Kulturë
Gjon Keka: Si mbollën ideologjinë e tyre pushtuesit barbarë dhe mohimi i themeleve të lashtësisë së iliro-arbërorëve
E shtune, 18.07.2020, 08:00 PM
Si mbollën ideologjinë e tyre pushtuesit barbarë dhe mohimi i themeleve të lashtësisë së iliro-arbërorëve
Nga
Gjon KEKA
Iliro-arbërorët
janë themeltarë të kontinentit dhe civilizimit europian, por pas pushtimeve të
ndryshme sidomos pas deformimit që sollën pushtuesit barbarë, ku shqiptarëve iu
mohua e drejta e tyre, iu mohua lidhja me vetë dinamikën e kombeve të Europës,
iu mohua gjuha, iu mohua emri Arbëror etj. etj.
Si
rezultat i këtyre pushtuesve të cilët i vodhën, dhe ndërtuan mbi themelet e
lashtësisë sonë, mitet e tyre të rrejshme dhe objektet e tyre ideologjike
fetare, madje ndërtimi i objekteve të pushtuesve vazhdon edhe sot, rasti i
fundit është ndërtimi i xhamisë sulltaniste në mes të Prishtinës.
Po
të kishim një Akademi të shkencave funksionale dhe me koka të nxehta shkencore
që nuk bëjnë kompromis me shkencën dhe të vërtetën, sot shumë kombe e popuj të
Europës e Botës do t’i kishin rënë në gjunjë historisë themeltare të
iliro-arbërorëve dhe ne si komb do ta kishim vendin e natyrshëm në mesin e kombeve
të civilizuara.
Poashtu
po të kishim Akademi nuk do të zinte vend literatura e rrejshme e pushtuesve që
tentojnë ta mashtrojnë botën se ata janë të lashtët e atij vendi.
Këto
simbole dhe tjera iliro-arbërorë si dhe dokumente të tjera historike mbi kombin
tonë do të gjenden në librin tim që do të botohet së shpejti.