Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Doni kurvin
E merkure, 22.07.2020, 07:00 PM
Doni kurvin
Nga
Edison Ypi
Duhet
mirkuptuar dashuria që ushqen populli shqiptar për kufomën e kurvit.
S'ka
respekt më të madh se respekti që rrjedh nga frika.
S'ka
frymëzim më të fuqishëm se frymëzimi që vjen nga varri.
S'ka
dashuri më të madhe se dashuria për përdhunuesin.
Dashuria
për kurvin është i vetmi preokupim që kanë turmat tona, i vetmi hall që i
mundon, i vetmi kancer që i gërryen, i vetmi verem që i zgjebos.
Vazhdoni-vazhdoni
ta adhuroni kurvin. Hiç mos u ndalni. Është i vetmi që pritshmëritë halucinante
i plotëson, ankesat perverse i hesht, plagët imagjinare i shëron, hallet
inekzistente i zgjidh.
Po
deshët kurv, kurv do keni.
Po
pritët kurv, kurv do j'u vijë.
Shtetin
për punë ku të bëni sikur punoni, e bën vetëm kurvi, kurvit mos j'u ndani.
Shërbim
shëndetësor falas që nuk shëron asnjë sëmundje, vetëm kurvi e mundëson, kurvin
mos e harroni.
Xhamiat
dhe kishat ku të shkoni me përtesë ose të mos shkoni fare, i mundëson më së
miri kurvi që i rrafshoi.
Ngrijeni
kurvin nga varri t'ju mësojë si të vazhdoni ta spiunoni dhe vrisni
njëritjetrin.
E
rrethoni shtëpinë me mure të larta, e mbyllni me lloza, e ruani me kamera.
Vazhdoni ndiqeni shembullin e kurvit që e rrethoi Shqipërinë me tela me gjëmba.
Shumica
e shqiptarëve që sot kujtojnë se Heronjtë e vërtetë të Shqipërisë, Diversantat
që i sillte NATO, kanë qënë kriminelë të armatosur tradhëtarë të shitur te
imperializmi amerikan, çbëri e çnuk bëri kurvi, kujt ja futi e kujt ja qiti
Mehmeti, cilit ja hodhi e kujt ja përdrodhi Kadriu, i mësoni fijepërpe nga
gazetat. Ju lumtë. Mirë e keni. Nuk vlen vetja e gjallë. Vlen vetëm kurvi i
ngordhur.
Vazhdojeni
adhurimin nekrofilik për kurvin. Është i vetmi që prej varrit e kthen
Shqipërinë si e doni; shkretëtirë, saharë, pa elitë të shkolluar, pa
seriozitet, pa autoritet, pa dinjitet, pa Drejtësi, pa reforma, pa kulturë, pa
Art, pa histori, pa gjë prej gjëje, bosh.