Kulturë
Ibrahim Kabili: Arif Vladi, një legjendë e gjallë e këngës epiko-historike
E diele, 19.07.2020, 10:38 AM
Arif Vladi, një legjendë e gjallë e këngës epiko-historike
Nga
Ibrahim Kabili
Eshtë
nder, privilegj dhe kënaqësi për mua të bëj një shkrim modest për këngëtarin
virtuoz Arif Vladi. Unë kam rënë në kontakt me këngët e tij që herët, në fundin
e viteve '80 kur ai ka filluar dhe interpretimet e tij të para. Vazhdoj ti
dëgjoj me shumë kënaqësi dhe sot këngët e tij. Krijimtaria artistike e Vladit
është e gjerë dhe e larmishme. Ajo është e shtrirë në kohë dhe hapsirë. Eshtë e
shtrirë në kohë pasi interpretimet e tij të para kanë nisur në fund të viteve
'70 dhe vazhdojnë dhe sot. Pra mbi 40
vjet në skenë dhe shumë i suksesshëm. Suksesin si këngëtar ja forcuan
dhe këngët, që ai i kushtoj Kosovës, lirisë
dhe pavarësisë së saj. Pa asnjë mëdyshje mund të them se Vladi është një
nga këngëtarët më të pëlqyer dhe më brilant në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë
trojet shqiptare. Larmia e këngëve të tij, zëri melodioz, tematika e
zgjedhur, dhe interpretimi e lartësojnë
Arifin, e bëjnë një këngëtar të madh dhe shumë të dashur. Ashtu si natyra dhe
freskia e bjeshkëve, bukuria dhe madhështia e maleve, ajri dhe freskia e
luginave, larmia dhe peisazhi i liqeneve nga ai vjen, na vjen dhe kënga e tij e
bukur, e pastër, kumbuese, dhe e veçantë në llojin e saj. Kisha kohë që doja të
bëj një shkrim për Arifin. Situata politike që po kalon Kosova u bë një motiv
më shumë për të shkruar diçka për këngëtarin e madh dhe të talentuar Vladi. Ai
pjesën më të madhe të krijimtarisë artistike ja dedikoj Kosovës. Këtu krahas
vlerave artistike si këngëtar, dalin në pah dhe vlerat patriotike dhe atdhetare
të Arifit, si shqiptar.
Arif
Vladi u lind në Lurë të Dibrës më 3 shtator 1956 në një familje patriotike dhe
atdhetare. Mësimet fillore i kreu në vendlindje me nota shumë të mira. Me
ineresimin e familjes dhe veçanërisht babait të tij, Demirit, u regjistrua për
studime në Liceun Artistik "Jordan Misja". I kreu në kohë studimet në
lice,dhe doli me nota të shkëlqyera. Ai tanimë i ishte fitur këngës dhe
vazhdojë të shkollohej më shumë për prefeksionimin e saj. I vazhdoj studimet
akademike për kanto në vitin 1977 në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe i
përfundojë në vitin 1980. Në akademi pati profesor të shquarin Ramiz Kovaçi. Ai
duke parë dhuntinë dhe talentin e Arifit në muzikë i qëndroj pranë, i kërkonte
shumë, e ndihmoj, vlerësoj dhe e
inkurajoi për të arritur më të mirën në fushën e këngës dhe muzikës. Duke
kujtuar periudhën e bukur e të mrekullueshme të shkollës Arifi shprehet se qe
profesori i tij Kovaçi, që e "latoi" atë. Me mbarimin e shkollës,
formimi i Arifit kishte arritur në stade të larta profesionale. Ai tanimë u bë
një këngëtar i afirmuar falë dhe zërit të bukur të tij. Pasi mbaron Akademinë e
Arteve në Tiranë, Arifin e caktojnë për të bërë stazhin e punës në Ansamblin
Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Tiranë. Kjo për të qe një fat i
madh pasi atje punoi me artistë dhe kompozitor të një niveli të lartë. Për të
kjo qe një eksperiencë e madhe pune që do ti vlente shumë, më vonë. Punoj këtu
përrreth dy vjet dhe më pas e caktojnë për të punuar në Estradën e Peshkopisë.
Rikthimi për të punuar në vendlindje qenë për Të një dëshirë dhe njëkohësisht
dhe një krenari e madhe. Ai tanimë ishte i formuar si këngëtar dhe në aspektin
profesional. Gjithë njohuritë teorike të fituarë në shkollë do ta vinte në
shërbim të artit në përgjithësi, dhe këngës në veçanti. Këtu në qytetin e
Peshkopisë ai bie në kontakt dhe punon për një kohë të gjatë me artistë të
afirmuar dhe që lanë gjurmë në krijimtarinë e tij artistike. Në Peshkopi,
kishte një ansambël artistik me instrumentist të afirmuar që i dhanë
"shpirt" këngë së vjetër, këngës autoktone, këngës origjinale që
vinte nga thellësitë e kohrave. Këto këngë me tekste të Naim Plakut, Agim
Doçit, Gjokë Becit etj, nën orkestrimin e Edmond Zhulalit, Përparim Tomçinit
etj dhe interpretimin virtuoz të Arif Vladit do mbeten një vlerë e shtuar dhe e
pa zevendësueshme, në panteonin e këngës dhe muzikës së bukur shqipe.
