte n’ gjitha ato  ana –

Se kur flisnin gjuhën që ua mësoi nëna !

Shqiptarët e larguar “shkuan në Hungari ,

Qeveria e Austrisë u fali toka çdo familjari

Dhe formuan që të gjithë  katunde të reja –

T’ gjithë jetonin nga sevdaja , gëzimi dhe hareja  !

Sot  këto dy katunde midis Hungarisë –

N’ gjuhën shqipe  flasin  Nikincë e Hitkovicë !...

Patriku Arseni , fort  ishte shtrënguar –

Në këtë eksod   s’ bashku me ta  për të shkuar !

Nga  se n’ luftën austro – turke të atëhershme ,

I kishte premtuar Austrisë ndihmë të ndershme !

Prej serbëve dhe shqiptarëve , ndihmë që nuk e dha dot ,

Se shqiptarët nuk e dëgjonin  dhe premtimi i shkoi kot !

Thjeshtë  s’ kishin dëshirë për të luftuar fare –

Për Austrinë  kjo luftë  nuk  doli fitimtare  !

Patriku Arsen  me një pjesë shokë  t’ besimit –

Morën botën n’ sy në  udhën e mërgimit ! “

Shqiptarëve t’ Hungarisë , shpirti iu pastë rahmet –

Ruajtën gjuhën shqipe rrafsh për 300 vjet !

Gjilan, më 18.07.2020 v.                     Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora