Kulturë
Valbona Hadri: Natë vere
E diele, 19.07.2020, 10:00 AM
Natë vere
Mbrëmja
e freskët me përendimin e ylbertë përmbylli lamtumirën e kësaj dite.
Shkëlqimi
rrezartë i kësaj nate plot ngjyrime të derdhura kaltërsive qiellore,
shenjtërojnë pamjet e bukurive magjike.
Pamjet
e tretura mbesin të gravuara
nën
kubenë e qiellit, marrin gjumin së bashku me engjëjt e bekuar me buzëqeshjen e
Perëndisë.
Malet,
fushat, kodrat dhe gjithë lulet mbesin të mbuluara me ngrohtësinë e një dite
vere gjoksesh të shpaluara, besnikërisht
të ngrohta në sy mbeten.
Shtrirja e mbulesës së natës,
është
pritje e agmisë nga zgjimi i një gëzimi të ri në sytë e ditës së bekuar.
Mveshja përplotë jetë e pikturuar
Në
sekretin e besimit të hekurt
Denjësisisht
merr vullnetin e shmangies së të ligave, për t'u tretur në pasion dashurie.
Nè
ty s'kam parë urrejtje kurrë
Pos
afërsi duarsh afërsi të ngrohta
Ne
ty s'kam parë asnjë ligësi njeriu
vetëm
dashuri e shtrirë prehrit tim.
Kështu
më tha zëri natës së kaluar
ikur
në përqafim flladi të kësaj vere
duke
u shkri në buzë hirizontesh,
për
t'i dhënë kuptim jetës dhe lules.
Me
13.07.2020
Valbona R. Hadri