Kulturë
Sadik Vrajolli: In memoriam - Selatin Asllan Ademi
E hene, 27.07.2020, 04:37 PM
In memoriam
Me
rastin e gjashtë mujorit të vdekjes
Selatin
Asllan Ademi
/21.08.1973
– 26.01.2020/
Kushtuar
aktorit, producentit dhe veprimtarit për një shtet  funksional
Selatini Asllan Ademi u lind në Prishtinë, kurse
prindërit e tij vijnë nga Malësia e Gollakut. Babai i tij Asllani vjen në
Prishtinë prej fshatit Gjelbërisht /Hajkobillë/ lagja Nuraj. Familja e
Asllanit  ishin zejtarë modest dhe patriotë,  kurse nana Vahidja prej Mareci, lagja e
Vrajollëve e njohtun për rezistencë kundër Sërbisë.
Selatini  ishte fëmiu
i dytë i Asllanit dhe Vahidës pas motrës së madhe … kurse pas tij vjen vllau
dhe tri motra më të vogla. Selatini shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë
me suksesë të shkëlqyeshëm kurse studimet në  Akademenë e arteve të bukura në Prishtinë te
profesor Enver Petrovci ,  dhe muar
titullin Barchelor i  Aktrim me notë mesatare
 9.11 në vitin 2013, pastaj vazhdoi
studimet postdiplomike  dhe i mbaroi  në vitin 2015 
,duke marr gradën Master i Aktimit me notën mesatare 9.63 .
Luajti në disa role të ndryshme në teatër dhe në film
gjatë karierës së tij artistike , duke luajtur mbi 50 filma të metrazhit të
gjatë dhe të shkurtër . Ishte producent në filmin “ Mashtruesit “ i cili film u shpërblye në Festivalinë e Shqipërisë (
TIFF) .
Selatini ishte i 
veqantë për babën Asllan sepse në vitin 1990 me suprimin e autonomisë së
Kosovës e kishin larguar nga puna sikurse të gjithë  punëtorët tjerë shqiptarë. Në atë kohë
Selatini ende pa i mbushur 17 vjetë, ishte nxënës i shkollës së mesme, u bë
krah  i punës  fizike dhe i doli në ndihmë për mbijetesë
babës Asllan, kështuqë në asnjë mënyrë nuk deshti që babai i tij ta lë Kosovën
për të marrë rrugën e mërgimit.
Për nanën Vahide Selatini ishte i veqantë sepse pas
vdekjes së të shoqit Asllanit u bë zot shpie shumë i ri, si thotë ajo u bë shtylla
kryesore e familjes  ku u interesua për
secilin prej neve në familje dhe me një zë të përmallshëm  e krenari ajo thotë: Selatini na i solli të
gjitha të mirat por që Zoti ma mori.
Për bashkëshorten  e tij,  Selatini
 ishte bashkëshort  me cilësi të larta respekti dhe shembull harmonie
familjare.
- Selatin, për fëmijët e tij Lisin dhe Lirin  si dhe nipat tij, fëmijët e Milazimit  - Rigonin, Ritanin  dhe Rigën  ishe edukator për sjellje dhe dituri dhe  udhërrëfyes për  secilin prej tyre me  qëllim  të edukimit  sa më të drejtë dhe njerëzor .
Familja e Asllanit 
dhe Vahidës  ishe  një familje e qetë dhe mjatë bujare  me mikëpritjen dhe bujarin e pakursyer e në
veqanti në edukimit e fëmijeve të tyre të cilët ishin udhëfyes i mirë dhe i
drejte i jetës së tyre , duke vazhduar idealin e tyre në mënyrën më të mirë të
mundshme, secili në rrugën e tyre . Familja e tyre ishte e përberë nga :
Mehreme Ademi  e cila  kreu shkollën e mesme  Teknike “28 Nëntori “ në Prishtinë , pas saj
rrugën e vazhduan edhe të tjerët duke ndjekur rrugën e edukimit dhe shkollimit
sa më të denjët . Hedije Ademi  kreu
Fakultetin Juridik në Prishtinë dhe gjithëashtu  studimet postdiplomike –  në Fakultetin Juridik  dhe mori titullin Master në Shkencat  Juridike , dhe  aktualishtë ushtron  profesionin e Avokatës  që nga 
viti 2014,  pastaj Fevzije Ademi  kreu Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe
dhe tani  punon si edukatore ,  Milazimi Ademi që aktualishtë është student
në Fakultetin  Jurdik në Universitetit
e  Prishtinës  dhe Vjollca Ademi   studente në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Por humbja e Selatinit i goditi shumë rënd të gjithë
familjen dhe dashamirët e tij , të cilët nuk kursyën edhe fjalët më të mira e të
dashura për të .
Për kolegët Selatin 
ishe i veqantë ,aktor brilant në skenë dhe film. Kolegu Ilir Muharremi
thuri elegjinë për Të:
-“ Lamtumirë Selatin, vdekja nuk është fundi  “ .
Por ti Selë nuk ishe gati për vdekje e tash u bëre i
pavdekshëm në përjetësi”.
I veqantë Selatin ishe në veprimtarinë për një shtet
funksional  e sidomos i fokusuem në
reformat e arsimit ku si aktivist i LDK-së ishe i angazhuar për aplikimin e modelit
finlandez  të arsimit.
Me përmallim dhe me ndjenjë krenarie  ruaj kujtimet me vlerë nga shumë takime me Të,
Nga takimi   që kishim më 20 shtator 2019 afër teatrit në
Prishtinë, veçoi  sqarimin që më bërë për
të gjitha modelet e ndryshme arsimore por në përfundim më the se  e kishe përzgjedhë një model cilësor finlandez
që ishte një prej më të mirëve në botë.
Ti nuk i kishe pranuar  modelet e arsimit liberal dhe pa kontrolle  efektive.
U përshëndetëm për herë të fundit dhe me shpresë që pas
zgjedhjeve që do të mbaheshin së shpejti të bëje vepër synimet tua për një
arsim cilësor, por vdekja e pamëshirëshme 
ta ndërpreu këtë projekt për një arësim cilësor që do të ishte kontributi
më i madh për një shtet funksional.
Selatin nipi , ti do të mbetesh i veçantë për mixhallarët
dhe dajët, familjarët, miqët e shokët si njeri  i dijes, i artit dhe mirësjelljes për edukimin
e gjenerateve të reja.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.
Dr.
Sadik Vrajolli