Vladi, veprimtarinë e tij artistike, siç dhe e theksuam, e nisi herët që në bankat e shkollës 8 vjeçare në Lurë. Mësuesi i tij i parë qe Xhemal Laçi. Ai pa tek Arifi shumë cilësi të një këngëtari dhe e inkurajoj të këndoj që në moshë të vogël me grupin artistik të shkollës. Më pas gradualisht dhe në veprimtaritë artistike të Dibrës, në shkallë rrethi dhe vendi. Kënga e parë e tij qe: U bë fshati si qyteti. Nga viti në vit Arifi, po rritej nga ana artistike. Në moshën 19 vjeçare, pasi mbaron Liceun Artistik "Jordan Misja", emërohet mësues muzike në Lurë. Emërimin si mësues muzike në vendlindje e priti me një gëzim dhe krenari e madhe. Duke evokuar ato kohë të bukura vetë Arifi shprehet: Mua nxënësit më shihnin si Arifin që këndoja, ndërsa unë si mësues i ri, çdo ditë shkoja në shkollë me merakun nëse kujdesin dhe njohurit që më kishin kushtuar e dhënë mësuesit e mi në lëndën e muzikës, të mund t'jua kushtoja, dhe unë, tani nxënësve të mi. E natyrisht nëse ecën me këtë objektiv dhe i motivuar, rezultatet nuk mungojnë. Kështu ndodhi dhe me Arif Vladin, ai megjithëse qëndroj si mësues për një kohë të shkurtër, ngriti në shkollë një grup artistik të mirë duke u bërë dhe vetë protagonist i tijë. Gjatë kësaj periudhe ai ativizohet si këngëtar pranë Shtëpisë së Kulturës në Peshkopi dhe këndoj këngën e tij të parë: Djemt e Lurës, hiç s'kanë dert. Tanimë rrugëtimi i Arif Vladid si këngëtar ishte i pandalshëm dhe mjaft premtues. E megjithatë ai e ndien vetën të pa plotësuar mirë në këtë fushë, e për rrjedhojë, siç cilësuam dhe më lart, vazhdojë studimet e larta në Akademinë e Arteve për kanto. Në Estradën e Peshkopisë punoi deri në vitin 1989. Këtu Arifi jep një kontribut të madh me krijimtarinë e tij dhe afirmohet si këngëtar. Këngëtarit e Arifit dalloheshin për zërin e kumbues, intonacionin, vijën melodike, origjinalitetin, interpretimin e shumë tregues të tjerë. Në këtë kohë Arifi këndoj këngët: Hajredin Pasha; Jakup Ferri me bajrak; O prite Azem Galicën; Sefë Kosharja i pari fisit; Marshi i UÇK-së, Jam Kosova e Shqiptarisë, Liqenet e Lurës, Lura dhe 300 duvakët etj.etj. Gjatë karierës së tijë të gjatë me këngën ai ka marrë pjesë dhe ka interpretuar në shumë evenimente si: Festivalet e RTSH, Anketat Muzikore, Estradën e Peshkopisë dhe në veprimtaritë e A.SH.K.V. Popullore. Po kështu Arifi ka kënduar në të gjitha trevat shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë. Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe në disa turne, me grupe, apo ansamble artistike dhe jasht vendit si: Francë, Austri, Zvicër, Gjermani, Algjeri, Itali, Egjipt, Belgjikë, etj. Arif Vladi ka një karierë të pasur artistike që vlen të merret si model dhe shembull për brezat që do vijnë. Disa nga këngët e kënduara në vite, prej tij janë: Lisi i gjakut, lisi i trimave; Djemt e Dibrës, djemt e camit; Rexi Amerikani; Këngë për Suf Murrën; Jam Kosova e shqiptarisë; Falmi krahët shqipe; Falja e gjaqeve; Eja kam një fjalë; Atje larg në Atdheun tim; Ilirida; Fatime Sokolit; Pajtimi kombëtar, Anton Çeta; Zemra e tij si gjylja e topit; S'rrihet Dibra me kërbaç; S'na la hasmi me u rrit bashkë; Si molla në degë; Këngë për Shotë dhe Azem Galicën; Ka hy hasmi në katër anë; O ju malet e Shqipërisë; Jakup Ferri; Erdha nga Shqipëria vëllazën kosovar; Të dy Dibrat; Mos harroni; Flamuri kuq e zi; Lura ime; Po n'Kosovë kur do këndoj; Rron Kosova n'trojet veta; Përball topit flamurtar; Oj Kosovë tungjatjeta; N'Shehër të Dibrës janë mbledh burrat; N'Dardani bien një tumpan; Ndal bajloz; Nëna jote po vajton; Moj Kosovë, moj kull baroti; Moj Kosov me kësulë të bardhë; Këngë për Sef Kosharen; Shqipëria; Malet tona kanë hap krahët; Ma gëzofsh Kosovë lirinë; Lulet kur çelin; Në mal të Korabit shpesh kam dalë; Melodi orkestrale; Unë jam djalë i votrës tande; Unë jam çikë nga Dragobia; Çele nuse derën; Anës lumejve; Doli Drita; Djemt e Lurës; Djalë e nuse po thinjën për mua; Demokratike u ba Shqipëria, Enver Hoxha tungjatjeta; Çohu çikë e dil te dera; Sikur Drini i Bardhë e i Zi; Liqenet e Lurës; Marshi i UÇK-së, Si molla në degë; Moj Serbi moj shtrigë e vjetër, këngë për Ismail Hajradinajn; Jam Medvegja, jam Presheva; Vendlindja s'harrohet;etj. Repertor i larmishëm me këndë të theksuara epiko-historike, që e bënë Arifin një këngëtar emblematik të veçantë dhe të pa zevendësueshëm në interpretimin e tyre. Po kështu Ai këndon shumë mirë dhe këngën lirike. Ka shumë këngë që i kushtohen vendlindjes së tijë Lurës, bukurive natyrore të saj, njerëzve të mrekullueshëm të atyre anëve dhe vlerave njerëzore dhe humane të tyre. I tillë është Vladi, krenaria e Lurës, krenaria e këngës Dibrane, krenaria e gjithë shqiptarisë.
