Kulturë
Mehmetali Rexhepi: Mbresa pune dhe jete
E enjte, 23.07.2020, 07:54 PM
IN MEMORIAM
Mbresa
pune dhe jete
NJAZI
HOXHA (1960-2020)
Nga Mehmetali Rexhepi
Si
duket për mua sot paska qenë njëra nga ditët e pikëlluara...Hapa facebook-un
dhe pashë njoftimin mortor për dy kolegë të mijë që iu bashkuan amshimit:
Qemajl Jakupi dhe Nijazi Hoxha!... Qemajli profesor i lëndës së Kimisë, ndërsa
Nijaziu mësimdhënës i lëndëve Juridike në SHME "Marin Barleti" në
Gjilan. Me Nijaziun kam punuar gjatë në shkollën e lart-cituar...
Ia
kemi ngrënë bukën njëri-tjetrit në familjet tona... Unë isha më i moshuar se
Nijaziu, ndaj respekti i Nijaziut ishte i pashmangshëm ndaj meje... Por, jo
vetëm për shkak të moshës, edhe për shkaqe tjera... Nijaziu më respektonte e
çmonte lart... Në çdo takim, qoftë të rastit, me Nijaziun nuk ngopeshim
shkëmbime fjalësh, temash e motivesh të ndryshme... E di, ishte i etur për të
biseduar bashkë dhe, sa herë që ka kërkuar të pinim kafe me të nuk jam larguar
pa e pirë kafenë...
Ishte
gjithnjë i prajshëm, gojë-ëmbël, i qetë, i pa imponueshëm, madje kishte dhe
kulturë e njohuri të përgjithshme, pos përgatitjes profesionale për lëndët e
Drejtësisë... Një kohë kishte ushtruar punë avokatie, mandej iu shmang
avokatisë dhe iu kthye profesionit të ligjërimit në SHME "Marin
Barleti". Ishte i shkathët për përballimin e jetës materiale, kur Serbia e
pezulloi fanancimin në gjuhën shqipe,jashtë programeve të imponuara dhe
segregative të arsimimit dhe edukimit të shkollarëve tanë të rinj.
Shkuarja
e Nijaziut është e hershme dhe, me përvojën e tij arsimore-edukative dhe
profilin njerëzor, e varfëroi mjedisin tonë shkollor dhe shoqëror... Ai la pas
një familje të edukuar dhe shkollare: qoftë gruan Fikreten, mësimdhënëse e
lëndëve të lëmit të Drejtësisë, qoftë dy fëmijë të shkëlqyeshëm, të cilët janë
në përfundimin e studimeve në Austri. I ndjeri fliste me krenari për fëmijët e
tij, të dalluar në studime... Nijaziu doli nga një familje arsimdashëse, ngase
babai i tij ishte arsimtar i përkushtuar dhe i nderuar... Gjithsesi arsimtari
nuk kishte si mos të ushtronte ndikim për kahen edukative të birit dhe bijave
të tij... I nderuari shok e mik: Nijazi Hoxha kujtimi Yt bëftë dritë!...
QEMAJL JAKUPI
(1954-2020)
Shumëkush mund të
pandeh se akti i vdekjes së personit të vdekur, ia abstragon të gjitha bëmat e
papëlqyera, andaj vjen shprehja e hershme latine: vetëm mirë për të vdekurit.
Aq sa e kam njohur dhe si e njoha unë, Qamajl Jakupin, ai njeri, ai shok e mik,
ai koleg pune kishte vetëm cilësi të mira! Cilësitë e mira mbizotëronin
karakterin e Qemajlit. Qemajli ishte mësimdhënës i lëndës së Kimisë, kur
punonim në Gjimnazin e përgjithshëm “Zenel Hajdini” në Gjilan. Pas përvojës
relativisht të gjatë në rrjedha të mësimdhënies dhe të edukimit, ai do të
merrte një rol tjetër, po ashtu i lidhur më arsimin, por veprimtaria e tij
lidhej kryesisht me çështje të mbikëqyrjes së procesit edukativ-arsimor në
fushë të zbatimit të ligjshmërisë së mësimdhënies e të
mësim-nxënies, të përshtatjes së dokumentacionit me metodologjinë e mësimdhënies,
sipas reformimit të plan-programeve shkollore të nivelit përkatës.
E di për Qemajlin, se veprimtaria që kryente ai, ishte me plot kërkesa administrative,
ndonjëherë tejet të ndërlikuara dhe vështirë
të përballueshme për t`i kapur
volumet e punës në Drejtorinë e Arsimit
të Komunës së Gjilanit... Qemajli, jo njëherë, më ishte ankuar për
vështirësitë, por punët sado të lodhshme i kryente me përgjegjësi. Ai ishte
kuadri që kishte përgjegjësi dhe respekt ndaj punës dhe kolegëve në çdo
mjedis... Besoj, të gjithë ata që e kanë njohur, pikërisht për të tillë e kanë
çmuar. Të tilla shëmbëlltyra iu kanë dashur arsimimit tonë, karakterit dhe
etikës sonë profesionale dhe edukative...
Asnjëherë, profesor Qemajl Jakupi, nuk ngurronte ta ndihmonte e këshillonte
akëcilin koleg, kujdestar klase ose nxënës për problematikën që kishte të bënte
me interesin e nxënësit, për nxënësit dhe shkollën...
Qamajl Jakupi arriti moshën e tretë pas pensionimit, mirëpo vdekja nuk i
dha një mandat më të gjatë, të kënaqej me më të dashurit e vet, familjarë, miq
e shokë... Ai la te të gjithë ata që e
njohën një butësi njerëzore!...
Qoftë e pashuar drita e urtësisë të kolegut Qemajl Jakupi!
Gjilan, më 22
korrik 2020