Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Brak
E marte, 28.07.2020, 09:58 AM
Brak
Nga
Edison Ypi
Pak
hanin. Pak pinin. Pak dhasnin. Pak psharrnin. Brakët s'lypseshin. Por partia,
ata që i kishte katandisur pa bath në brakë nuk mund ti linte edhe pa brak në
bath. Nuk mund tua pardhte edhe bathën ditzinjve që prej kohësh u kishte
pardhur mendjen. Po t'i ftohte edhe lartë edhe poshtë, kishte frikë se
ngordhnin ata, dhe pas tyre ngordhte dhe vetë.
Më
të mirat e brakëve i bënte brakatrazhi i Korçës. Brakatrazhi në fjalë i qante
brakët e zeza, ato që në Shqipëri i sollën marinarët rusë.
Për
bathët dhe brakët flitej gjat' e gjerë.
Një
sauks kishte zbuluar diçka mahnitëse; Heqjen e brakëve të femrave nga lart.
Sauksi nuk e tregoi askujt të fshehtën deri në ’90-ën kur i hipi vaporrit iku
në Hollivud për ta shitur atje sekretin. Meqënse heqjen e brakëve të femrave
nga lart s’ja bleu askush, shiti bathën e vet.
Ata
që sot veshin Versace, atëhere quheshin “brak moot”.
Për
ndonjërin që e xhvatnin thuhej; “ja hoqën brakët”.
Për
unitetin parti-popull thuhej; “bath e brak’”.
Kur
një proletar i revoltuar duke i lënë të gjithë pa mënt për dijet e thella
bathollogjike dhe brakologjike u ngrit në një mbledhje bëri propozimin që në
Fjalorin e Gjuhës Shqipe, “batha” të zëvëndësohej me “revolucionarja”, salla
shpërtheu në duartrokitje frenetike.
Pati
që dolën në përfundimin pesimist sipas të cilit ne shqiptarët kemi qënë e do
mbetemi në jet’ të jetëve pa brak e pa bath.
Brakët
demokratike krahasur me ato diktatoriale janë më të larmishme; Të butikut, të
gabit, të ngushta, të gjëra, të gjata, të shkurtëra, trekëndëshe, kuadratike,
femrash me dryn për burra xhelozë, femrash të ngushta për burra liberalë, të
puthitura për meshkuj namuzqarë, të hapura për burra praktikë, të bardha, të
zeza, me ngjyra, pa ngjyra, të ndera në tela, të hedhura në plehra, me xhepa,
pa xhepa, me dhe pa kopsa, me ushkur, me llastik, me mbishkrime të thjeshta, me
mbishkrime erogjene, pa mbishkrime fare, të pambukta, të leshta, të akrilikta,
të buta, të forta, të freskëta, të flakura të lagura, të thata, të palosura, të
lira, të shtrenjta, allaturka, allafrënga, civile, ushtarake, etj.
Mirpo
problemi i gjetjes së brakëve të rehatshme në demokraci është si puna e gjetjes
së një kafeneje të rehatëshme; Ka plot, por zor ta gjesh.
Te
shumica, te pakica, te Çami, mbi trotuare, nëpër dyqanet e qëndrës, të
periferisë, deri edhe nëpër butiqe ku ka brakë gabi, dhe te gabi ku ka brak
butiqesh, lodhu sa të duash, zor se gjen brak si i do. Mund të duken të mira,
si masë, si fomë, si ngjyrë. Dhe i merr gjith’ qef. Por pas larjes bëhen të
gjëra që bien vetvetiu dhe duhet ti ngresh vazhdimisht, ose të ngushta që s’i
mbath dot. Por nuk është ndonjë hata. Mos kij frikë se mbetesh pa gjë. Një palë
brakë për të mos u ftohur në bathë dhe një bathë të gjërë për të dhjerë në
brakë, Hirësia e Ti Kapitalizmi gjithmonë t'i fal.