Jo
vetëm kaq, Arifi ka bashkëpunuar dhe me disa këngëtar të tjerë dhe ka nxjerr
këto vidio klipe: Kalorësi i lirisë; një bashkëpunim me këngëtarët e mirënjohur
e të afirmuar, Ilir Shaqiri dhe Nikoll Nikprelaj, me tekst të Ilirit dhe
orkestrim të Edmond Xhulalit. Me Ilirin ka shumë bashkëpunime në disa këngë si:
Arbëria, Dardania; Kënga e bashkimit; Zëri im, shpirti im, gjaku im Shqipëria;
Këngë për Remzi Ademin; Sherif Jasharin etj.Vidio klipi tjetër: Për ty
Shqipëri; një bashkëpunim me tenorin e këngëtarin e mirënjohur Kastriot Tusha,
me tekst të Çun Lajçit dhe muzikë të Zhulalit. Vidio klipi: Lisi i gjakut, lisi
i trimave me tekst të poetit të mirënjohur mirditor Agim Doçi, dhe muzikë të
Zhulalit. Për gjithë veprimtarinë e kontributin e tijë të gjatë në skenë ai ka
marrë shumë vlerësime. Vlerësimi më i mirë për të është ai i publikut. Eshtë
mirëpritur vazhdimisht prej tijë, është duartrokitur gjatë, është kthyer shumë
herë në skenë, është admiruar prej tyre, jua ka ngritur zemrat peshë, dhe do
vazhdon të admirohet nga bashkëkombasit e vet. Siç cekëm dhe më sipër pjesën më
të madhe të repertorit të tij ja ka kushtuar Kosovës, luftës së saj për liri
dhe pavarësi. Kjo nuk është e rastësishme. Jo. Kjo tregon dhe karakterin
patriotik dhe atdhetar të tij. Populli i Dibrës dhe i Lurës, gjyshërit dhe
stërgjyshërit e tij, janë dalluar në shekuj në luftërat kundë pushtuesve barbar
serb dhe armiqve të tjerë. Dhe me Arifin duke qenë bir i denjë fisit Vladi, i
Lurës së 300 duvakëve, i Lurës së Nikoll Kaçorrit dhe Gjok Doçit nuk kishte si
të ndodhte ndryshe. Arifi bëri këngë himn për Kosovën dhe shqiptarinë, në ato
vite si: Jam Kosova e shqiptarisë dhe Marshi i UÇK-së. Si "ushqim"
për këto dy këngë, si motiv nxitës për këngëtarin Vladi, autorët e
teksteve Beci e Doçi, dhe kompozitorin
Zhulali qe UÇK-ja. Lufta e saj për liri e pavarësi, dëshmorët e rënë, heroizmi
mbi njerëzor i familjes Jashari, familjes Haradinaj dhe popullit martir të
Kosovës. Ky motiv i çoj shqiptarët në UÇK dhe u fitua liria. Shtëpia e tij u bë
dhe strehë për djemtë e UÇK-së. Arifi me
këngën e tij ja fali shpirtin Kosovës. Për Vladin si këngëtar, është bërë një
dokumentar me temë: Zëri i këngëve lapidare; me udhëheqës artistik këngëtarin
tjetër emblemë Ilir Shaqiri. Për Arifin çifti i mirnjohur Tone dhe Mark Gjoka
kanë thurur dhe këngë. Arifi është vlerësuar dhe me çmimet: "Artist i
merituar" dhe "Mjeshtër i Madh". Këngëtar të tillë si Arifi i
bëjnë nder Lurës, Dibrës dhe gjithë shqiptarisë.
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 18.07.2020